Tjetër reagim nga SHBA, Matthew Palmer: S'ka rëndësi momenti kohor i përcaktimit publik të Berishës "non grata"

20 Maj 2021, 16:14Politika TEMA

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer i tha Zërit të Amerikës se përcaktimi i figurave të huaja publikisht nga Sekretari i Shtetit për përfshirje në korrupsion është një prej mjeteve që përdorin Shtetet e Bashkuara për të luftuar korrupsonin.

I pyetur në lidhje me kohën e daljes së njoftimit për ish Presidentin Sali Berisha, zoti Palmer tha se koha nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë.

Nuk do t’i kushtoja rëndësi momentit kohor, por ajo që ka rëndësi është serioziteti me të cilin e marrin Shtetet e Bashkuara çështjen e korrupsionit publik.

Kjo është një dëshmi e angazhimit tonë për të përdorur ato instrumenta që kemi të disponueshme, përfshirë sanksione sipas nevojës, me qëllim forcimin e luftës ndaj korrupsionit publik dhe për t’u siguruar se ka llogaridhënie për ata që abuzojnë me besimin e publikut“, tha zoti Palmer.

Zoti Berisha abuzoi me pozitën e besimit të publikut për të pasuruar veten, për të pasuruar anëtarët e familjes së tij, për të pasuruar aleatët politikë dhe mbështetësit. Shtetet e Bashkuara e marrin çështjen e korrupsionit publik shumë seriozisht”, shtoi zoti Palmer.

Ky është një ndër instrumentat që ne kemi për të luftuar korrupsionin publik. Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha, që e bën atë të pakualifikuar për një vizë për në Shtetet e Bashkuara, i bën anëtarët e afërm të familjes së tij të pakualifikuar për viza drejt Shteteve të Bashkuara, është një dëshmi e këtij angazhimi”, tha Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit.

9 komente në “Tjetër reagim nga SHBA, Matthew Palmer: S’ka rëndësi momenti kohor i përcaktimit publik të Berishës “non grata””

  1. fatal division says:

    Amerika ta derdh Salih
    Amerika ta derdh Agush Metaj
    Amerika jua derdh të gjitheve ju qe vodhet e vrate shqiptarine.
    Geeku e njeh mire ameriken
    Kot nuk i thote …amerikaniqi !!!!!

  2. Dori says:

    Go USA ne shqiptaret jemi proamerikan. Merrini te gjith politikane gazetare te korruptuar qe shesin realitetin ndryshe pronare tv zyrtar qe vjedhin popullin. Jepi Amerik Bravoooo se ktu ska asnje gjyqtar te bej drejtesi.

  3. Koli says:

    He me te Lumte.Lulke do me,apo do akoma sqarim me te holle.Lulke shtrengo Bithen per vete,se e ke nje ceshtje te madhe ne Amerike per lidhje financimesh me Ruset.Prit me rradhe Luli,mbas Sales e ka First Mediu,Second Likja,pastaj futen tek ty.Prit Lulke ki durim,270.000.000 te Rruges ku shkuan,Per Detin me Greket sa more,etj,etj.?

  4. dordomuzi says:

    Aaamon mér, jo dy here me i ven! Kush e ka vjedh ate m… Rev… korrupsioni?!

  5. Palmer says:

    Palmer, kur te mbaroni stervitjen ne Shqiperi (Defender 2021) merreni me vete Saliun (me gjithe familje), Liken, Monen…. e dergojeni ne burgun e Guantanamos ose hidhini diku ne oqean ?

  6. Viola says:

    Gjithmone eshte momenti duhur dhe sidomos kur mendojne se ja hodhen.

  7. Erdogan says:

    Si nuk ka “rendesi” koha?
    Kur limoni kishte leng d.m.th Berisha kriminel dhe hajdute ju e shtrydhnit se keshtu i donte mushka drute.
    Ndryshe nuk do detyronit nje shtet te katandisur pa breke ta perdorin per interesat e Cifuteve.
    Tani eshte vone.
    Mbeten disa Pleq ne fshatrat e Bregdetit (imagjino diku tjeter qe mund te kete edhe Tigra apo Luane) qe presin Harron ti marre ne Perendine e Hadit (ne Paradiso) me merak dhe derte per femijte dhe te afermit qe i kane braktisur dhe nuk ka mbetur dikush qe te ndeze nje Qeri per baballaret gjysherit,Stergjysherit etj.
    Sos qe mbeten te shkretuara por me “llotto” ,per bashkim familjare apo per pune doni tja shkurtoni me shume ditet qe i kja te numeruara.
    Jane bere Varrezat e fshatrave me barin deri ne brez te hane gjarperinjte.
    Pini “lengun” Vorio Epirit te Kastriotit o Mazllemer Hamza,Qemaler,Mahmuter (Mehmet “shqip”),Abdullaher (Abdyl “shqip”) kur vjen Baba Erdogani ju urdheron ta hiqni bustin e “heroit” tuaj si Sperme e Tij.
    Gati jane Sirianet,Bangladeshi,Irakienet,Kurdhet qe per Hoxhallaret jane me se te mirepritur.
    Vellezer te Allahut.
    Dhe mire do bejne.
    Atje qe te jene kafshe te buta le te vine ato te tjerat te kthejne edhe ato kisha ne Xhami sic ka bere Erdogani me Agia Sofian Ilyre te ndertuar nga Perandori Ilyre Megas Iustinianos ne 532A.D.
    Edhe ketu ka dore “Asfalia Greke” qe ka “blere” me 300 Evro historianet e botes?

  8. Malo says:

    Ja cfar shkruhet ne nje Fraze.
    Ne i qëndrojmë në krah popullit shqiptar kundër korrupsionit publik dhe përcaktimi i zotit Berisha,a thua se kete popull e ka vjedhur Berisha per keto 8 vite??? Pra le te presim sa te vjedhin Edhe pas shume vitesh ne i akuzojme per korrupsion Edhe nuk i lejojme te hyne ne ??,o te lumte Palla o shteti ?? Po pse I bere sehire keto vite qe iken Edhe nuk e Akuzove?e prite Edhe e percolle Berishen & Co? Kesaje I thone Gri sallate sa te kaloje Edhe kjo Nate.

  9. Frangu says:

    Në fakt, zoti Palmer është duke thënë bash të kundërtën: që është pikërisht KY momenti i duhur e i përzgjedhur me shumë saktësi e mençuri…
    Sepse para zgjedhjeve ndoshta SHBA-ve – jo se nuk i shkonte aspak në mendje ky vendim – por nuk deshironin ta merrnin pa patur në dorë edhe provën e fundit: atë që, pas zgjedhjeve, Sala do të mbetej sërish po Sala, duke ndikuar akoma, thellësisht e për një kohë relativisht të gjatë në jetën politike shqiptare. Qëndrimi i Lulzim Bashës ndaj zgjedhjeve të fundit veçse e vërtetoi parashikimin…
    Matthew Palmer është një “skile e vjetër”, por askush nuk ia mohon dot zotësinë, profesionalizmin dhe koherencën politike: ishte pikërisht ai që i tha NDAL braktisjes së Parlamentit, protestave të dhunshme dhe anulimit nga Z. Meta të zhvillimit të paracaktuar të zgjedhjeve vendore.
    Ishte pikërisht ai, për të cilin prAsidenti ynë ankohej se po i bënte shantazh, duke e bezdisur me telefonata e duke e ftuar të ndërronte rrugë…
    Parmbrëmë shpreha falenderime kundrejt Kim-it e sidomos Lu-së, por hallatet e zotit Palmer peshojnë tre okë më shumë…
    Mirënjohje, Matthew!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje