Ruajtje më fleksibël e vaksinës së Pfizer: Rekomandimi i ri i EMA do lehtësojë transportin e vaksinës në BE

18 Maj 2021, 14:26Bota TEMA

Komisioni i barnave njerëzore i Agjencisë Europiane të Barnave, ka rekomanduar një ndryshim në kushtet e ruajtjes së vaksinës së Covid-19 të Pfzier me BioNTech, që do lehtësojë transportin e vaksinës në qendrat e imunizimit përreth Bashkimit Evropian.

Ky ndryshim do të zgjasë periudhën e miratuar së ruajtjes të shishkës së pahapur në 2-8 gradë celsius, nga pesë ditë në 1 muaj. Ndryshimi u miratua pasi u dërguan të dhëna shtesë mbi stabilitetin tek Agjencia Evropiane e Barnave.

Rritja e fleksibilitetit në ruajtje dhe transport për vaksinën pritet të ketë ndikim të madh në planifikimin dhe logjistikën e shpërndarjes së vaksinës në vendet anëtare të BE.

Ndryshimet do përfshihen në informacionin publik të vaksinës së Pfizer, që quhet Comirnaty. Agjencia Evropiane e Barnave ndodhet në dialog të vazhdueshëm me mbajtësit e autorizimit të marketingut të vaksinave të Covid-19, ndërkohë që synon të përmirësojë procesin e manifakurës, për të fuqizuar shpërndarjen e vaksinës në Bashkimin Evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje