Shqipëria në Këshillin e Sigurimit: Pritet të bëhet anëtare jo e përhershme

24 Maj 2021, 15:51Politika TEMA

Qershori pritet të shënojë një tjetër arritje për diplomacinë shqiptare, pasi në New York, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, pritet të votojë për 5 shtetet e reja të cilat do të jenë anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit për përiudhën 2022-2023.

Në shkresën e firmosur nga Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Volkan Bozkir drejtuar të gjithë vendeve, votimi për 5 anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, do të mbahet në datë 11 qershor.

Ndarja e anëtarëve jo të përhershëm, është në bazë të zonave gjeografike dhe Shqipëria është kandidatura e vetme e ardhur nga Grupi i Europës Lindore, që do të zëvendësojë Estoninë, mandati i së cilës përfundon në fund të vitit 2021.

Dhe si kandidaturë e vetme, të gjitha gjasat janë që Shqipëria të marrë 2/3 e votave të nevojshme, shto këtu dhe faktin që asnjëherë deri më sot në historinë e Kombeve të Bashkuara, nuk ka ndodhur që një kandidaturë e propozuar dhe e mbështetur nga një grup shtetesh, të mos i marrë këto vota.

Lobimi për ulësen në Kombet e Bashkuara, ka nisur prej vitesh dhe pritet të finalizohet me 11 qershor, kur Asambleja e Përgjithshme të votojë në favor të vendit tonë.

Veç Shqipërisë, 4 shtetet e tjera janë Gaboni, Gana, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Brazil. Pas kryesimit të OSBE-së përgjatë vitit 2020 tashmë 2022 pritet të jetë një tjetër vit i suksesshëm, për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

4 komente në “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit: Pritet të bëhet anëtare jo e përhershme”

  1. Kacaku says:

    Ama jane kantidate dhe orangotangot e Gabonit?? E po ne regull jemi , diplomacia shqiptare po ben hapa gjigante ……skemi koknkurent , jemi absolut ……jemi ne rrugen e duhur ….

  2. Brek grisuri says:

    Do na bejne anetare , nje nder i madh per diplomacine shqiptare , seshte pare ndonjehere antar te Asamblese se Sigurimit …..vec te tjere do marin vendimet , ne do jemi atje si llosha mbas deres , si derasa ne kemb , do na japin dhe celsat edepove te dosjeve ti ruajm si syteve ballit….me pak fjal bekshinj , ore , po pse fluturojne me pras ne byth keta tanet ??? Kot nuk thone , po do ta besh hamallin ose yzmeqarin te leje kockat per ty , beji qefin , thuaj fjale te medha dhe do shikosh , do cqyet per ty …..keshtu dhe keta tanet …..e keqia nuk eshte se na ben anetare , e keqia eshte se keta koraket tane e kane besuar ne vetvete se jane diplomate te lartesise se duhur , e kane besuar se jane shum te rendesishem …….e cna gjeti thuaj ….

    1. G. says:

      O breke grisur ! Shyqyr qe i ke te grisura se do qelbje keq dynjane.Duket se je shqiptar,por i konvertuar gjithandej.

  3. ***** says:

    Perfaqesusesi i pales shqiptare do e tregoj superioritetin e tij ne cdo mbledhje duke perdorur si taxi dy helikoptera Hawck.
    Nje do ta mbaj per vajtje ndersa tjetrin ekskluzivisht vetem per ardhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje