Agron Shehaj shpalos platformën për të marrë drejtimin e partisë: Basha nuk e çon dot PD-në në fitore

24 Maj 2021, 18:29Politika TEMA

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, doli për herë të parë para mediave si kadidat për kreun e PD-së.

“Po kandidoj sepse udhëheqja aktuale po përpiqet ta kalojë humbjen e 25 prillit si një gjë të zakonshme. Kandidimi im është fillimi i një projekti për ndryshimin e PD”, tha ai.

Shehaj tha se konkurrimin nuk e sheh si garë për një post, por si një përpjekje të përbashkët me të gjithë demokratët që kërkojnë që partia të jetë partia e anëtarëve.

Shehaj përjashtoi mundësinë e bashkëqeverisjes me Ramës, nëse zgjidhet kryetar.

“Nëse zgjidhem kryetar i PD, nuk do të ketë bashkëqeverisje”, u shpreh Shehaj.

Shehaj tha se përballë Edi Ramës duhet një njeri krejt ndryshe prej tij”

“Basha nuk është lider i korruptuar. Përballë Edi Ramës duhet një njeri krejt ndryshe nga Edi Rama. Duhet të jetë i pakorruptuar”.

Ndëtsa për shpalljen non grata të Sali Berishës nga SHBA, Shehaj nuk pranoi të bënte komente.

“Jemi të vetëdijshëm që lideri historik i PD ka kontribut të jashtëzakonshëm në orientimin e Shqipërisë drejt Perëndimit. Për shpalljen non grata nuk kam koment”, tha ai.

Shehaj tha se bindjen për të kandiduar e bazon në bindjen se Lulzim Basha nuk e çon dot PD-në në fitore.

5 komente në “Agron Shehaj shpalos platformën për të marrë drejtimin e partisë: Basha nuk e çon dot PD-në në fitore”

  1. Teuta says:

    Nuk e kuptoj ! Basha nuk eshte lider i korruptuar. Perballe Rames duhet te jete nje njerii pakorruptuar . PO mire paska qene Basha. I pakorruptuar duhet perballe Rames,i pakorrutuar eshte Basha,,, pse duhet nderruar ?

  2. Shoku says:

    Asnje ndryshim nga Basha si per bashkepunimin me Ramen,po dhe heshtje ndaj Berishes. Te pakten Basha u shpreh . Kjo tregon se nuk ta mban nga Berisha , Ku te ka kapur ?

  3. Doriani says:

    Agron, PD eshte nje mocal. Kurse Berisha i damkosur nderkombetarisht. Leri meritat e tij. Shiko pertej te sotmes, reformimin e PD dhe orientimin euro- atlantik te vendit. Vendi eshte futur ne nje trajektore te re zhvillimi. Ju duhet ta beni tuajen kete gjendje, perndryshe do dukesh i rendomt. Miqesisht.

  4. Trebeshina says:

    Jo more, dhe ti ke frike nga lugati dhe krimineli Sali Berisha,atehere cfare vlonjati je?!

  5. Taulant says:

    O debila por ai eshte inteligjent jo si ju suflaqexhinjt.
    Agroni po ben fushate qe te zgjdhet kryetar.
    75mije anetar qe votojn jane me shumice pro Berishes.
    Nuk eshte se voton elita por militantet (si ne cdo parti).
    Foli shume sakte si nje lider perendimor e jo si nje shpellar i politikes Shqiptare .
    Por ju suflaqexhinj keni frike se mos fiton e rrezon Ramen nga pushteti ???
    Tjeter gje por ai po fitoj Rama nuk e kap fundvitin ne pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje