VIDEO/ “Boss-i” i fshehur në Shqipëri: Detaje nga arrestimi i kunatës së Faruk Ozer pas skandalit me kriptomonedhën turke

19 Maj 2021, 12:21Kronika TEMA

Është vënë në prangat e policisë turke kunata e Faruk Fatih Ozer, i cili njihet si “Bossi” i kriptomonedhës turke dhe që fshihet në Tiranë, pas arratisjes me një shumë prej miliona eurove.

Sipas mediave turke e arrestuara është Zuhal Ozer, dhe ka rënë në pranga në saj të hetimeve që po kryhen në Turqi lidhur me kompaninë Thodex e cila u mbyll nga Faruk Ozer si ceo i saj, ku më pas u arratis.

Mediat turke shkruajnë se gruaja e vëllai të Faruk Ozer u arrestua në Ajdën. Kujtojmë se po ashtu në pranga ka rënë edhe vëllai i “Bossit”, Guven Ozer.

Ndërkohë policia njofton se ka 82 të dyshuar që janë shoqëruar në polici e prokurori për tu hetuar. Ndërkohë autoritetet turke po punojnë edhe në Shqipëri për kapjen e “Bossit” të arratisur. /abcnews.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje