PD do e përjashtojë sepse u shpall “non grata”? Berisha: Kur isha në diktaturë, bashkëmoshatarët vriteshin në kufi

20 Maj 2021, 19:25Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha duket se nuk trembet aspak se PD do ta përjashtojë për shkak të venditmit të DASH për ta shpallur “non grata” atë dhe familjen e tij.

Në konferencën para mediave, iu përgjigj gazetarëve duke treguar se që në diktaturë vendosi të luftonte për dinjitetin e tij dhe para këtij nuk vë asgjë tjetër mbi tokë.

Berisha: Kur isha në diktatura vendosa të luftoj për dinjitetin tim. Bashkëmoshatarët e tu vriteshin në kufi. Vërtet ishte regjim i dobësuar, por Shqipëria ishte plot kampe, burgje dhe të rinjtë si ju niseshin me shpresën se është liberalizuar diçka. Me këtë dua të them se para dinjitetin nuk vë asgjë tjetër mbi tokë se nuk i druhem askujt, asnjë njeriu. Unë do rivendos dinjitetin tim në vend.

Pyetje: Që kur keni marrë vendimin, një palë ju ka mbështetur dhe një palë tjetër ju ka hedhur akuza. Si i përgjigjeni këtij grupi?

Berisha: Ky grupi është kundërshtar, i cili ka të drejtën të kundërshtojë. Mirë nuk është të manipulojë, por edhe kjo ndodh. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë gjë të veçantë. Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor, asnjë lloj synimi tjetër, por është e parevokueshme.

2 komente në “PD do e përjashtojë sepse u shpall “non grata”? Berisha: Kur isha në diktaturë, bashkëmoshatarët vriteshin në kufi”

  1. Beni says:

    Bashkemoshataret vriteshin ne kufi pas denoncimeve te disave midis te cileve edhe ti si sekretar i partise punes.

  2. Këlyshët komunistë të Saliut says:

    Hipokrizia dhe gënjeshtra më e madhe.
    Sali Berisha edhe sot eshte komunist i devotshëm.
    Sidomos gjatë diktatures, Sali Berisha, i frymezuar nga propaganda komuniste dhe letersia ruso-sovjetike, ishte nje komunist tepër fanatik, i rrezikshem, qe per nje fjalë goje te merrte në qafe, si armik i partisë.
    Turpi me i madh eshte qe nje pjese e paarsimuar e shtreses se vuajtur te regjimit Komunist, qe sot me shumicë perbejne bazën e PD, e kujtojnë Berishen si anti-komunist. Eshte nje paradoks i turpshem, por shpresoj qe nuk do behen tani antiamerikanë, sepse do dalin kunder vetes dhe paraardhesve te tyre per aresye te nje komunisti fanatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje