Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit drejt zbardhjes, bashkëshorti: Policia ka prova

19 Maj 2021, 21:30Kronika TEMA

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos ka deklaruar se ka besim në hetimet e policisë për zbardhjen e vrasjes së bashkëshortes Carolinë nga grabitësit, në shtëpinë e tyre.

Ai u shpreh se ka të dhëna dhe detaje që mund të çojnë në zbulimin e grabitësve dhe arrestimin e tyre.

“Unë e di se sa njerëzit duan të ndihmojnë. Faleminderit të gjithëve. Informacioni është i shumtë dhe e vlerësojmë’, deklaroi 32-vjeçari.

Nuk dihet ende nëse 32-vjeçari shkoi në komisariat për të identifikuar gjeorgjianin e arrestuar në bazë të karakteristikave që ai arriti të fiksojë nga grabitësit.

Për krimin e rëndë, autor kryesor vijon të mbetet shtetasi 36-vjeçar nga Gjeorgjia, i cili u arrestua të premten në tentativë për tu larguar nga Greqia përmes pikës kufitare Kipon Evros.

3 komente në “Vrasja e 20-vjeçares nga grabitësit drejt zbardhjes, bashkëshorti: Policia ka prova”

  1. Tepelensi says:

    ne se Dele se Vrasesi nuk ESHTE Shqipetare,sikur se shkruanin ne disa Media Greke….Qeveria Shqipetare duhet te therrasi Ambasadorin Greke per “Shpjegime”..dhe Racizem kunder Shqipetareve….si dhe Prishjen e Imazhit te Shqipetareve..qe edhe deri tani….eshte Prehe e Propagandes Greke..

    1. vezhguesi says:

      Tepelenasi-Per hir te se vertetes, nuk ka qene Qeveria greke qe ka akuzuar shqiptaret per kete krim. Nga ana tjeter, nuk mban pergjegjesi asnje qeveri per cka shkruajne gazetat apo portalet e pamvarura. Sipas mendje tende, Amerika duhet ti beje note proteste Shqiperise se perse disa gazeta shqiptare shajne Ameriken per shpalljen e Berishes si person “non grata”?

      1. vezhgues koqe ,
        Tepelensi ka shume te drejte dhe krahisimi jot eshte idiot .
        Ne Greqi kemi nji Shtet i cili i fryn Gerrnetes qysh ne vitet e para te Demokracise e kjo jovetem ne Medie ,
        duke i etiketuar shqiptaret si Kriminele ,( duke aluduar e akuzuar pa te drejte )
        nderkohe qe Shteti Amerikan – shpalli Non Gratta nji Kriminel te njohur Boterishte o na rrufsh bolet ,
        cop mishi me dy sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje