Ka gabuar Amerika dhe jo Berisha? Ngrica e mendjeve që vjen nga e shkuara

24 Maj 2021, 14:32Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Pas një hezitimi disa ditor, ka nisur një seri solidarizimesh me doktorin dhe kundër Amerikës, nga disa zëra publikë në vend, të cilët janë shfaqur si në formën e komenteve apo edhe pllakateve propagandistikë vizuale.

Ra në sy që në fillim pllakata grafike e Bujar Kapexhiut, që u duk se ishte marrë nga revista “Hosteni” e vitit 1978, e më pas u pa në pamfletet e Ylli Manjani dhe Artan Hoxhës(Presidentit).

Logjika e tyre është se ka gabuar Departamenti Amerikan i Shtetit që ka shpallur Sali Berishën dhe familjen e tij si “Person Non grata” dhe jo ish-Presidenti e ish-Kryeministri.

Sipas pllakatës së Kapexhiut, në tryezën e Kreut të DASH kanë mbërritur “dokrra, shpifje, trillime dhe rrena”, që ai s’i pa fare por i mori për të mirëqena.

Kurse Ylli Manjani thotë se edhe urrejtësit e Sali Berishës nuk e besojnë se është i korruptuar, pra kërkon të rikthejë tezën e vjetër sa tranzicioni shqiptar, se “Sali Berisha është politikani më i ndershëm në vend që jeton në një apartament të vogël 2 dhoma e një kuzhinë”.

Ndërkaq, Artan Hoxha(Presidenti) thotë që patjetër është Departamenti i Shtetit që e ka gabim, madje herët a vonë do ta ndryshojë qëndrimin.

Po mirë, pse Departamenti i Shtetit mund ta ketë gabim dhe jo Sali Berisha?!

Përse SHBA ka dëgjuar Ramën, kur ka pasur një mirë arsye dhe një mijë argumente për të fajësuar ish-Presidentin?!

Duan prova? Nëse duan të mbrojnë doktorin, mjafton të kundërshtojnë verdiktin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

DASH afirmoi qartësisht: “Në kapacitetin e tij zyrtar si kryeministër i Shqipërisë në veçanti, Berisha u përfshi në akte korruptive, si keqpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja me proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitime vetjake dhe pasurimin e aleatëve të tij politik dhe të anëtarëve të familjes në shpërdorim të besimit të publikut shqiptar ndaj institucioneve qeveritare dhe zyrtarëve publikë”.

Kjo është bindja e qeverisë Amerikane që e ka sjellë në vendim, është verdikti që nuk ka ardhur si një rrufe në qiell të pastër, por si proces politik në vite.

Le të dalin publikisht mbrojtësit e tij dhe të thonë se Berisha nuk është përfshirë në akte korruptive, nuk ka keqpërdorur fondet publike për përfitime vetiake, pasurimin e familjes dhe aleatëve të tij. Le të hyjnë në vorbullën e sqarimit apo kundërshtimit të akuzave, duke dhënë edhe provat e tyre.

Kjo nuk ndodh dhe nuk ka ndodhur. Asnjë, asnjëri prej mbështetësve mediatik të doktorit, nuk i konteston akuzat ndaj tij. Thjesht kërkojnë prova, kërkojnë dëshmitarë, kërkojnë njerëz që kanë dijeni për ngjarjet. Një pjesë e tyre fatkeqësisht nuk jetojnë më. Por jetojnë dhe janë aktivë ata që janë besnikë të Sali Berishës dhe të bindur se ai është një zyrtar që nuk është pasuruar, por jeton si asket së bashku me familjen e tij.

Edhe ithtarët e Enver Hoxhës prej vitesh mbrojnë idenë se idoli i tyre ishte i ndershëm dhe i pakorruptuar, por shoqëria nuk i beson, i ka lënë në margjina, ku dalin në ditë të caktuara në qoshe, si një dëshmi e një kohe që del nga ngrica e frigoriferit të kohës, sa herë ka ndonjë event, ku Enveri mund të dalë si imazh për disa, e gogol për disa të tjerë. Por kjo është folklor, e jo debat politik. Në këtë rast debati politik në hapësirën mediatike të opozitës ka mbetur në sirtarin e dytë të ngricës së historisë. Frigoriferi ka tre sirtare ngrice: i treti është Enveri, i dyti Saliu, e opinioni po pret me ngulm të parin për ta futur në ngricë, e më pas për të nisur normalitetin e regjimit të freskisë.

Tashmë kjo është përcaktuar, e nuk ka më kthim prapa, Berisha nuk i përket zonës së freskët të zhvillimeve, por asaj që temperaturat e ka mbi 20 gradë nën zero: diskutimet që bëhen në këtë argument, thjesht vijnë nga zona e ftohtë tashmë e historisë së Shqipërisë.

E ka kuptuar shoqëria, e ka kuptuar elektorati që dha sinjalet e qartë më 25 prill. E opinioni publik që kërkon të diskutojë, duke e nxjerrë “materialin” nga ngrica, duhet ta lërë të shkrijë gjatë. Por ka shumë gjasa që pasi të shkrijë, ky “material” të qelbë dynjanë, si peshku i ndenjur. E këtë radhë është “Peshk i Madh”…

21 komente në “Ka gabuar Amerika dhe jo Berisha? Ngrica e mendjeve që vjen nga e shkuara”

  1. Taulant says:

    Ky vleresim i DASH – it, eshte nje vleresim kaq, po kaq i perkryer, sa here here ke frike se je duke lexuar romanin e famshem te Zhyl Vern: “20,000 Lega nen Det”

  2. loni says:

    po logjike eshte ta mbrojne disa klysh te sales,kan lepire kockat nder vite kur ja hidhte sala,prandaj nuk ka asgje per tu habitur,qe eshte i korruptuar dhe kriminel nuk ka asnje medyshje,keta lepirsat do e kthejne mendjen nqs se kallami i gjat i heth nje cop mish ne vend te kockes qe i hidhte sal maloku,keta bertasin dhe mbrojne ku ka me shume kovka per te lepire,kjo eshte llogjika e ketyre plerave.

  3. Po kur te shkarkoi rruges per ne parlament a nuk kishte faj berisha o artan?

  4. Ju lutem, mos i jepni epitetin “Presidenti ‘ Artan Hoxhes , sepse ai nuk ka qene presindent . Duhet cilesuar ; Ithane per president,por u shkarkua ne mes te rruges ,pa mbrritir ne parlament. Mund te them , Artan Hoxha ( u nis per president,por u shkarkua ne mes te ruges pa mbritur ne parlamet ) Sqarim i gjate ,por i domosdoshem. Ne rastin e shkrimit duket sikur ka qene president…..

  5. God bless America! says:

    God Bless America!

  6. Pranvera do te vije says:

    Sali krimineli ne burg

  7. vlonjati says:

    Per Artan Hoxhen nuk habitem se ai eshte perdorur kurdohere dhe se ka problem se perdoret edhe nje here tjeter.Perdorimin e ka zanat te vjeter nga operativet e sigurimit e deri sot nga Saliu.Keq me vjen me Manjanin se ka qene dhe ne krye te min.se drejtesise,po sic duket e ka ngrene dhe ky lugen e corbes.Sa per kujtese Manjan kush i beri votimet e 26 majit,96,97,gerdecin,21 jenarin .Do me per belulin

  8. Zen berisha says:

    Amerika Mos vdekte kurre. Kto qe jan qire me salen me te semes shkofshin te gjithe

  9. Alban Dega says:

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DINE JO VETEM SHBA JO VETEM PER POLITIKANET … TANE … !?

    … Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork, ne Washington po e po, vijne emra e bema presidentesh, kryeministrash, ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
    PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijers vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    Tregu nxjerr cdo gje ne treg !

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te mencur e budallenj… Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 3 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E pabesueshmjs para 37 vjeteve

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete njoftonte se ish- KGB- ja sovjetike nen vellon e Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    Fotot dhe filmi qe ndryshuan Boten

    A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan Reagan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    Po sot !?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerohen rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
    Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
    Per publikun kjo. Po per institucionet e agjencite speciale!?
    Te gjithe mendojne se celularet ishin shpikja e shekullit ne fundvitet 90… !? Ha… ha…ha!
    Ne fundvitet 90 ato u vune ne perdorim per publikun me pikatore, por ne te vertete ishin shpikur qysh ne vitin 1964 per ushtrine dhe per agjencite ligjzbatuese amerikane. Pra 30 vjet me pare … Po sot !?
    Jane te pakten 10- 25 vjet perpara!
    Puritanet e e degjeneruar te Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe! Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten…
    Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Po per politikanet e shtetaret tane !?
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te viirgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te drejtin dhe te pakorrupturshemin, heroin as antiheroin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    Jemi ku jemi se jemi ata qe jemi

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasen p…jeshkat!

    Plasi …jo peshku, pjeshkat… paraja…

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e ilir Metet, fc pGjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

  10. Vlesh says:

    Me kete njeri filloi akti i II pas EH i fatkeqesise se ketij populli!
    Berisha vjen ere e resend ne keto 30 %.
    Mjasftok e Bija me 3%, Nuee Kala i Sh. qe mori keshe 7 M Euro dhe [email protected] Nuk gabojne amerikanet.
    Jane bashke Serbi , Lubonja , Tur bixhozxhiu, ca eunuk te dhjere qe duan para si Babameto. Tani Hoxha i pacipe, idiot i tallur keqas si ” President” dhe ca hajvaner te tjere. Eshte kohe e re! Keta sot janer asgje, por thjeshte argetuese!

  11. historia perseritet says:

    Mbani mend sa lavderoni Ameriken ti kujtoni kur tja ktheje patkojte Rames!
    Ka mbajtur ne preher Sadame, Bin Ladene, Ortega e Noriega, Talabane e Gadafe e i ka bere hasha kur i ka shtrydhur.

  12. 001 says:

    Një llogari e thjeshte fare ,këta te ashtuquqjtur “OPINIONISTË ” numurohen fare kollaj si delet ne shtrunge ,po merrni qëndrimin e gjithe shqiptareve që jane shprehur në mediat (jo ato te këtyre ” që nuk u kanë vene cak kurre por kanë folur për vite te tera nga b…ha dhe krahasoni ,pjesa derrmuese e shqiptareve janë shprehur në miratim jo vetem të shpalljes se këtij bandilli që i u poftis shqipëetareve per 30 vjet por edhe per denimin e tij sepse keta qe llomotisin janë te barkut te shën Marise dmth përfituesit prej tij ndersa në kurriz atë monster e kanë patur shqiptaret ..

  13. ILYRIA says:

    Sal Ram Berisha do te qendoje per nje 10-Vjecar ne Mendjen e Publikut shqipetar si Flama dhe Poshtersia e Qenies Njerezore qe shqipetaret per fatin e tyre te zi e paten ne krye te tyre…………..sa per Personat qe permenden ne shkrim si perkrahes te tij eshte mire as mos ti permendim as te mos i degjojme as mos ti konceptojme, shkurt Kryq i Zi ne Fytyre ↕↕↕……eshte thjeshte HUMBJE KOHE……..
    Mbas atyre Viteve , qe permenda me lart, Sal Ram Berisha do te harrohet nga pjesa derrmuese e shqipetareve….per kete jam me shume se i bindur…….Ai do te permendet me nje Fjali ne Historine e Shqiperise………….
    ► Shkaterroj fillimin e Demokracise shqipetare e lindur fill pas Regjimit Komunist te E.Hoxhes per gati 30-Vjet◄.

  14. Arber Iliri says:

    Te pakten injorance,per te mos thene me shume.Nje akt I shtetit amerikan para se te publikohet kalon ne nje proces verifikimi qe ca personave as u shkon nder mend,sepse njohin vetem menyren e lehte dhe te papergjegjeshme ne marjen e Vendimeve.Amerikanet e kane vertetuar e stervertetuar ate qe thone si shtet.

  15. sekretari i prtisë says:

    RRUFJANËT POLITIKË BUTHËLËPIËRËS TË KALIBRIT TË KËTYRE TË TREVE, I KANË SJELLË NJË DËM TË PA RIPARUESHËM, NË RADHË TË PARË POPULLIT SHQIPËTAR DHE PARTISË DEMOKRATIKE.
    MOS PAFSHIN DRITË ME SY RRUFJANËT E KËSAJ KATEGORIE.

  16. dhembeli says:

    …As buke, as brekw s’ju lane,
    Ju punoni, Ata hane!
    Nuk ju lan’ aspakw ndere,
    Q’e keni pas perhere.

    AS turp, asnder, as gjak s’kini,
    Unji kryet dhe po rrini.
    O Shqiptare, o bark-zbrazur,
    Fustancjerre e kembezbathur,

    Zemerohuni njehere,
    As krenare, po vec te dhjere!

    Sikur te ishte Konica sot gjalle…!?

    Sot ,kur “Zeusi”, u kthye edhe nje here ne keto anet tona, …Foli shqip , …A do te ngriht ky popull dhe te nxjerri jashte “Djallin”, njehere e mire?!
    E ngriten zerin ne proteste, me te drejte , shoqeria civile per dhunen ndaj adoleshenteve …. vetem kaq!
    Po nuk luftuam vetw te keqen ,ne menyre te organizuar, kur fati na erdhi per se dyti ,mos prisni here te trete !

  17. iksi says:

    Harrove Kaç Islamin . Une nuk e kuptoj qe shum njerez kur kalojne me partine demokratike ikin per lesh si ky i lartpermenduri , ju ikin trute ne drejtim te paditur . I forte ky Edi Rama , ky blene Ballkanin , blene Europen , blene Ameriken . Atehere i bie qe Banka Europjane dhe Banka Botrore qenkan te Rames . E u hengert mortja se me te vertete ju kan ikur trute ne drejtim te paditur , Eh çfar them edhe une , Mos kan patur ndonjehere tru keto .

  18. Populli says:

    Fuck berishizmit banditesk. …rrofte USA!

  19. Lala says:

    Mendja kallkan me sa duket nga shkrimi eshte ne koken tende o Yll i kuq i Rilindjes.Ju ka hedhur trute e peshkut Edi Rama dhe eshte veshtire ta shikoni boten sic eshte .

  20. Pajdhany says:

    O ka gallat me shqiptart !
    Bota si njef,kujto se jan t pazot.
    Edhe shqiptari me ngordhalaq ,kur del n bot hapet bythsh si Herkul Tajson.
    E kom thon ktu e dekad me par.
    Shqiptart kur t futen n EU do marrin peng Bruksel pralamentin E U.
    Po t jet Sala n parlament europjan ,bo bllokim total dhe pordhnim gjenetik.
    Europa nuk kupto nji gjo.
    Pse vetem shquptart urrehen n Ballkan nga kojshit ?!
    Sepse jan t kqinj.

  21. petro says:

    Sepse ky shkrim më kujtoi një pjesë filmi. “Ha diku një lugë çorbë të prishur dhe pastaj vjell gjithë jetën”. Kush ka provuar çorbën e Saliut është i detyruar të flasë me gojën e tij po me mendjen e Saliut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje