Kina po ndërton një kryeqytet të ri për Egjiptin

24 Maj 2021, 19:22Lifestyle TEMA

Ekonomia e Egjiptit po rritet shumë shpejt. Kina ka investuar shumë para për ndërtimin e metropoleve të Egjiptit, që përfshijnë parlamentin dhe presidencën. Kjo marrëveshje mund të sjellë shumë përfitime.

Aty ku po ndërtohet tani kulla më e lartë e Afrikës, tre vite më parë nuk ishte asgjë më shumë sesa një shkretëtirë.

Më pas filluan punë ekskavatorët dhe makineri të tjera të rënda nga kompania shtetërore kineze e ndërtimit CSCEC. Ndërtesa 585 metra e lartë pritet të përfundojë janarin e vitit të ardhshëm.

Kulla ikonike nuk është ndërtesa e vetme gjigande, që Kina po ndërton ndërkohë nga hiçi në Egjipt. Republika Popullore Kineze është partneri më i rëndësishëm i qeverisë egjiptiane për ndërtimin e kryeqytetit të ri, i cili po ngrihet rreth 35 km në lindje të Kairos.

Kulla ikonike e cila të kujton një obelisk është një ndër 20 kullat e larta, që do të përbëjnë qendrën e biznesit të kryeqytetit të ri administrativ.

Bankat kineze ofruan kredi prej 3 miliarda dollarësh dhe kompania CSCEC  mori përsipër punimet. Kina gjithashtu do të financojë dhe do të ndërtojë një shteg hekurudhor, që do të lidhë Kairon me kryeqytetin e ri.

Ajo çka do të ishte e papërballueshme për një kohë kaq të shkurtër për kompanitë egjiptiane të ndërtimit,  nuk është aspak e vështirë për kompaninë kineze.

CSCEC  është shoqëria më e madhe kineze e ndërtimit dhe ka arritur të fitojë mjaftueshëm eksperiencë në kinë duke ndërtuar kulla gjigande.

Në pjesën më të madhe të rasteve, kur Kina ndërmerr një projekt jashtë vendit, përfshihet pikërisht kompania CSCEC.

Mijëra punëtorë kinez po punojnë së bashku me forcat punëtore vendase në kantieret e ndërtimit, në mënyrë që projekti i kryeqytetit të ri të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Pavarësisht se ka pasur vonesa për shkak të pandemisë, mendohet që banorët e parë do të shpërngulen aty këtë verë. Pas disa viteve qyteti besohet, se do të ketë më shumë se 6,5 miliona banorë.

Në këtë mënyrë do të lehtësohet disi metropoli Kairo, ku tani jetojnë 20 milionë njerëz. Zyrtarët egjiptian do të shpërblehen me pagesa të veçanta goxha bujare në rast se vendosin të shpërngulen në selinë e re qeveritare.

Përveç parlamentit dhe presidencës së re, në kryeqytetin e ri të Egjiptit do të ndërtohet aeroporti më i madh i vendit.

Do të ndërtohet gjithashtu një qendër argëtimi si dhe një park i cili do të jetë tre herë më i madh se Parku Qendror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti Abdel Fatah al Sissi flet për lindjen e një shteti të ri. Me këtë ai nënkupton një Egjipt, i cili do të ketë marrëdhëniet më të ngushta me Kinën si asnjëherë më parë.

Die Zeit– Përktheu: Ina Merlika

12 komente në “Kina po ndërton një kryeqytet të ri për Egjiptin”

  1. Lokser says:

    Kurse edi Rama merr vaksinat nga kina dhe. Xhamiàt nga turkoarabet

    1. free says:

      dhe vaksinon byth palaret evgjit si puna jote. Veti nji here andej nga athina mos te japin noi pras te trashe se sat eme i kane dale syte si poc nga prasi.

  2. Drejtesia says:

    Le te vazhdojne bythzinjte eEgjyptit gjersata hane sa krahu sic e hengri Mali izi

  3. Drilon says:

    Kurse shqiptaret te mbajne preshin e BE-se

    1. Neroni says:

      Pse ankohesh nga BE? Do e mbajne premtimin, do na antaresojne ne shekullin tjeter.

  4. Illyrian says:

    Pyetja është: Sa do t’i kushtojë Egjiptit? Ose ç’farë do t’i kushtojë Egjiptit?

  5. nje qytetar says:

    Kullat atje ne Egjipt si show me aeroportin e Kukesit ketu ne Shqiperi. Efekti ne shkeputjen nga varferia ZERO. Shqiptaret njelloj si me pare e ngjyejne kafshaten ne fukarallek…meqe ra fjala, Shqiperia vendi me te ardhurat me te pakta per fryme ne Europe, sipas statistikave te vete BE.
    Ka ndonje investim kinez ku nderton fabrika te indistrise ushqimore, se sa per Kulla ato as nuk haen as vishen.

  6. dikur says:

    Brezi qe po drejton sot Kinen e njeh Shqiperine per shkak te mardhenieve te dikurshme shume miqesore . Fuqia ekonomike e Kines sot eshte e pa diskutueshme. Vendimarrja e saje e shpejte dhe efikase (per shkak te sistemit politik qe ajo ka) . Ne nuk jemi te afte te shfrytezojme keto mundesi . Jemi te denuar te rrijme prapa detes se Europes duke pritur lemoshe sipas humorit te anetareve te BE–se Dhe e vertera eshte se vaksinat per shpetimin e popullsise erdhen nga Kina . Por nepermjet Turqise se nuk na lehohet ti marrim drejrperdrejt nga Kina . Qe per hir te se vertetes jane te gatshem te na i japin si vaksinat edhe invsetimet me sasira qe ndikojne ne zhvillimin e vendit.

  7. Shtriga says:

    boll pate majtas e djathtas. partneritetet duhen pa diskutim , jetojme ne globalizim, por dhe mund te bejme plot gjera vete. i kemi tere te mirat e s’na duhet ti lepihemi kines , qe te jep po ec e merre vesh cfare do si kembim

  8. a says:

    …te gjitha keto gjera, nuk besoj te ngrene nivelin e jetes se fakir fukarase. Paria dhe burocrazia shteterore sigurisht fitojne.

  9. Lokser says:

    Ik mor legen PSE ofendo jamshqiptare myslymon po’ ty ta shkerdhej motren grek turk serb mund te jesht ti o shkerdhat dhashe opinioni Tim

  10. Lokser says:

    Ik mor shkerdhat mos guxo mo me sha nga nona se ti pres koqet ma jep numrin e telefonit legen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje