KAS rrëzon PD për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Durrës, pranon kërkesën e LSI për rinumërim

25 Maj 2021, 19:04Politika TEMA

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar dhe kërkesën e PD për qarkun e Durrësit.

Me shumicë votash anëtarët e KAS hodhën poshtë ankimimin e Partisë Demokratike për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në Durrës.

Ndërkohë që KAS pranoi kërkesën e LSI për rinumërimin e 108 kutive, e cila pretendon se mandati i saj në Durrës ndahet për shumë pak vota.

Rinumërimi nis nesër në orën 13:00 pranë ambienteve të KQZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje