Dua Lipa dhe Olen Çezari “djegin” Romën me “Luleborën”

21 Maj 2021, 19:56Lifestyle TEMA

Hapja nga ana e qeverisë së Mario Dragit për disa nga aktivitetet publike, pas një mbyllje thuajse një vjeçare ka sjellë një shpërthim të aktiviteteve artistike e kulturore.

E në këtë vrull hapjeje nuk kanë qëndruar indiferentë artistët e njohur shqiptar që kanë zhvilluar disa aktivitete me diasporën tonë atje.

Në teatrin e njohur “Teatro Argentina” në Romë, është zhvilluar një koncert me artistët më të njohur shqiptarë në Europë.

Artisti i njohur Olen Çezari sapo ka postuar një foto të tij me Dua Lipën, duke kënduar këngën e njohur “luleborë”. Siç duket koncerti është në vijim e sipër e pritet të ketë të reja të tjera.

6 komente në “Dua Lipa dhe Olen Çezari “djegin” Romën me “Luleborën””

  1. shefi 55 says:

    Bravo! Kjo është Shqiperia dhe shqipetaret : te kenges te pushkes te artit e te kultures.Urime !

  2. Taulant says:

    O sa mire me kene shqiptare, o heeeeeeeej.

  3. Konjak says:

    Per titullin e artikullit!
    Romen, ne fillim e ka djegur Neroni.
    Dje e “do ta djegi “Çezari” me “Kleopatren”

  4. Endri says:

    O injoranta ky koncert eshte bere ne 2018….

  5. Supaxhiu 300 evro says:

    Me falni por çfar rrace diaspore èsht kur nuk ka asnje njoftim nga ana e diaspores,apo e organizon ambasada koncertin si prone private.Koncertet kur organizohen behen njoftime nga tre kater muaj me pare.Pastaj keta zoterinjt e diaspores jane objekt dhe i takspaguesve shqiptar,si e justifikojn organizimin e tyre dhe shqiptareve per te tilla koncerte ?

  6. Tall trapin says:

    Ca thu se nuk kuptohesh! Diaspora nuk eshte as ministri e as stacion televiziv. Diaspora eshte e kunderta e rezidenteve, ose shqipetaret jashte shqiperise. Jane objekt i taksapagueseve…… ca je tu thane o dijetar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje