Mustafa Nano: Berisha më mirë të sakrifikojë veten se sa një aleat si SHBA

20 Maj 2021, 21:50Politika TEMA

Reagimin e kandidatit për kreun e PD, Fatbardh Kadilli i cili kërkoi sot që PD të shmangë përfshirjen në shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, analisti Mustafa Nano e ka cilësuar si reagimin më të mirë nga opozita.

Gjatë intervistës në MCN TV, Nano tha se të njëjtin qëndrim duhet të mbajë edhe vetë Berisha dhe se sipas tij është më mirë që ish kryeministri të sakrifikojë veten se sa një aleat si SHBA për vendin tonë.

“Reagimi i Kadillit është reagimi më i mirë nga opozita. Kam mendimin që këtë zgjedhje duhet të bëjë edhe Berisha, më mirë të sakrifikojë veten e vet se sa një aleat si SHBA.

Por ai nuk mban një qëndrim dhe nuk ka për të mbajtur asnjëherë sepse ai është bërë njësh me partinë. Ndërsa Basha për mua është një njeri i shkretë. Vendimi është ekuacion dhe ai ka Berishën pjesë të ekuacionit dhe është bërë lider sepse ka dashur Berisha dhe jo opozita”, tha Nano.

2 komente në “Mustafa Nano: Berisha më mirë të sakrifikojë veten se sa një aleat si SHBA”

  1. Jimi says:

    Kjo krize ne PD pa tjeter qe do te kete nje zgjidhje, por pa tjeter edhe kurbanet e vete.

  2. ???⚖️ says:

    BERISHA COFI. O NANO .
    S’JA VË KUSH VESHIN .
    LULI Ç’DO BËJ?!?
    DO TI SHKOJ PAS?!?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje