Turistja nga Arabia Saudite vjen me pushime në Tiranë, por ngacmohet seksualisht: Mesazhe me foto e video nudo

20 Maj 2021, 10:21Kronika TEMA

Një vajzë 25-vjeçare nga Arabia Saudite ka denoncuar në polici një të ri shqiptar, për ngacmim seksual.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare.”- njoftoi policia.

E reja nga Arabia Saudite kishte ardhur për pushime në Tiranë, ku u njoh dhe me 24-vjeçarin J. Meta.

Mirëpo ky i fundit, nga data 17 deri ditën e djeshme i ka dërguar vajzës foto dhe video nudo të tij si edhe mesazhe në gjuhën angleze me përmbajtje banale. Turistja nuk duroi dot më dhe e denoncoi rastin në polici.

1 komente në “Turistja nga Arabia Saudite vjen me pushime në Tiranë, por ngacmohet seksualisht: Mesazhe me foto e video nudo”

  1. Shteti ,Minitria perkatese ,duhet menjiher te propozoj Ligjin ne Parlament .
    Vandalet e njerzit ordiner qe i mungon vetpermbajtja e rrespekti vs Femres e Disiplinin LIgji !!!!!!!
    Kjo eshte nji nder Metodat me efikase ne Bote .
    Ky Ligj eziston ne disa vende te Europes Franc etj ,madje edhe Amerikes Latine psh Peru
    ku nji padi kundrejt nji llafi ngacmimi sexual ne rroge apo kudo vs Femres denohesh me nji Gjobe me shume se 700-€ur.
    Ne Shqiperi mendoj se ky Ligj edhe per faktin e boom-it Turistike eshte me se i nevojshem .
    Fjalen e ka Shtet .Parlamenti per kte pune paguhet e eshte parlament ,per te bere Ligje jo kaluar kohentu bo gallata
    m,e idiotet Fakedemokrate ,qe gjithkohes ne parlament shofin faqet Porno-

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje