Nard Ndoka në versionin "nekrolog politik": Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!

19 Maj 2021, 19:23Politika TEMA

Kreu PDK-së, Nard Ndoka ka reaguar lidhur me lajmin e bujshëm, ku Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken njoftoi se SHBA e ka shpallur “non-grata” ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Nard Ndoka nuk ka zgjedhur të flasë gjatë, por është mjaftuar me një fjali të thjeshtë duke i dalë në mbrojtje Berishës.

“Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!”, shkruan ai në Facebook, duke u shprehur kete radhe ne versionin “nekrologu politik”.

Kujtojmë që Ndoka nuk do të jetë në shtator në parlament, pasi Basha e renditi në vendin e tetë në listën në qarkun e Shkodrës, dhe kështu nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit.

2 komente në “Nard Ndoka në versionin “nekrolog politik”: Berisha do mbetet gjithmone Burrë Shteti!”

  1. Ky mbeti adoleshent tërë jetën ? says:

    O nard koqja, piqu evlat piqu.

  2. Haka Tekizoti says:

    Epo… si u katandis Sala! Arriti puna ta marrin në mbrojtje mumjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje