Nga Mimoza Dervishi
Fevziut iu desh shumë të gjente një moment të mirë të marrëdhënieve të Amerikës me Sali Berishën. Gërrmoi dhe na coi në vitin e largët 1992, periudhën kur amerikanët po përkrahnin fuqimisht, presidentin e parë të një vendi të sapo dalë nga komunizmi nga zgjedhjet e para të lira. Ishte koha, kur amerikanët nuk e njihnin Sali Berishën. Ishte koha, kur në Washington, Berishën e njihte vetëm Elez Biberaj.
Dhe kështu nisi rrugën edhe fatkeqësia jonë kombëtare e 30 viteve të fundit. Dorëzani i Berishës, Biberaj, edhe pas 30 vitesh, nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga berishizmi klasik. Turpërisht, Biberaj, i bëri shërbimin e fundit Berishës, kur u angazhua në fushatën elektorale, duke keqpërdorur dhe abuzuar me institucionin amerikan ku punon, i vetëdijshëm se në Tiranë, qëndrimet e tij personale do të trajtoheshin, si ato të shtetit amerikan. Sic edhe ndodhi.
Por, nuk vonoi dhe zëri i vërtetë i Amerikës, foli. Në 18 Maj, ambasadorja amerikane i tha Fevziut, se Biberaj nuk përfaqëson Amerikën, duke shtuar me habi dhe tallje, se ai përfaqëson vetëm veten. Në 19 Maj, sekretari amerikan i shtetit, nxorri shpalljen për Berishën si një person të padëshiruar për SHBA-në, të korruptuar dhe të dëmshëm për popullin shqiptar.
Dhe këtu mbyllet cikli 30 vjecar, jo vetëm i mëkatarit më të madh të Shqipërisë post komuniste, por mbyllet cikli i tërheqjes zvarrë të një kombi, që nuk ka parë një ditë të bardhë, për shkak se nuk ka mundur të ndëshkojë kurrë, ata që, pasi vrasin e presin, mbretërojnë të lirë.
Kori televiziv i mbrëmjes së 19 majit, 2021, ishte tejet i rënduar emocionalisht dhe psikologjikisht. Dhe me të drejtë! Shumë prej tyre, ende nuk e kanë marrë veten nga humbja e zgjedhjeve, s’dinë c’të bëjnë me Lulëzim Bashën, u ka humbur nga sytë Meta-trimi, Monika, ndoshta për herë të fundit, bredh pa kuptim rrugëve të LA, aty ku adoleshentët shkojnë të këndojnë dhe bëjnë prova për jetën.
Dhe tani së fundmi, u iku dhe Berisha, burimi i frymëzimit të tyre radikal. Nëpër studio dukej sikur po qanin xhenazenë dhe e gjitha vërtitej rreth traditës mortore, se për të vdekurin, nuk flitet keq. Por, kur nuk ke c’të thuash për mirë, brockullat rrjedhin lumë.
Dikush u përbetua, se vetë Sali Berisha, me dorën e vet, nuk ka marrë kokërr leku. Ishte i mirë i shkreti! Eshtë njësoj si të thuash, Enver Hoxha, me dorën e vet, nu ka vrarë asnjë njeri! U quajt gati krim pse disa socialistë u shprehën publikisht. Në fakt , kjo ishte dita, kur jo vetëm socialistët, por sidomos demokratët, duhet të kishin nisur festën. E kemi qarë njëherë si komb, me oi Enverin!
U shpreh habia pse tani ky vendim, u analizua përcart pse s’ka prova. Dhe si gjithmonë, nuk u fol për ato që të gjithë i dinë, i shohin, i kanë provuar. S’ka njeri që nuk e di në Shqipëri, që Berisha urdhëroi të vriteshin 4 protestues dhe më pas fshiu provat, që i biri bëri Gerdecin dhe babai kaloi gjithë vitet e pushtetit duke mbyllur cështjet e tij.
Dhe kur në rrugë e sipër i doli edhe Meta, duke ndarë hesapet në video, e mbylli dhe atë cështje. Askush s’i ka harruar, aferat e të bijës me fazllicërat, dhe është një gjeneratë e tërë akoma gjallë, që nuk mund të harrojë ’96-ën, ’97-ën, ’98-ën.
E megjithatë, ambasadorja amerikane i qetësoi të gjithë, kur deklaroi, që dosjet kanë shkuar në prokurori. Amerika foli, Shqipëria duhet të veprojë.
Për sa i përket kohës dhe pse tani ky vendim për Berishën, duhet kuptuar thelbi i drejtësisë amerikane. Nocioni kohë në Amerikë, kur vjen fjala për drejtësinë, nuk njeh kohë. Amerika është një shtet i ngritur mbi filozofinë se, nuk ka rëndësi se kush je dhe sa kohë kalon, drejtësisë nuk i shpëton dot kurrë. Prandaj kanë shtet!
Por për meraklinjtë e kohës, ka dhe një shpjegim tjetër. Tani, në këtë moment që flasim, SHBA-ja beson tek drejtësia shqiptare për të cilën ka investuar fuqishëm me paratë e taksapaguesve amerikanë, që në shumicë dërrmuese, nuk e kanë idenë ku bie Shqipëria në hartë. SHBA-ja po sheh dhe monitoron përditë frytet e punës së saj me peshq të të gjitha llojeve dhe peshkun e parë të madh, sapo ia dhanë shqiptarëve në tigan.
Dhjetë a njëzet vjet më parë, e dinin që Shqipëria e kishte te pamundur të ndëshkonte krijuesit e sistemit të plepave. Provat kanë qënë dhe janë aty, dhe shqiptarët vec fërkonin sytë si në ëndërr, kur u thuhej nga gjykatat, që zjarri që shkrumboi Gërdecin, është aksident industrial dhe kryeministri, as kunatin nuk e njeh; që duke shitur tanga në bllok bëhesh mënjëherë milioner; që kur futet krahu megjithë shpatull në kutitë e votimit, nuk quhet vjedhje; që kur vriten të pafajshëm, të paarmatosur, quhet vetëmbrojtje; që kur pjellat e hajdutëve në pushtet vrasin kohën “për studime” jashtë vendit, është mëse normale që banjot e shtëpive u mbeten maceve; që kur gjobit miliona euro cilindo që kërkon të bëjë një punë në Shqipëri, është taksa “legjitime” e pushtetit të babait; që kur zapton prona nga jugu ne veri, je gjithashtu në pronat a babait, pavarësisht se babai la një kasolle në Tropojë dhe kur i hyri politikës, kishte vetëm një apartament komunist në Tiranë. Provat ulërijnë nga të katra anët!
Të tronditurit nga mbështetja e Amerikës për Edi Ramën, dhe në përpjekje për të minimizuar rëndësinë e mandatës që erdhi nga Amerika, flasin për lobingje dhe teori konspirative. Eshtë e njejta metodë, që i bën të gjithë të korruptuar, të gjithë njëlloj. Jo, Amerika nuk është njëlloj.
Shteti amerikan nuk funksionon me para nën dorë. Në Amerikë nuk ka lobingje për të shpallur dikë të korruptuar, ose armik. Përndryshe, në listën e zezë, ku sapo hyri Bersiha, do ishte sot gjysma e botës. Këto nuk janë nga ato vendime, që shteti amerikan i merr shpejt dhe lehtë. Nuk është gjithashtu një ceshtje vizash, që berishët kanë kohë që s’i marrin.
Amerika e mbështet Edi Ramën. Arsyet janë të atij lloji, që nuk blihen me para. Shikoni raportet e Ramës me ambasadorët. Nuk do gjeni asnjë konflikt, si kur ishte në opozitë, si në pushtet. Pse? Sepse Rama, nuk ka asnjë konflikt, me atë që amerikanët duan, krijimin e një shteti serioz shqiptar.
Po, është vërtetë, amerikanët janë të lumtur sot, që më në fund kanë gjetur një partner në Shqipëri, me të cilin bien dakord në parime dhe në praktikë. Nuk është e vërtetë që ata mbështesin këdo që është në pushtet. Rasti që provon të kundërtën, është Berisha vetë. E kanë bërë dalje që në ’96-ën. Amerikanët janë të detyruar të punojnë me cdo lloj qeverie, por, ka një ndryshim thelbësor mes detyrimit dhe dëshirës.
19 Maji 2021, ështe një ditë e mirë për Shqipërinë, që më në fund po clirohet nga një njeri që e tërhoqi zvarrë dhe e coi në greminë në 1997-ën, dhe që prej asaj kohe, nuk ka pushuar asnjë ditë për ti bërë gropën sërish.
19 Maji 2021, është një ditë e mirë për lirinë e fjalës, ku i klasifikuari si armik i shtypit, më në fund mori atë që meritonte. Ky është një shpagim, për të gjithë ata gazetarë, që vitet e jetës dhe të punës, ja kushtuan përballjes me regjimin tiranik të Sali Berishës dhe cmimi që paguan, u ka ndryshuar jetën dhe në ndonjë rast, u ka marrë jetën.
S’ka pasur asgjë më dëshpëruese, kur shihje se ky njeri deri më sot, ja kishte hedhur me të gjitha, me vrasje, vjedhje, deformim institucionesh, devijim deri në tragjedi të rrugës normale që duhet të kishte ndjekur Shqiperia, dhe vazhdonte me gjithë pjellat dhe klanin e tij, pa i hyrë gjemb në këmbë.
Dhe s’ka asgjë më cliruese, të marrësh vesh se i erdhi fundi, nga ai lloj fundi, që atë biologjik, e bën të duket lule!
Shkruajtur shume bukur!
Faleminderit Moza!
Arsyetur dhe prezantuar sakte.
Artikull per kornize.
Te lumshin duart!
Bravo….?
Braaaaaavooooo!!!!!!!!!!
Shkrim dhe analize e shkelqyer sic di ta beje vetem Moza. E pa anshme, e vertete e me logjike per tu pasur zili. Bravo.
Personalisht per mua lajmi i djeshem ishte aq i gezueshem sa c’ishte per gjermanet renia e murit te Berlinit…
BRAVO MOZA. SHKRIM I VERTETE, BRILANT QE VETEM NJE PENE DHE MENDJE SI E MOZES MUND TA SHKRUAJE.
Shume dakort!
Shume bukur,dhe paster,me nje force bindese te admirueshme.Nje Bravo.?
Shkelqyeshem, edhe pse lista e zullumeve te SB eshte kilometrike.
Luani
Saliu eshte shpellare dhe duartrokitet nga shpellaret.
Perfekte! Urimet më të mira për ty e nderuar!
Bravoo te lumte dora.
Bravooooo ?????!
Urime per shkrimin mimosa.
Respekte Moza.I a ke lujte Fene Delenxhiut te Vuçidolit.FLM:
Nje shkrim bindes per faktet dhe argumentet qe sjell, por dhe per kulturen e autores. Pergezime asaj dhe vet gazetes Tema.
Zonja Dervishi! I ke thene te gjitha,shkurt,sakte dhe bukur,duke i dhene ketij banditi te lindur ate qe i takon.Pa u zgjatur shume, paragrafi i parafundit eshte nje paragraf qe i perfaqeson me se miri te gjitha ndjenjat e shqiptareve punetore,atdhedashes,te etur per liri,per demokraci dhe shpresen qe nje dite dhe ky vend te zere vendin e tij ne komunitetin e bashluar europian.Pas 30 vjetesh nje pjese e tyre kane ikur nga kjo bote me enderren qe te vinte nje dite si 19 Maji 2021 qe te degjonin te mahnitur e te mrekulluar nga goja e numurit Dy te Amerikes se ky bastard i lindur klasifikohet Non Grata! Dhe jo vetem emri i tij por dhe e shoqja e te dy monstrat e tij,femijet super te degjeneruar qe kane lene viktima te shumta ne Gerdec,qe kane bashkepunuar me elemente te krimit e te korrupsionit ,per te mos thene edhe me agjensi te huaja spiunazhi si UDB-ja etj et si rasti i Fazllicit apo perpilimi i dosjeve te komandanteve te UCK-se nga Gita me Bashen e kunatin….Ne kete kuptim jemi me fat ne qe akoma e jetojme kete dite te shenuar,qe do te mbetet e paharruar nga rreth 90% e shqiptareve.
Amerika foli!Zoti Biden e zoti Blinken e thane fjalen e tyre,e prene nyjen gordiane qe i mbante ne pozita mbrojtese e frike te gjithe gjyqtaret e prokuroret e ketij vendi,sepse emri i urryer i bastardit vicidolas,pas pervojes makabre qe perjetoi familja e Olldashit,e Pashkos,e Zef Brozit, e Trebickes,e Remzi Hoxhes,e Haklajve, e Azem Hajdarit, e Arben Brocit dhe e shume te tjereve,duke mos lene pa permendur ketu dhe Frrok Cupin,Nikoll Lesin,Mero Bazen,Ilia Stefanin ,apo Edi Ramen,Erjon Bracen,Servet Pellumbin apo dhe Fatos Nanon…e te tjere si dhe ambasadoret amerikane ne shqiperi,perjashto te parin, Rajersonin,alter egon e Berishes , u ka kallur daten te gjithe pushtetareve e politikaneve dhe ka bere qe shumica e gjyqtareve e prokuroreve ose te behen pale me Berishen e Meten ose te largohen nga sistemi.Dhe kete e provoi ne kurrizin e saj edhe Ina Rama,Ardjan Dvorani,Arta Marku e Arta Vorpsi!
Tani Amerika foli me gojen e zotit Blinken! Foli me goijen e zotit Palmer! Ka folur kohet e fundit me gojen e zonje se nderuar Kim! Tani topi eshte ne porten e SPAKUT.Dosjet e faktet per kete bandit dhe per banden e tij familjare,perfshire ketu dhe Lirine,Zernin,Giten,Mediun e Gerdecit e mosketjeret e tjere rreth tyre,perfshire dhe ajdutantin e tij Lyl Shvejku jane sheshit e te shumta.Mjafton vetem te veshin pantallonat e te mos preferojne te veshin fustanin qe kane pasur veshur per 30 vjete me radhe shume kolege te tyre neper gjykata e prokurori! Koha per kete eshte sot! Shpresa qe shqiperia te behet pjese e familjes europiane eshte rikthyer dhe syte e te gjithe shqiptareve qe e llahtarojne kete dite por dhe e shteteve te BE-se jane drejtuar nga SPAKU e nga BKH-ja! Dy fytyrat perfaqesuese te krimit e korrupsionit,Berisha e Meta,ka ardhur dita qe te cohen perpara drejtesise se re! Denimi i peshkut “te vogel” Llalla,i cili ishte nje cirak i Derrit NMac Meta=Berisha nuk eshte gje fare ne raport me Elefantet,Peshkaqenet Like Berisha! Keta te dy jane peshqit e medhenj qe ka permendur dikur i nderuari Donald Lu! Vonoi ca ne kohe kjo dite,por erdhi me ne fund dhe premtimi i zotit Lu se keta peshq te medhenj do bien ne rrjeten e SPAKUT po behet nga enderr realitet!
Te lumte Moza, je nje mendje e shkelqyer
Te lumte dora moj Mimoza se e ke qare!
NUK ESHTE RASTESI QE PAS KAQ KOHESH TE LEXOSH KAQ QARTE DHE SAKTE NJE PERSHKRIM QE VETEM Z DERVISHI NUK E KA TE PARIN PER DIKTATORIN POST DIKTATURES.
PREJ KAQ KOHESH NUK KISHTE GUXIMIN ASNJE NJERI TI KUNDERVIHEJ KAQ ME GUXIM KETIJ NJERIU DIABOLIK…PRA DUHET TE FALENDEROJME SHBA PER GJITHSHKA. KOHA PO PUNON PER DITE NDRYSHE PER QYTETARET E VENDIT TONE.SHPRESOJME QE DREJTESIA MBAS KAQ DEKADASH TE NGREJE LART DINJITETIN E SHQIPETAREVE. FLM ZONJA DERVISHI.
Shkelqyeshem
Je vajze e ditur, e zgjuar, me shume talent dhe e ndershme ne gjithcka shkruan.
Te lumte..
Brilante. Brilante. Brilante.
Nekrologjia morale, shoqerore dhe politike e Mullah Berishes dhe sojit te tij.
Brilante si perhere Moza!
Bravo Mimoza ,I could not agree more Ishte nje dite e madhe, historike qe erdhi disa dite pas fitores se Edi Rames.Shqiptaret folen dhe luftuan me ate qe munden voten dhe fituan.Me vjen shume keq qe shqiperia vete, shoqeria shqiptare nuk e arriti dot vet te bente ate qe beri departamenti i shtetit.Prandaj ndihma e departamentit te shteti te amerikes eshte e pacmuar.Por keni edhe ju meriten tuaj si gazetare dhe koleget e tu si Mero Baze, carlo Bolino, Ilir Yzeiri, Artan Hoxha e te tjere ne kete histori. Falemnderit edhe ju qe nuk rreshtet qe e diskretituat, qe e denoncuat papushim
Shume shkrim i bukur, ke te drejte per gjithshka, vecanerisht per Biberajn. Faleminderit.
I mire shkrimi, po Enveri chyn ketu moj tyryfycke?
Nuk e di si ta shpreh, kam 23 vjet ne SHBA qe jetoj me familjen time, por kur degjova kete lajm sec ndieva nje lehtesim ne shpirt. O Zot thashe me vete Shqiperia me ne fund shpetoi nga ky MONSTER.
Një Zhan Dark e vërtetë. Bravo Moza Kurajoze.
Them se po hymë në një fillim të fundit të epokës Berishiane. Dhe ka për të shkuar deri në fund.
Bravo, artikull i shkëlqyer. Bukur e ke thënë : “provat ulërijnë gjithandej”
Faleminderit e nderuar gazetare.Ju dhe 4-5 te tjere si Baze,Minxhozi,Bollino, etj e nderoni kete vend.Respekte pa fund.