“The Revenant”… 61-vjeçari i mbijeton sulmit të ariut që e kafshoi në kokë

21 Maj 2021, 22:05Lifestyle TEMA
“The Revenant”… 61-vjeçari i mbijeton sulmit të

Një burrë në Alaska publikoi fotografi vërtet të rënda të vetes, pasi i mbijetoi sulmit të një ariu të murrmë, ndërsa po shëtiste në pyjet e Alaskës.

Sikur të ishte një skenë nga filmi “The Revenant” me Leonardo di Caprio-n, Allen Minish, 61 vjeç, u kafshua disa herë në kokë nga ariu. Megjithatë, për mrekulli, ai arriti të mbijetojë dhe të kujdesej për plagët deri në mbërritjen e ndihmës së shpejtë.

Prej disa ditësh ai është i shtruar në spital, ku po rimerr veten, edhe pse shenjat e kafshimeve janë ende shumë të dukshme.

“Kur e pashë fillimisht ariun, ishte rreth 10 metra larg, dhe mendova se ishte diçka e bukur”, tha Minish për televizionin lokal të Alaskës, KTUU, partner i CNN. “Kur m’u afrua fillimisht kapa pjesën e poshtme të gojës, por nuk e ndalova dot. Më kafshoi dorën dhe më pas dy herë në kokë”.

Fatmirësisht ariu e lëshoi për aq sekonda sa Minish të mbulonte fytyrën e më pas kafsha u largua. Ai tha KTUU se përdori bluzën që kishte për të ndaluar gjakun deri në mbërritjen e skuadrës së shpëtimit.

Ai tha se ariu nuk kishte faj për atë që ndodhi. “Unë isha në vendin e gabuar, në çastin e gabuar. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”.

1 komente në ““The Revenant”… 61-vjeçari i mbijeton sulmit të ariut që e kafshoi në kokë”

  1. Damn ,,Puthje e eger ? !
    dhe per ironi , kenga e par qe degjon ne Spital eshte ;
    “Save your kisses for me ” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje