Këngëtari i grupit italian “Maneskin” që fitoi Eurovizionin nuk ka konsumuar kokainë gjatë finales së spektaklit. Ky është rezultati i testit të drogës, të cilit anëtarët e grupit u detyruan t’i nënshtrohen sapo mbërritën në Itali.
Kujtojmë se një episod i çuditshëm u kap nga kamerat gjatë natës së spektalit dhe u bë viral në rrjete sociale. Damiano David u pa duke ulur kokën në tavolinë në një mënyrë të dyshimtë, teksa shumë aluduan se ai ka qenë duke konsumuar kokainë.
Menjëherë pas lajmeve grupi mohoi kategorikisht akuzat duke thënë se David kishte parë poshtë sepse kitaristi Thomas Raggi kishte thyer një gotë.
Italia rrëmbeu vendin e parë në Eurovision me këngën “Zitti e buoni”. Grupi italian rrëmbeu çmimin kryesor me 524 pikë, pasuar nga Franca me 499 pikë dhe Zvicra me 432.
Pse ju prisni qe te dali e kunderta, testi duhej bere ne Hollande ose ne nje vend tjeter, ata e kishin te shkruar ne balle qe ishin te droguar por turpi eshte qe fitojne kenge te tilla bastard….
Hollande eshte ,gjithcka mundet te ndodhe .
pasanej
“Ein bißchen Spass muss sein ” ?
ce thu mer ti .
si mundet me ja ndalu nji rrokisti ti ate oksigjen ,pa te cilin ai s’jeto dot.
Keto jane mostrat qe qeverite e sotme liberale po kerkojne te krijojne ne shoqerine e sotme,…!!
Keta tipa manitulohen kollaj vetem jepi pak droge dhe beje cfare te duash pastaj.