Bardh Kadilli: PD duhet të distancohet nga Berisha, të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çështje privatisht

20 Maj 2021, 17:13Politika TEMA

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, ka kërkuar nga kjo parti që të distancohet nga Sali Berisha, pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

Kadilli shprehet në reagimin e tij, se Berisha duhet ta sqarojë privatisht këtë çështje, duke mos përfshirë PD-në.

“Lajmi i shpalljes së z. Berisha persona non grata nga Sekretari i Shtetit, ka provokuar shumë emocione, sidomos mes mbështetësve dhe atyre që kanë rrugëtuar në politikë krah tij.

Në 30 vjetorin e vendosjes se marrdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara, ky vendim sjell shqetësim për të gjithë.

Kujtoj ende imazhet e drejtuesve demokratë Berisha dhe Pashko, si të ftuar specialë të këtij momenti historik.

Sot, në një situate krejtësisht të përmbysur, Berisha i ka të gjitha mundësitë, synimet dhe etikën të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çeshtje privatisht.

Kam bindjen se ai do e shmangë PD nga përfshirja në këtë çështje të së djeshmes duke e marrë nën emrin e vet betejën finale për emrin dhe historinë.

Partia Demokratike, si partia e atyre që formuluan idetë politike dhe u frymëzuan nga zëri dhe ethosi amerikan, do të jetë dhe duhet të jetë e qartë në qëndrimin ndaj vlerave të lirisë dhe demokracisë, dhe nuk do t’i kompromentojë në asnjë rast marrëdhëniet me partnerin strategjik dhe mikun më të madh të Shqipërisë”, thotë Kadilli.

4 komente në “Bardh Kadilli: PD duhet të distancohet nga Berisha, të mbrohet dhe ta sqarojë këtë çështje privatisht”

  1. Asd says:

    O kadill thuaje cope; duhet marre lopata te pastroni mutin qe po mbulon PD. Mos ki merak nga kundershtaret sepse pas disa muajsh do jene fshire te gjithe.

    1. Asllani says:

      BRAVO keshtu duhet te mendoi gjith PD
      Basha ben gabimqe mbron Sali Virusi
      Basha ka frik nga Ruga e Kombit ku fito shum
      Basha Berisha duhet te justifikoin Vilat

  2. Asllani says:

    BRAVO keshtu duhet te mendoi gjith PD
    Basha ben gabimqe mbron Sali Virusi
    Basha ka frik nga Ruga e Kombit ku fito shum
    Basha Berisha duhet te justifikoin Vilat
    ,,,,,…… Frik ka edhe META

  3. Taco Loco says:

    Deri dje vodhe bashke me Berishen, tani del si i bukuri shejton. Sala eshte dallkauk me i vjeter se ty,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje