Sali Berisha, në një konferencë për shtyp një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u pyet nëse është i gatshëm që të lërë mandatin e deputetit.
“Nëse sekretari i Shtetit do të paraqiste prova, do të konsideroja çdo gjë. Por, jo prova të montuara në Tiranë, në zyrat e Edi Ramës.
Le të nxjerrin provat nëse kanë. Unë kam hapur gjyq dhe le t’i paraqesin provat para gjykatësit”, deklaroi Berisha.
Sipas tij, “për shkak të kundërshtimit që i bëra projektit të ndarjes së Kosovës apo ndryshimit të kufijve, ka pasur përpjekje që qëndrimi im të kualifikohej si konspiracion ndaj politikës së jashtme të SHBA-së”.
Ai tha se PD duhet ta mbrojë atë, pasi ai është pjesë e asaj partie.
Atehere e tere PD shpallet organizate terroriste
Berisha kerkon te mbrohet duke perdorur Imunitetin e “Politikanit”….dhe dhjere Demokratet….
Ore ,po ani plaku e ani rrullu, do mbledhësh mendjen apo si e ke hallin.
Prova ?! Po kujt i kërkon prova ti more psikopat i lindur ,i rritur si fidan në bllok dhe i vaditur e plehruar në karriget e pushtetit dhe PD,
Ai është në të drejtën e tij ,në vendin e tij dhe do bëjë sipas rregullave dhe ligjeve të vendit të tij .
Provat janë këtu more Sali ,nuk janë në Amerikë ,ti mund të bësh plot gjyqe dhe mirë do ishte me avokatë e gjyqtarë të plepave sepse ata dinë të luajnë sepse i mësuan nga ti që fillove me shkatërrimin total të Shqipërisë ,me 1996 për të mos thënë më parë deri edhe me 2 prillin vijove me piramidat,me vajtimet partiake në administratë dhe mbylljen e syve duke i stimuluar me privatizimet korruptive ,me inagurimet fallco për të mbuluar korrupsionin ,mbështetë një sistem gjyqësor tamam si shprehja e vjetër proverbiale “kur t’a vë Kadiu nuk ka kush t’a bën davane” vure nën këmbë një shtet të tërë për t’u pasuruar yt bir dhe ç’nuk bërë për t’u pasuruar jot bijë me dhenderrin,a nuk të shkon në mendje se llogaritë janë të thjeshta ,sa shqiptarë të shkolluar si ti e më mirë se ti kanë fëmijë sa edhe ti ,por nuk i pasuruan si fëmijët e t’u por ku e ku këta e ku e ku djali dhe vajza e dhenderri yt të cilët jo vetëm që nuk bënë vezën e kuqe por po e përsëris ishin shumë më lart se ata që i pasuroi vetëm karrika dhe abuzimi yt dhe i tyre me “besimin”që keqpërdorë ti ,vrave në Gërdec dhe bulevard duke bërë gjithçka me ministrat e t’u Lolo që i përdori yt bir dhe askujt nuk j’u fut një gjemb në këmbë sepse sistemi i drejtësisë që fute në atë vath ishte si të fitojë ujkun në një tufë dhensh,mbrojte Metën dhe Mehdiun nga ligji dhe organizohet makinacionet e imunitetit ,haje darkë me xhvatesin që vartësi i tij e karfosi me zë dhe figurë duke vjedhur ,etj etj etj dhe pastaj në 2013 pasi populli të dha dacken për herë të fundit se plot të tjera nuk t’i kishte kursyer edhe me pare dole në “plan të dytë” me shkopinj në duar për t’i vënë në rrota qerres që dorëzohen si mos me keq.
Ka edhe plot të tjera ,por ti mendon se populli ka ngrënë bar dhe nuk i gjykon veprimet e tua ,sepse ashtu të duket vetja kur të hyn në qejf dhe pa u kuptuar mbetesh në ditë të hallit siç ke mbetur sot.