VIDEO: Makina i pret rrugën, shoferi i Maseratti-t “zbraz” karikatorin

25 Maj 2021, 18:49Lifestyle TEMA

Një video e kamerave të sigurisë, e publikuar nga Policia, tregon momentin kur shoferi i një makine del nga mjeti i tij dhe fillon të qëllojë në drejtim të një makine tjetër, e cila e kishte parakaluar në një rrugë me trafik të rënduar.

Edhe më tronditëse është se ngjarja e rëndë, ndodhi në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington DC.

Në pamje duket se makina që parakalon, futet me dredhi dhe i pret rrugën mjetit luksoz, tip Maseratti, ndërsa shoferi i kësaj të fundit nuk e duron dot këtë “provokim” dhe del nga makina duke qëlluar me pistoletë.

Edhe pse nuk pati viktima nga ngjarja, një grua u gjet e plagosur si pasojë e plumbave të marrë, por nuk është konfirmuar nëse ishte shoferja e makinës tjetër, apo kalimtare.

Ndërkohë, policia e kryeqytetit amerikan ka bërë të ditur se jep një dëmshpërblim prej 10 mijë dollarësh për personin që identifikon të dyshuarin.

2 komente në “VIDEO: Makina i pret rrugën, shoferi i Maseratti-t “zbraz” karikatorin”

  1. Sara says:

    Tani qe ka dale njoftimi ne DC ky tipi eshte t;u pi kafe ne Kukes

  2. Scutari says:

    Policia ti gjeje gjurmet e gishtave te dores se majte kur ka prekur bagazhin e makines…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje