Debate në KAS për dy vota, Rusmaili-Logut: Ke sjellje prej cubi, ti i vë rregullat këtu?!

20 Maj 2021, 17:47Politika TEMA

Ditën e sotme ka vijuar debati mes përfaqësuesit të PD, Marash Logu dhe anëtarit të KAS, Ilir Rusmailit.

Ata u përballën sot paradite për numërimin e votave në Vlorë, ndërsa tani janë kapur prapë me njeri tjetrin teksa numërohen votat për 114 kutitë e Beratit.

Anëtarët e KAS me shumicë votash shpallën të vlefshme 2 vota për PS, por përfaqësuesit e PD dhe LSI u ngritën në këmbë dhe shkuan tek numëruesit për të parë një prej tyre.

Pasi u rikthyen në vende ata kërkuan pamje filmike të tyre. Këtu nisi debati ndërkohë që Rusmaili i tha Marash Logut që ka sjellje prej cubi, ndërsa Logu i kërkoi KAS-it që t’i tërhiqte atij vëmendjen.

Ilir Rusmaili: Jemi në një proces, dëshirojmë ta mbarojmë këtë proces, ju siguroj se mund të kontestoni çdo konstatim që është në kundërshtim me ligjin, apo nuk ju pëlqen. Ju kërkoj edhe njëherë të ruajmë etikën. Faleminderit.

Marash Logu: Edhe një herë z/kryesues i seancës. Është një fletë votimi e identifikueshme. Përmendet rruga Juli etj etj.

Kryesuesi i KAS: U mor vendim me shumicë votash.

Marash Logu: Duam një pamje të asaj se e kemi për në Kolegjin Zgjedhor. Cili nen e ndalon që subjektet zgjedhore mos kenë foto të asaj flete votimi.

Ilir Rusmaili: Me kërkesë, bëni kërkesën. Gjeni bazën ligjore.

Marash Logu: Kërkesa është kjo, duam pamje filmike të asaj flete. Gjejeni bazën ligjore ju.

Ilir Rusmaili: Çuditërisht je më i riu këtu dhe je me një sjellje prej cubi, ti do të vendosësh rregullat këtu. Çdo kërkesë do të plotësohet. Keni vetëm një nevojë ju, jo unë, të hapni manualin, të gjeni ku thuhet që në procedurën e numërimit të votave kanë të drejtë të ndërpresin numërimin dhe të japin kopjen. Nëse kjo nuk thuhet në procedurë, duhet të vetëkufizoheni. Hapni manualin, bëni kërkesën dhe ne ua plotësojmë.

Marash Logu: Ti tërhiqet vëmendja z.Rusmaili për sjellje të papërshtatshme.

 

1 komente në “Debate në KAS për dy vota, Rusmaili-Logut: Ke sjellje prej cubi, ti i vë rregullat këtu?!”

  1. Anna says:

    Ky maloku vogel Marash,eshte skandaloz.Si ka mundesi qe ky ordiner nga jurispudenca,eshte caktuar nga Pd-ja per ta perfaqsuar.Eshte complet i pa pergatitur dhe kerkon idiotizma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje