Dëbuan mësuesit turq: Konfirmohet aktakuza për ish-shefin e AKI-së dhe dy të tjerëve

22 Maj 2021, 18:03Rajoni TEMA

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj ish-shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, drejtorit të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Valon Krasniqi si dhe drejtorit të Drejtorisë për Migracion, Rrahman Sylejmani për dëbimin e 6 mësuesve turq nga Kosova.

Driton Gashi, Valon Krasniqi dhe Rrahman Sylejmani akuzohen për keqpërdorim të detyrës, ndërkohë që Sylejmani akuzohet edhe për heqje lirie të 6 personave. Ndërsa kërkesë e tyre për hedhjen poshtë të aktakuzës është refuzuar.

Në vendimin thuhet janë refuzuar si të pabazuara kërkesat e mbrojtësve të të akuzuarve të cilët kishin kërkuar hudhjen e aktakuzës.

“Refuzohen si të pabazuara kërkesat për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave të ushtruara nga mbrojtësi i të pandehurit Driton Gashi, nga mbrojtësi i të pandehurit Valon Krasniqi, avokati Ekrem Hoxha, nga mbrojtësi i të pandehurit Rrahman Sylejmani, avokati Flakron Sylejmani, shkak se në shkresat e lëndës ka prova të mjaftueshme të cilat e mbështesin dyshimin e bazuar mirë se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat po akuzohen”, thuhet në vendimin e Themelores.

5 komente në “Dëbuan mësuesit turq: Konfirmohet aktakuza për ish-shefin e AKI-së dhe dy të tjerëve”

  1. mik says:

    Keto persona duhet te denohen me cdo kusht. Nuk mund te perdoret pozita shteterore dhe kushtetuta si prone private.

    1. Kalec Dega says:

      Po Eddvin Rama kur do paditet per te njejtin krim?

  2. O miku, me i kthjellet. Nuk duhen denuar pse bejne detyren.

    1. mik says:

      Edhe une per te bere detyren e kam fjalen, dhe jo per ta shperdoruar ate.

  3. Te shpallen nderi i kombit says:

    Sepse pastruan kosoven nga qelbi turk dhe duhet te vazhdojne per te gjith mbartesit e islamqenerise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje