Media serbe: SHBA-ja po bën presion mbi Greqinë që ta njohë Kosovën para rifillimit të dialogut

22 Maj 2021, 22:33Rajoni TEMA

Media serbe ‘Vesti Online’, shkruan se presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po bën presion mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës.

Referuar burimeve diplomatike media shkuan se, “është e rëndësishme për Uashingtonin që Athina ta njohë pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimisht të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, i cili është planifikuar në mes të qershorit”.

“Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që pavarësia e Kosovës është punë e kryer.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA-ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Washingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të fillojë fushatën e çnjohjeve”, thuhet në artikullin e mediumit, raporton gazeta Express në Kosovë.

Në artikull thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzn grekët me ndihmë financiare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra.

Me tej theksohet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.

3 komente në “Media serbe: SHBA-ja po bën presion mbi Greqinë që ta njohë Kosovën para rifillimit të dialogut”

  1. Erdogan says:

    Pse mos ta njohe Greqia Kosovistanin e Erdoganit?
    Serbia bashke me Tur-qine dhe Turkoallvanine e njohen Shkupin me emrin Maqedoni sa dhe ministri i jashtem Dacic i kerkoje “falje” Greqise qe “gabuam” me Shkupin.
    Greqia duhet ta njohe Kosoven me shkembim politik dhe ekonomik.
    Ndryshe le ta mbaje pezull sa te jete dore nga tur-qija.

    1. . says:

      Kosova eshte nje krijes perverse, nje Turqi e vogel ultraIslamike qe vetem probleme mund te krijoj ne te ardhmen rajonit dhe Europes.
      Kete diplomacia Greke e di shume mire.

  2. Ashtu Kot says:

    Vuciqi ne inagurimin e nje objekti, para 2 ditesh, pyetjes se gaztarit per ceshtjen e bisedimeve u shpreh: “Jam I trembur”! Kam frike se keto dite do degjoni gjera te papelqyeshme. Serbia eshte nen trysni te madhe. Sidoqofte dorezimi nuk eshte zgjidhje. Do vazhdojme te luftojme…
    Fjalia “Kam Frike” ishte vecanerisht e diskutueshme ne reagimin e lexuesve, si shprehje e disfates se mundshme te Vuciqit…
    Ne thelb kjo shprehje nuk eshte degjuar asnjehere nga Vuciqi.
    Pa diskutim qe Amerika eshte hedhur totalisht ne sulm per te arritur qe Serbia te njohi Kosoven. Edhe levizjet e fundit sic eshte stervitja ushtarake ne Shqiperi, lidhen me keto qe po shohim dhe me ato qe do pasojne. Amerika i dha ne goditje direkte Sali Berishes qe ne thelb eshte paralajmerim edhe per Kurtin. Qellimi I Amerikes eshte qe ta transformoje ambjentin shqiptar ne nje ambjent te paster nga spiunet dhe dallkauket. Me siguri do shohim me shume ne te arthmen. Kurti ka rene squk dhe nuk ndihet. Ai eshte e vetmja shprese e Vuciqit dhe ka rrezik qe ai te dale hapur kunder Amerikes, sepse Vuciqi do ta djegi ate perfundimisht duke e urdheruar te prishi bisedimet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje