Cila është origjina e vërtetë e Kristofor Kolombit?

25 Maj 2021, 22:20Lifestyle TEMA
Cila është origjina e vërtetë e Kristofor Kolombit?

Kristofor Kolombi në Tokën e Re – pikturë historike

Universiteti i Granadës dhe disa laboratorë ndërkombëtare do të analizojnë eshtrat e eksploratorit të famshëm, për të zbuluar nëse ai vjen nga Italia, Portugalia ose ndonjë zonë e Spanjës.

Me ndihmë të teknologjisë më të avancuar gjenetike tetorin e ardhshëm, do të zbulohet një ndër enigmat më të mëdha historike.

Një hetim i nisur nga Universiteti i Granadës, në bashkëpunim me laboratorë nga Granada, Firence, Roma, Teksasi dhe Meksika do të zbulojnë vendin e tij të lindjes në bazë të analizave gjenetike, të cilat do të analizojë eshtrat e eksploratorit të famshëm, duke i krahasuar ato me eshtrat, që besohet se i përkasin anëtarëve të familjes së tij.

Ndoshta po vjen dita për të rishikuar të dhënat, që deri më tani janë konsideruar si të vërteta në histori. “Ne jemi në fazën më vendimtare, pas një pritje të gjatë për teknologjinë më të avancuar gjenetike, e cila do të garantojë shanset më të larta për sukses,” thanë studiuesit e projektit të famshëm, i cili quhet DNA-ja e Kolombit: Identiteti i tij i vërtetë (Columbus DNA: His True Identity).

Kolombi ndërroi jetë me 20 maj 1506 në Valladolid, por vendi i tij i lindjes nuk është vërtetuar ende. Italia është përfshirë në këtë projekt, për të shmangur keqkuptimet dhe dyshimet në rast se vërtetohet, që Kolombi nuk është nga qyteti italian i Xhenovës.

Rezultati i studimit do të bëhet i ditur në një dokumentar të drejtuar nga Francisco Lopez, prodhuar nga stacioni televiziv publik i Spanjës RTVE dhe Story Productions.

El Pais- Përktheu: Ina Merlika

12 komente në “Cila është origjina e vërtetë e Kristofor Kolombit?”

  1. Mesim says:

    Pergezime Ina Merlika. Me ne fund shoh nje artikull te pertkthyer dhe pershtatur ne menyre korrekte, sipas rregullave te shqipes

    1. Kelmendi says:

      E drejte dhe pergezime. Gjithsesi ne frymen e mire te sherimit te shqipes DNA ne shqip thuhet ADN ( Acid Deoksiribonukleik )

  2. Sara says:

    Kolombot jae nga Kotorri, gjysmat erdhen ne Shkoder pjesa tjeter shkoi ne Raguze (Dubrovnik) pastaj drejt republikave Italiane, (Venedik,Xhenove)
    Arkivat veneciane i percaktojne si tregetare dhe lundertare,(disa si pirate qe ne mesjtee ishte gjysem sinonim per lundertare)

  3. demokrati says:

    Edhe Kolombet edhe Brunet vijne nga Tivari.

  4. Cuko says:

    Fori , ishte nga Bathorja

  5. Turi says:

    Do na dilka Shqiptar më duket!

  6. Erdogan says:

    Kristoforos Kolombos ishte me rrenje Greke.
    Edhe Emri Greqisht do te thote Sjell Krishtin por edhe Mbiemri qe eshte shekullore dhe me i rendesishem qe do te thote Pagezorja.
    Kolimbao do te thote greqisht notoje.
    Kolimbithria eshte Ena metalike apo edhe mermeri e mbushur me uje per pagezime.
    Bile vete Emri Es-pana eshte Greke dhe popullsia e atehershme ne ato zona adhuronin Perendine e Panas te Gjithesise.
    Lojerat Pan Ballkanike apo Pan Evropiane.
    Gjibraltari quhej nga Greket I pyles tou Irakleos (Porta e Herkulit) qe del nga Deti Mesdhe ne Oqeanin Paqesore.

  7. Erdogan says:

    Emrin dhe Mbiemrin e ka Greke dhe vend ndodhja ne Spanje apo Itali nuk do thote asgje.
    Greqia d.m.th Epirotet,Ilyret,Ionet ku eshte Turqia sot shkuan ne Is-Pana (sor Espana) dhe ndertuan shume Polis Greke ne shekujt 4-5 para,eres,sone.
    Bile kete zone e quajten Is-Panas popull qe adhuronin Perendine Greke Panas shqip Perendine e Gjithesise apo Kozmike do thonim sot,
    Lojerat Pan Evropiane apo Pan Ballkanike kane nje kuptim te tille.
    Barqelloni eshte emertim Greke nga Barqiza afer Athines.
    Bile dy pjesetare Nga Katalonia ne Parlamentin Evropiane kishin kerkuar te jete Gluha (Glosa) Greke di e dyta ne Hapesiren Evropiane.
    Por nuk te lene colonizatoret angloamerikane dhe franceze.
    Gjibraltarin e sotem ne ate kohe Greket e quajten I Pyles tou Irakleos shqip Porta e Herkulit qe del ne Oqeanin Paqesor.
    Sa per Emrin Xristo-foros Greqisht do te thote Sjell apo bie Krishtin me vete do thonim.
    Kurse Mbiemri qe eshte edhe shekullore qe tregon nje fare Identiteti dhe me i rendesishem se Emri eshte Greke Kolombos.
    Kolo greq do te thote Bytha “shqip”
    Kolimbithja eshte ene metalike apo mermeri qe pagezonin Greket e Lashte dhe e kopjuan te Krishteret.Bythejashte.
    Kolimbao greqisht do te thote notoj shqip.
    Shanset jane 90% te jete nga Kreta apo Xio qe shquhet per Naftiko (udhetim anijesh) qe ne Lashtesi.

  8. Sara says:

    Ne flsim bazuar ne rregjitra te kishes e popullsise, ju filloni nga perrallat me Herkul.. hahahaha sa patetike

  9. Gentile... says:

    Me sa di un , Colombo eshte Gjenovez qytet i njohur per ndertimin e Anijeve me te mira te epokes ,
    i cili u ftua nga Mbreti i Portugalis per te sherbyer atij ,espeditave drejt zbulimit te Botes siedhe dijme.
    Nuk perjashtohet mundesia te ket edhe ndonji prejardhje tjeter siedhe komentohet ktu ,
    por nisur nga Mbiemri C o l o m b o ne nji far menyre tregon identitet Italian.

  10. Jon says:

    Historia boterore eshte e fabrikuar dhe kjo i ka sjelle deme te pariparueshme njerezimit. Une jam i mendimit qe historia te fshihet fare nga kurrikulat shkollore sepse njerezit vazhdojne te mesojne mashtrime.

  11. Erdogan says:

    Une e di moj Sara qe i “di” te gjitha ty,por bota do qe me e mire dhe me e bukur po te kishte me pak “njerez” si ty.
    Emertimet Greke te lashta si Arktic apo Ant-arltic,Europe,Oqeane,Iraklis,Pandhora,Asia,Dhardhania etj kane nje kuptim simbolik dhe filosofik.
    Vete fjala Filo-Sofia Greqisht do te thote Mik i Diturise ku Dituria eshte Fuqi dhe nuk blehet me para por me mund dhe perpjekje.
    Dhimo-kratia (democracy) greqisht do te thote Shtet i te gjitheve.kurse ty o Sara nuk e ke fjalen tende te shtetit por e ke copjuar nga Latinet State.
    Dhardhanos apo Dardanele ou eshte sot Turqia sipas Mithollogjise dhe Historise Greke ku keto Vepra Njerezore jane te gershetuara ishte i biri i Zeusit.
    Dikush ka thene qe Bota pa Greqine e Lashte do ishte e shemtuar.
    Eshte Krenari dhe Privilegj qe te jesh Greke,Epirote Ilyre dhe jo Turkoallvanos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje