Selia blu: Basha takohet me 3 ministrat e BE, integrimi është interesi më i madh për vendin

23 Maj 2021, 18:19Politika TEMA

Selia blu njofton se Lulzim Basha u takua ditën e sotme me ministrat e jashtëm të Austrisë, Çekisë dhe Sllovenisë, vend i cili merr dhe presidencen e radhës së BE me 1 Korrik.

Sipas një njoftimi të servirur nga PD për mediat, thuhet se, Basha i siguroi ministrat se do të bëjë gjithçka mundet në kapacitetin e tij për procesin e integrimit, si interesi më i madh kombëtar për vendin dhe për të përmirësuar jetën dhe të ardhmen e qytetarëve shqiptarë.

Në qendër të diskutimit të këtij takimi, sipas selisë blu ishin dhe procesi zgjedhor i 25 prillit 2021 dhe shqetësimet e opozites në lidhje me tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve.

“Në këto zgjedhje qeveria përdori të gjithë mekanizmat, që nga administrata dhe fondet publike, tek personat e inkriminuar dhe paratë e krimit dhe korrupsionit për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. Viktima e kësaj masakre zgjedhore janë fatkeqësisht qytetarët shqiptarë të cilët duan ndryshim dhe një jetë më të mirë për familjet e tyre“, tha kreu i PD.

Basha nënvizoi gjatë bashkëbisedimit rolin e BE për vendin tonë dhe nevojën për të bashkërenduar forcat për të nxitur përmbushjen e kushteve nga Shqipëria, sidomos ne luftën kundër kimit dhe korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Sipas njoftimit për shtyp të demokratëve, ai shprehu vullnetin e palëkundur të PD për të vazhduar betejën për ndryshimin për të cilin vendi ka shumë nevojë.

Ministrat nga ana e tyre, sipas njoftimit të PD, u shprehën se BE dhe vendet anëtare do të ndjekin me vëmendje maksimale zhvillimet post-zgjedhore në Shqipëri, do të ketë një vëmendje të veçantë në raportin e OSBE/ODIHR dhe gjithashtu në vendimmarrjet e organeve administrative të zgjedhjeve dhe ato gjyqësore. Një theks të veçantë ato i vendosën procesit të integrimit që do të thotë një vëmendje edhe më të madhe të BE-së ndaj Shqipërisë.

2 komente në “Selia blu: Basha takohet me 3 ministrat e BE, integrimi është interesi më i madh për vendin”

  1. Ciao says:

    Jo more kaqol jo, nuk te degjon e as te beson njeri ty se je genjeshtar dhe mashtrues.Jep doreheqjen,ate shiko,te tjereat nu i bene dot ti se je i paafte.

  2. Bert G. says:

    O kokrra e legenit!
    Historia, Shqiperia dhe Amerika te kane thirrur te mbash nje qendrim te qarte kunder vjedhjes, kunder antiamerikanizmit dhe kunder hajdutit qe ka vjedhur xhepat e shqiptareve dhe te zgjedhesh midis hajdutit pengmarreses apo interesit te demokracise, interesit te vendit, interesit PDse dhe aleances se shejte me Ameriken!
    Ti ju qurravitesh, qe nje kukulle si ty qe Berisha i shkerdhen pipthin, i paskan vjedhur karrigen e kryeministrit me masaker te papare.
    Po kujt i plas kari tek ty o mafishe?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje