Nga Era Makoçi
Probabiliteti që një gjykatë franceze të pranojë të ushtrojë juridiksionin e saj pro shqyrtimit të një padie për shpifje (defamacion) kundër Sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken, është zero.
Zoti Berisha mund te pretendojë se padia do të bëhet kundër zotit Blinken *personalisht*, por nuk di ç’sofizëm jurisprudencial i hatashëm do të duhej që të arrinte të bindëte një gjykatë, cilëndo gjykatë, se Blinken e kishte personalisht me të, kur e akuzonte për korrupsion të lartë atë dhe familjen, teksa e ofronte këtë akuzë si justifikim për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta shpallur si person të padëshirueshëm. (Qoftë kjo gjykatë dhe “Tribunali Korreksional” në Francë, një gjykatë e shkallës së parë, që si kompetencë lëndore ka çështjet penale të lehta, tip kundravajtjesh.)
Nëse një gjykatë një vendi të “neutral”, duke përdorur ndonjë grep juridiksional misterioz, do a pranonte një çështje të tillë, kjo do të ishte futje hundësh në punët e brendshme dhe politikën e jashtëme të një vendi tjetër, me implikime të parimit të sovranitetit, çka do të dhunonte disa parime bazë të të drejtës ndërkombëtare njëkohësisht; do të ishte një Kuti Pandore e vërtetë dhe një precedent i hatashëm në të drejtën ndërkombëtare!
Nga ana tjetër, edhe sikur për ndonjë trill, a lajthitje të praktikës juridike franceze, “tribunali korreksional” të pranonte të dëgjonte meritat e padisë, pra akuzat e z. Berisha se z. Blinken shpif, i bie që gjykata franceze të merrte përsipër të shtrëngonte Sekretarin Blinken të paraqitej në Francë (qoftë edhe nëpërmjet një avokati), e të shtrëngonte Departmentin Amerikan të dorëzonte dokumentacion mbështetës, (që zakonisht, ose është konfidencial, me qëllim ruajtjen e burimeve të informative sekrete, ose iu dorëzohet i deklasifikuar autoriteteve kompetente që të hetojnë korrupsionin, si në rastin Doshi.) Unë nuk di se sa pikëçuditësë të përdor në këto radhë që të përcjell absurditetin ekstrem të një pritshmërie të tillë!
Për më tepër, kur flasim për përmbajtjen lëndore, përkufizimi i korrupsionit në legjislacionin amerikan nuk është ai i ngushti, që duket se kupton/përdor z. Berisha, siç e dëgjova në një intervistë. (Mbrojtja anemike e tij: “s’mund të jem i korruptuar se kam vetëm 34 m2 pronë më shumë nga ç’kisha, s’kam shumë kursime,” etje.). Ky është një përkufizim naiv. Përkufizimi i korrupsionit, apo qoftë dhe ai i “rryshfetit” (që eshte koncept aneks këtu), është shumë më i gjerë, dhe parashikon përfitim të çdo gjëje që ka vlerë (“anything of value”). Pra vë në shënjestër zyrtarë publikë, që shpërdorojnë postin për të favorizuar të afërmit e bashkëpunëtorët, jo vetëm me përfitime materiale, por edhe për më shumë pushtet, ose influencë, ose përfitime të tjera në këmbim të dëmit ndaj kundërshtarëve politikë. Pra “anything of value”!
Do të ishte e paimagjinueshme që DASH-i të mos ketë mbledhur e verifikuar prova nga burime të pavarura informative me siguri të lartë, se diçka e tillë do shkonte krejtësisht kundër standarteve dhe praktikave të tij, sado hermetike mund të duken ato. Teksa DASH nuk e ndjen nevojën t’i rrëfejë provat, s’mund të ketë vendim që të merret pa një bazë që e justifikon.
Ndërkohë, një kërkim i thjeshtë me Google më nxori tek betejat ligjore “amerikane” të Shkëlzen Berishës, i cili gjithashtu është i përfshirë në një gjyq defamacioni/shpifjeje, në SHBA. Ai ka paditur për shpifje autorin dhe botuesin e një libri, ku u bazua filmi “Qentë e Luftës” (2016) duke pretenduar se është akuzuar pa baza si i përfshirë me krimin e organizuar që merrej me tregti korruptive armësh. Edhe pse çështja, e depozituar në gjykatë në vitin 2017-të është hedhur poshtë si në shkallën e parë ashtu dhe në apel, duket sikur vetem dy javë më herët, të jetë depozituar një kërkesë, tipikisht e pazakontë, nga ana e z. Berisha (i Riu) për ta risjellë çështjen tashmë të humbur.
Pozicioni i Shkëlzen Berishës është që autori dhe botuesi i librit ka pasur dijeni që pretendimet që e implikojnë atë me aferë korruptive për shitje armësh janë të rreme, por ata i kanë botuar ato në libër, gjithsesi, me keqdashje dhe të ndërgjegjshëm për pavërtetësinë e tyre. Pala tjetër, ajo e botuesit dhe autorit ndërkohë, përgjigjej se: “Thelbi i deklaratave të sfiduara, – pra që paditësi ishte i përfshirë në marrëveshje korruptive për tregëti armësh, dhe që ishte i lidhur me banditë mafiozë,- ishte raportuar gjerësisht në media përgjatë një dekade, shumë përpara se libri në fjalë të botohej. Dhe Shkëlzen Berisha kurrë nuk i pat hapur gjyq atyre raporteve.” (Detajet vijnë nga materiali i raportuar këtu: https://www.courthousenews.com/son-of-ex-albanian-president-wants-new-shot-at-war-dogs-case/ )
Por që të kthehem tek çështja e ditës, edhe nëse z. Sali Berisha e fiton në Francë një çështje të tillë, (një “NËSE” dyshuese me gërma kapitale kjo!), ligji amerikan do ta refuzonte ekzekutimin e vendimit kundër Sekretarit të Shtetit Antony Blinken. Aspekti “mburojë” i ligjit amerikan mbron qytetarët amerikanë, duke mos e bërë automatik përmbarimin e një vendim të një gjykate të huaj për shpifje, sidomos nëse mbajtësi i aktgjykimit nuk provon se vendimi plotëson kriteret e SPEECH ACT (nje ligj që ka hyrë në fuqi gjatë administratës Obama, që synon parandalimin e “Turizmit të Shpifjes”. (“Turizmi i Shpifjes” ndodh kur dikush padit për shpifje në një vend të huaj me ligje anti-shpifje të favorshme për paditësin, sidomos kur padi të ngjashme në Shtetet e Bashkuara nuk do t’i rezistonin shqyrtimit nën suazën e Amendamentit të Parë). Legjislacioni adreson pikërisht problemin e vendimeve për çështje defamacioni nga gjykata të huaja kundër shtetasve amerikanë, duke siguruar kësisoj që paditësit nuk mund t’i shmangen mbrojtjeve që ata do të gëzonin nga ligji në SHBA duke sjellë padi për shpifje në gjykata të huaja, vetëm për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara në mënyrë që të ekzekutojnë vendimet e marra gjetkë.
Besoj, por nuk e ve dorën në zjarr, se precedentë më të freskët në të drejtën ndërkombëtare, ku një funksionar i lartë i një shteti padit për shpifje dhe defamacion një qytetar të një shteti tjetër, duhet të jetë padia e Presidentit turk Erdogan kundër një komiku gjerman në 2016-tën, dhe ndoshta çështja e Kazakistanit kundër aktorit Sacha Baron Cohen, për rolin e Borat-it që vinte në lojë prapambetjen e atij vendi. Çështja e Erdoganit kundër komikut gjerman është interesante se u bazua mbi një klauzolë shumë të vjetër në Kodin Penal Gjerman që kriminalizonte marrjen nëpër gojë të funksionarëve të huaj, e të cilin, me inisiativën e Angela Merkel-it, parlamenti gjerman e shfuqizoi me shumë urgjencë ngaqë binte ndesh me të drejtën e fjalës së lirë.
Jam e sigurt se z. Berisha është i ndërgjegjshëm që probabiliteti i fitores së një beteje ligjore kundër Sekretarit Blinken ështe shume i ulët, sepse s’besoj t’i mungojë konsulenca ligjore kompetente. Atëherë është habi që filloi një çështje me gjasë shumë të kushtueshme, kur zor të jetë kjo një mënyrë e suksesshme për ta rehabilituar figurën që ai e pretendon të panjollë? Z. Shkelzen Berisha po ashtu duket sikur e mban gjallë artificialisht çështjen e tij anti-defamacion, e cila gjithashtu duket tashmë e humbur.
Nëse i lejoj vetes të spekulloj, do të thosha se reagimi i tij dhe beteja ligjore që deklaroi janë lëvizje të një njeriu racional, kalkulativ, dhe relativisht të kamur, apo me akses në fonde parash për mbrojtje ligjore që nuk i vjen keq t’i humbë. Ndoshta ca tituj gazetash bombastikë (“Former PM Berisha Sues Blinken”) që do të pasojnë, janë një mekanizëm i zhurmshëm për të ruajtur një farë dinjiteti, një mjet që mund të funksionojë në mënyrë lokale, brenda për brenda, e të energjizojë mbështetësit. Sepse deklarata për betejë ligjore me Antony Blinken, në titull personal, ngjan shumë si një reagim sanguin i një njeriu të pafajshëm, të indinjuar, kapur në befasi, por që NUK ka patur ende mundësi për këshillim ligjor. Vetëm se z. Berisha natyrisht ka këshilltarë ligjorë! Dhe sikur të mos kishte, si ish-kryeministër e ish-president, dhe SI LIGJVËNËS (deputet) aktual, ai konsiderohet si një aktor i sofistikuar juridikisht, dhe ai nuk mundet të mos ta kuptojë fare mirë se një gjykatë franceze nuk do të pranojë kurrë të përpjekë brirët me DASH-in.
Në një opinion më të gjerë se Shqipëria, një lëvizje e tillë, pra që të bësh kauzë personalisht me Sekretarin Amerikan të Shtetit ngaqë ai, brenda kompetencave të detyrës artikuloi një qëndrim të Shtetit Amerikan, dhe çuditërisht vendos ta bësh këtë jo në vendin e paditësit, as në atë të të paditurit, dhe as në vëndin kur pretendohet të kenë ndodhur aferat korruptive (me fjalë të tjera, në mungesë të plotë te juridiksionit personal), kjo tingëllon si një lëvizje diletante, e pamatur, një përpjekje që do të dështojë, paçka se tani duket sikur është mbase lëvizja e vetme që mund të bëjë dikush që të protestojë damkën që vendimi i DASH-it vendos mbi figurën dhe trashëgiminë historike të tij.
Ajo që po ndodh, për mua, është një sinjal shumë i fortë nga SHBA në lidhje me përfundimin e reformës në drejtësi. Të paktën, intuita më thotë se shfaqja e ambasadores Kim në intervistë para ca ditësh që preku këtë temë, shprehjet e saj aprovuese për dënimin e Llallës, deklarimi i Sali Berishës si “persona non grata”, janë të gjitha pjesë e një përpjekje për të ri-energjizuar dedikimin ndaj përfundimit të reformës.
Av. Era Makoçi- E specializuar në çështjet e sjella nën FCPA (“Foreign Corrupt Practices Act”)
Analizë perfekte Era!
Nje malok megalloman ne kerkim te nje dinjiteti qe se ka pasur kurre. Nje misionar komunist tipik qe garantoi deshtimin e demokratizimit dhe prosperitetit te vendit ne sherbim te familjes dhe klanit te tij mafioz. E mbylli historine e tij me nje damke te zeze sterre.
Tamam! Habitem me kte pune. Ose lajmet nuk e pasqyrojne mire çeshtjen ose Berisha shet tym!
Eshte njesoj sikur mua te me vene nje gjobe shpejtsie ne France dhe une te apeloj ne shqiperi. Jo or mik jo! Une ose do paguaj gjoben, ose do apeloj vendimin ne France.
Pastak sikur berisha po mbron kufijte e kosoves nga amerika! Le njehere qe ai ndryshoi ato te vete shqiperise me Bakojanos, po pastaj ku po pjerdh Amerika se cfar thot Berisha, Putin, Rama, Merkel apo Erdogani per kufijte e ballkanit apo kines.
Mua nuk ma merr mendja se D Sh e shpall non grata nga frika. Presim qe faktet do ta tregojne.
E ka lexuar prof.dr. Argita?
Berisha ka mbaruar me kohë dhe tani ska burë nëne që e shpëton.Do ndjekë penalisht sekretarin e shtetit!Po ka bythë more shokë ky njeri të ballafaqohet me USA?.Kështu u krojt edhe Sadami,Kadafi,Millosheviçi etj etj dhe fundi dihet.Ky spurdhjak nuk padit dot Spartak Brahon do paditë sekretarin e shtetit amerikan.Sali bëj gati valiçkën për në reç dhe pas teje vjen edhe trimi i madh trimi Skraparit Ilir Meta.Amerika të len të len të len dhe kur mbushet kupa të godet.Të la 30 vjet bëje si i çmëndur në parlament nuk le njeri pa përgojuar atje ku nuk mban më dhe del pa pikë turpi e kërkon prova.Ti do dëbohesh me burg dhe më vjen keq që do vdesësh në burg.
kush te lexon, sado qe je shume e sakte, keta degjojne nga mengjesi deri ne darke ca hajvane qe vetequhen Anal-ista
Shko mi debile meso shqip se gjithe gabime e ke shkruar. Na mbyten kompetentet qe nuk dine te lidhin dy fjale e nuk njohin as rregullat elementare te shqipes. Por pretendojne te na shtjellojne juridiksionin nderkombetar.
E nderuar autore! Nuk besoj se ish k/ministri, apo ish presidenti te jete axhami. Dalja ne kionference e tij ishte nje levizje e kalkuluar mire. Te gjitha sa ti parashtrion si te pamundura nga pikpamja juridike ai i ka forte te qarta. Per me teper ai kurre nuk do te guxonte te paguante nje shum te tille maramendese, qe sipas te thenave shkon tek nje milion Euro, per nje avokat te nje vendi tjeter!? Ne kete moment kur departamenti i shtetit i hodhi dorashken, ai nuk mund te qendronte dot pasiv, apo indiferent, pasi me kete qendrim ne nje fare menyre do te aprovonte akuzat qe i beheshin. Keshtu qe per te dale nga kjo situate me “faqe te bardhe” ai doli ne konference si ai i revoltuari te cilit i kane prekur dinjitetin me akuzat qe i bejne dhe per kete po kerkonte demshperblim. Per “Auditorin” e konfereces se shtypit dhe gjithe te tjeret qe e degjonin dhe e shikonin nga ekranet se si Berisha u hodh ne “Sulm” duke paditur departamentin e shtetit, ai kerkonte te krijonte iluzionin e nje luftetari te paepur e te paperkulur ndaj padrejtesise qe atij po i behej dhe kete lufte ai u sterbetua se do ta conte deri ne fund. Kaq ishte e mjaftushme qe opinioni te sugjestionohej nga “Trimeria” e ketij luani dhe dashnori te fjales se lire dhe ky te dali faqebardhe nga kjo beteje. Nga ana e tij”Loja” deri ketu shkone, ndersa nga DASH-i, le te shikojme!
–
–
Cfare Ka investuar USA ne albania ? Asgje hic , asnje fabrike brekesh. Po Kosova ku eshte ? Asgjekundi shiko Kush eshte ne krye ne Kosov , nje pro serb I flakte. Ku eshte ndihma amerikone? Asgje vetem fjale, luga bosh por barku plot. 30 vjet ku ishte USA?? Asgjekundi. Tallje bythe per qef. Tani u kujtuan keta per drejtesine? Shume vone, pasi u instalua nje sistem I tere koruptiv Tani fillojne keta Yankit te vene gjoja drejtesi. Po Berisha zar I tyre Ka qene. Poli agjent Ka qene, dhe me serbin dhe me USA n.
Shume e zonja vajza, faleminderit per shpjegimet teknike
Shkerdhata i Shiqeres, që nga qielli ky rreth-rrotullim i joti keto orët e fundit, i ngjan asaj që populli i thot “si pordha në brek”. Kush është Franca, dhe pse i ke hapur thashethemet sikur do e padisësh në Francë z.Blinken për Shpifje ?!! Pse nuk na e spjegon çlidhje ka Franca në këtë problem mes teje si Shqiptar ( kopil i lënë në derën e një shqiptari në Viçidol ) dhe Min/P/ Jashtme Amerikan, për një problem shtetrorë Amerikan dhe një personi hajdut, i korruptuar dhe kriminel si ti dhe familja jote. Me ç’të drejtë Franca si shtet e gjykon Ameriken si shtet, ose anasjelltas ?!!! Por ti je edhe pak bir kurve, sepse po perpiqesh t’jua prejsh barin poshtë këmbëve një ONG-je Franceze ” SHERPA” e cila me avokatët më të mirë France i ndjek, i akuzon, i paraqet para gjyqit dhe i çpasurizon shumë dirigjenta, ish-dirigjenta, politikan-ministra, dhe ish politikan-ministra të afrikës dhe të botës për pasuri të pervetsuara në kohen që kanë qënë në post me korrupsion dhe trafiqe të ndryshme. Kjo ONG Franceze shpejt do merret edhe me ty e djalin tënd dhe do t’ju ç’pasurizojë ashtu siç jua ka bërë Presidentit të Guinesë dhe djalit të tij, xhaxhait (vellait të babait) të presidentit Sirian B. al Asad, të cilët Franca i ka gjykuar, ç’pasurizuar dhe denuar. Kurse ti Sali Berisha tradhetari i kombit Shqiptar, po perplasesh si peshku në breg, dhe po sillesh si pordha në brek duke hangër mut si qen që je, pa ditur çfarë të bësh. Kjo punë është pika më e lartë e tragjedisë të jetës tënde, sepse që adoleshent u rekrutove dhe u betove si spihun komunist i rregjur që ti denoncosh hajdutat dhe keqbërsit, por nuk tu lejojke që ti të bëhesh hajdut apo kriminel. Që 30 vjet fjete i qetë që megjithë krimet që bëje çdo ditë, ti mendove dhe besove që do zësh verrin e Enver Hoxhës nën hijen e permendores të nënës Shqiperi tek varret e deshmorve në Tiranë. Që busti jot do perjetonte për qindra vite në Troôjë dhe në shumë qytete të Shqiperisë. Siç po e shikon dhe degjon ti UDB-ashi Sali, je i damkosur për gjith jeten si njeri hajdut, i korruptuar dhe kriminel nga shteti më i fortë dhe më demokrat sot në botë Amerika. Kjo damkosje tu bë nga shteti Amerikan, shtet të cilin gjith bota mundohet ta imitojë apo të kenë si mik. Vendimi për damkosjen tënde publike nuk erdhi nga gjykata e Baldushkut, Hasit, Maliqit apo Konispolit, por erdhi nga ai shtet që Shqiptarët e kanë fatin ta konsiderojnë si motër të madhe dhe Shqiptarët e duan shumë që quhet AMERIKA që të gjithë Shqiptarët e botës e urojnë që zoti e ruajt dhe e bekoftë edhe më shumë. I pandehuri Sali Berisha çohu dhe rri drejtë, dhe kallzoj pa gënjyer dhe pa u djersitur të gjitha krimet për të cilat të akuzon populli Shqiptar. Tani fol tradhëtar.
bravo
ik qiu doktor tani se je fatekeqesia e kombit ,, fuck you
Mbrojtja e dinjitetit dhe padia kunder Blinken eshte per qorrat. Non grata ishte goditje knock out qe Berishen e njollos pergjithmone. Se c’do beje drejtesia me kete monster, te presim.
ky ben sikur i kane cenuar dinjitetin, ben sikur eshte i ofenduar… dhe mendon qe do e besojne.
mendon qe njerezit do mendojne qe, Sali Berisha nuk do i hynte kesaj valleje, nese do te ishte vertet i korruptuar
P.S. Me ka marre malli te shoh foto te supermbeses, duke nxjerre gjuhen.
Zonja i ka bere nje analize perfekte dhe ligjore, por kjo çeshtje eeshte fare e thjeshte sa s’ka ku te shkoje: lexoni Mero Bazen kur e paditi Damir Fazlliçi dhe e merr vesh kushdo dhe ai qe s’ka sy te lexoje, veshe te degjoje, apo mendje te arsyetoje . Sali Berisha po ben te njejten gje. Fazlliç genjeu gazetaret e median dhe e vuri ne goje te Palokes ta trumbetonte se kishte padit Mero Bazen ne Londer ! Dhe ta dine te gjithe tani, Londra eshte ne buze te Lanes . JU flet BABALJA !
Nice..
Do qe te shpetoje miliardat e vjedhura..ne emer te famijeve bastarde. ..dhe show per mosveprim Spaku
Qe Saliu nuk ka brire per tu ndeshur me DASH, kjo dihet dhe nuk ka diskutim. Po ashtu qe Franca nuk ka as interes dhe as deshire po dhe as mundesi ti perplase briret me DASH, edhe kjo dihet dhe argumentohrt profesionalist ne artikull. Pra rendesia e aktit te DASH nuk qendron ne vetedijen qe DASH eshte i ndergjegjshem se me te nuk ka force te perplase briret askush (jane fusha te tjera ato ku DASH mund dhe e ka treguar forcen e vehtes) por ne faktin e percaktimit te “Themres se Akilit” te sistemit koruptiv ne keto 30 vjet dhe goditjen fatale ne kete pike. Per kete shume faleminderit dhe mirenjohje DASH!
Sa per ndihmene pretenduar nga Amerika, ju kujtoj vargjet e Naimit te madh:
Mos thoni duke ndenjtur -“Shpetona Perendi!
Punoni njehere vehte dhe pastaj do tu ndih”
Saliu eshte kriminale hajdut dhe I dashuruar mbas pushteti por budalla seshte, koferenca per shtype ishte per ti hedhur hi syve shqiptareve se eshte i ndershem,po me ameriken se krruan ai se e di qe fusin hurin ne prapanice tani ne pleqeri.
Hedh nje gomar nje gur ne lum dhe hidhen 100 te mencur ta nxjerrin.
Ka marre hijen e vdekjes se Kadri Hazbiut dhe vete Berisha, familja e tij dhe krimet e tyre, jane perballe nje procesi “A Clockwork Orange”, te ngjashem me ate te Hazbiut, familjes dhe grupit te tij.
Nuk kishte pse shkonte deri ne France per te mbrojtur nderin, kur amerikanet kane vendosur qe ta mbroje nderin e tij, perballe akuzave dhe fakteve qe po behen gati me arrestimin e tij nga drejtesia shqiptare.
Nese ai, Meta, Mediu, Zeni apo Gita fitojne gjyqet e shtetit ne Shqiperi dhe dalin te pafajshem, atehere Amerika ka gabuar dhe detyrohet te rishikoje publikisht qendrimin.
Po deri atehere, njesoj si Tahiri qe me trimeri perballoi fatin, pergjegjesite dhe denimin e tij perballe drejtesise, edhe Berisha dhe familja e tij duhet te behen gati per te njejtin proces apo humnere qe deri dje me deshire te papare hidhnin cdo kundershtar.
Ka ardhur koha te perballet me pergjesite e veta, qe si frikacak mafjoz u eshte shmangur gjithmone ne 30 vjet edhe pas katastrofave ku ka hedhur vendin, te perballet me burgun dhe ta beje betejen me amerikanet ne bankat e drejtesise shqiptare. Sepse nuk e akuzuan qe ka vjedhur familjarisht Francen apo ka kryer akte terrorizmi ndaj saj, por vjedhje ndaj shqiptarve dhe terrorizem ndaj Shqiperise, institucjoneve dhe rendit demokratik ketu.
Berisha deklaroi qe te drejten e dinjitetit do e kerkoje ne France dhe qe do te djege Shqiperine e vjedhur prej tij, nese guxon ta vere perballe drejtesise.
Por gabohet dhe shume shpejt do ta kuptoje njesoj si Fiqiretja pas Vladimirit, qe kendoi cdeshi Enveri.
Nan e moter qi kjo amerika na ka pre m’bes…! Na duhet si katun me u oranizue e me qit pushk n’der t’Ameriks. Ku asht pa more me i marr erzin burrit t’malcis ne tan boten ..! Çâjo Amerika pra na ka gjakin borxh.. çâjo Amerika na ka fý bajraktarin e PeDes. Nan e moter …….heu bre….nan e moter………ka per t’kercit pushka….
Hahahh…….
Po me Salen ç’pati kjo Amerika.Nuk ka mare neper kembe vetem nderin e SB dhe familjes se tij por dhe nderin e kombit.Po na le jetim jo vetem Shqiptaret e Shqiperise,por sidomos ata te Kosoves,qe arriti ti mbroje kufijte teritoriale.Duhet qe Amerika te reflektoje,se behet fjale per personin qe na solli demokracine,qe sakrifikoi dhe familjen e vet me jete modeste,per te miren e Shqipetareve.