Presidenti i Republikës e ka akuzuar gazetarin Frrok Çupi si ‘agjent i Serbisë’. Akuza është bërë nga Presidenti në foltoren e Presidencës, pak ditë më parë.
Në morinë e materialet pranë Komisionit Hetimor Parlamentar, me qëllim hetimin e Presidentit, është depozituar edhe deklarata në audio dhe video e Presidentit të Republikës ku akuzon gazetarin Çupi si ‘agjent i Serbisë’.
Mësohet se Frrok Çupi ka paraqitur, në Komisionin Hetimor Parlamentar, një kërkesë në lidhje me akuzën e Presidentit.
Çupi kërkon nga Komisioni që ‘Presidenti i Republikës të paraqesë prova mbi veprimtarinë time që sipas tij është ‘agjenturore në shërbim të Serbisë’. Por nëse nuk paraqet prova- shkruan gazetari, – atëherë ‘kërkesa ime të administrohet si një kallëzim për shpifje’ ndaj Presidentit të Republikës.
Gazetari shkruan se në këtë mënyrë ‘Presidenti i Republikës është përfshirë publikisht në sulme personale, aq më tepër kur sajon dhe shtrembëron të vërtetën’. Ai thekson se sulmi i Presidentit ndaj tij kryhet ‘për shkak të profesionit tim si gazetar’ dhe se Presidenti sulmon këdo dhe çdo opinion që nuk i vjen për shtat.
Po në këtë shkresë drejtuar Komisionit Hetimor Parlamentar, gazetari Çupi deklaron se pas sulmeve të Presidentit, ndjehet ‘i pasigurt për jetën e tij dhe të familjes’, dhe kërkon mbrojtje nga shteti.
“Tashmë nuk jam në gjendje që i vetëm të mbrohem nga njerëzit afër Metës, nga ‘nacionalistët’ e shtyrë prej tij, nga elementë të tjerë kriminalë ose të dobët mendërisht që frymëzohen lehtë nga fjalët e presidentit për vepra të dhunshme’, shkruan Frrok Çupi.
Kjo e akuzave si “Agjent” i njerit apotjetrit sherbim te uaj eshte bere mode ne shqiperi pasi jemi shume njerez te beses dhe per interes shesim jo vetem atdheun por edhe nenen. Qe ka dhe duhet te kete shume personealitete te rekrutuar nga agjentuarat e huaja edhe kjo nuk eshte ndonje cudi e madhe por qe te vertetohet eshte shume e veshtire dhe gjithcka mbetet ne suazen e supozimeve dhe akuzave. Po te degjosh politikanet tane dalin te gjithe agjente dhe po qe se gjysma te ishte e vertete mjere ne . Gjithsesi nje balte te tille i duhet dhene pergjigjia ne gjykate dhe sikush te mbaje pergjegjesi per ate qe thote. Po kur akuza vjen nga Presidenti i cakorduar i Republikes eshte e rende pasi ai eshte kryetar i Keshillit te Mbrojtjes dhe duhet te informohet mire para se te nxjerre nga goja mufka te tilla. E ndoshta per idiotesira te tila Presidenti dduhet shkarkuar si i papergjegjshem per detyren.
O Frrok, bablok .
Mos u merr me të .Lere në hallin e vet tani, se u bë për gjynah .Na shkruaj na ndrço, ajo është puna jote .