Meta refuzon sërish komisionin hetimor: E humbët mundësinë më 10 maj, s’keni legjitimitet si Kuvend

24 Maj 2021, 12:17Politika TEMA

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është përgjigjur letrës së Komisionit Hetimor që e kërkoi në seancë dëgjimore.

Në një shkresë zyrtare, Presidenti shkruan se ky komision e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.

Kreu i Shtetit thekson se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Përgjigjia e plotët e Presidentit:

Pranë Institucionit të Presidentit të Republikës është administruar shkresa nr. 1081/36 prot., datë 21.5.2021, e Kuvendit, me anë të së cilës përcillet shkresa nr. 1081/36 prot., datë 21.5.2021 e nënshkruar nga deputeti Alket Hyseni, cilësuar nën atributet e Kryetarit të Komisionit Hetimor me emërtimin “Për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë”, me lëndë “Thirrje për seancë dëgjimore në Komisionin Hetimor”.

Në këtë shkresë, veç të tjerave, kërkohet prania e Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, në seancën dëgjimore në datën 24.5.2021, ora 12:00, para strukturës të emërtuar si “Komisioni Hetimor”.

Ky njoftim, ashtu si gjithë praktika e dërguar deri më tani në adresë të Institucionit të Presidentit të Republikës, është një përpjekje e radhës e Kuvendit, për të bërë të duket sikur po ndiqet një proces i ligjshëm, ndërkohë që siç dhe Kuvendi është në dijeni, ky proces ka nisur në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit, dhe ligjin.

Para së gjithash, ju bëjmë sërish me dije se, Kuvendi i Shqipërisë e humbi mundësinë që nëse do të donte të zhvillonte një seancë dëgjimore me Presidentin e Republikës, ta zhvillonte atë sipas kërkesës së tij, në datën 10 maj 2021, duke e mohur këtë kërkesë në mënyrë arbitrare dhe të orientuar politikisht.

Me veprimtarinë e tyre të zhvilluar në shkelje të parashikimeve të detyrueshme për zbatim, Kuvendi e humbi mundësinë e dhënë nga Presidenti i Republikës për të respektuar Kushtetutën, Ligjin dhe Rregulloren e Kuvendit.
Lidhur me këtë lloj njoftimi të përsëritur nga ana juaj, Presidenti e ka shprehur qartë vullnetin dhe qëndrimin e tij në shkresën me nr. prot. 1651, datë 16.5.2021.

Kjo letër dhe ky vullnet i Presidentit të Republikës ju është përcjellë tashmë dy herë. Së fundmi dhe me shkresën me nr. prot. 1651/3, datë 21.5.2021, dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë në po të njëjtën datë, në orën 14:30.

Ndërkohë që Kuvendi i Shqipërisë, vijon me përgatitjen e dosjeve fiktive, përmes njoftimeve të parapërgatitura, me qëllim që të duket sikur po zhvillon një proces që respekton procedurën.

Mjafton këtu vetëm të përmendim faktin se, pa pritur ende përgjigjen e Institucionit të Presidentit të Republikës për shkresën tuaj me nr. prot. 1081/32, datë 18.05.2021, (përgjigjen e së cilës e ka marrë me shkresën nr. prot. 1651/3, datë 21.5.2021, administruar nga Kuvendi në orën 14:30), Kuvendi ka përcjellë përmes shkresës nr. 1081/36 prot, datë 21.05.2021, Kuvendi përsërit të njëjtën kërkesë për të cilën tashmë kishte marrë përgjigje.

Gjithsesi, ju sjellim në vëmendje se, Presidenti i Republikës ka bërë të qartë qëndrimin e tij se, nuk bëhet palë me askënd në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.

Presidenti i Republikës, ripërsërit edhe një herë thirrjen për reflektim në kohë nga ana e deputetëve të këtij Kuvendi, që veprimtarinë e tyre në kushtet e afrimit dita-ditës të përfundimit të mandatit, duhet ta ushtrojë vetëm në përputhje me rendin e brendshëm juridik.

Sa më sipër me porosi të Presidentit të Republikës, po jua ridërgojmë edhe një herë bashkëlidhur shkresën me nr. prot. 1651, datë 16.5.2021.

6 komente në “Meta refuzon sërish komisionin hetimor: E humbët mundësinë më 10 maj, s’keni legjitimitet si Kuvend”

  1. Ze qir says:

    O HAJVAN DMTH ME 10 MAJ ISHTE LEGJITIM TANI SESHTE ME
    SA HAJVAN JE PER ZOTI!!!!!!!

  2. Trotski says:

    Nuk kam pare ma Koqe Kandari !!! Ne vend qe te shkoje dhe te Perballet drejt per drejt ,i ben Dredha “Plumbit “per te keqen e Tij.Tamam Katnar i Pagdhendur.Po ne fakt nuk di si te mbrohet se eshte i menderosur e nuk ka “Ilaç” qe e rregullon.

  3. Asnji cudi .
    Eshte genetike ,Kjo rrace Muti nuk njeh Ligje e Shtet .
    Kta njohin vetem Dhune !
    Cfurkun ne bythe funderines .

  4. Sa i Peshtire dhe Neveritshem eshte Like-Hajduti says:

    Llogjika e LIke Hajdutit:”Skeni Legjitimitet” se me Hetoni Mua…po ..Like Floriri ..po ti vete c´fare Legjitimiteti ke ne nje Presidence qe nuk njehe KUvendin???????Varur prej kembesh….keshtu e do LIke-Hajduti….shiko LIke se do te hyje ne Bythet ndonje C´furk..lol

  5. A.Floriri says:

    Saddami në Irak, Millosheviçi në Serbi dhe Causeuscu në Rumani u sollën si Meta. Psikologjia njerëzore është e njëjtë në kushte të ngjashme. A ka udhëheqës tjetër rajonal të njëjtën gjë?

  6. shqip says:

    Komisioni ka bindjen se ky është në shkelje të rënda të ligjit dhe kushtetutës. Ky ngre 1000 pretekste që nuk ka asnjë shkelje, që nuk e njeh komisionin, pastaj e njeh, por ata e kanë humbur rastin për dëgjesën në dt 10/5. E para e punës ligji themelor i kodit penal thotë : ligji është i barabartë për të gjithë. Në këtë pikë çdo shtetas shqiptar ka të drejtë të mos paraqitet për hetim në gjendje të lirë, pasi edhe ai mund të thotë : nuk i njoh institucionet e vendit, gjykata, prokuroria etj. Prandaj bota ka shpikur një mekanizëm që rregullon tufën e kafshëve ( njerëzit e pa bindur). Ka shpikur policinë që në antikitet. Sepse e dinë që njeriu nuk bindet vetë. Unë nuk them që komisioni të urdhërojë policinë në rastin e këtij bastardi. Por komisioni dërgon material në gjykatën kushtetuese. Dhe nëse kjo e gjen në shkelje , atëherë është e detyruar të bëjë shoqërimin me forcë të presidhjerit të Alb-ba- ni- stani pa porta . Ky kellira që na turpëron me përfaqësimin e tij prej perversi, arrin të destabilizojnë me 400 mercenare Shqipërinë. E merr nëpër këmbë nderin e kombit shqiptar duke iu kundërvënë edhe miqve tanë. Ndërsa ne populli i fjetur nuk bëmë një protestë madhështore para presidencës . Nuk e di , por jam më se i bindur se një person i tillë me kaq minuse nuk do rrinte as 1 muaj në atë detyrë. Shqipëri moj të kam dhjere, nuk të njoha dot një herë. Kështu thoshte Konica i madh per gjyzelet që sundonin mbi këtë popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje