“Basha u mbylli derën”! Harxhi nëse zgjidhet kryetare e PD: U bëj thirrje figurave të larguara të kthehen

26 Maj 2021, 22:01Politika TEMA

Kandidatja e Grupimit për Partinë Demokratike do të bëjë sot në darkë publik programin me të cilin do të sfidojë Lulzim Bashën dhe dy kandidatët e tjerë në garën për kreun e PD. Lajmin, Edith Harxhi e ka bërë të ditur në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC.

Duke komentuar, programin elektoral të kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 prillit, zonja Harxhi tha se nuk ishte i djathtë.

“Veç taksës 9 për qind dhe thirrjes për shtresën e mesme, në të tjerat nuk ishte program i djathtë elektoral. Një program i djathtë ka në qendër sovranitetin…

Drejt bujqësisë  të mbrosh produktin tënd. Sovraniteti ekonomik, janë çështje që nuk u prekën. Në programin tim elektoral, të cilin do ta bëj publik sonte në Facebook, për herë të parë vij me një tezë. Një projekt të ri të djathtë.”

Por çfarë do të ndodhë me Grupimin për PD-në nëse Basha e fiton garën për kryetarin e partisë?

Edith Harxhi shpjegon: “Fraksion nuk ka në PD. Megjithatë grupimi do të vijojë njësoj si sot, nëse do të fitojë Basha. Por unë besoj që i ka shanset e vogla. Ne këtë projekt që e kemi nisur tani, është një projekt që do të vijojë. Ne do vazhdojmë siç kemi nisur. Kjo nuk është betejë që mbaron me 13 qershor.”

Ndërsa, e pyetur sesi do ta rimëkëmbë PD-në nëse zgjidhet në krye të kësaj partie, Edith Harxhi shpjegoi shtyllat në të cilat është ndarë platforma e saj për të drejtuar partinë.

“Platforma ime për PD, është e ndarë në tre shtylla. Ajo ideologjike, nuk është bërë mjaftueshëm për të persekutuarit.  Duhet që çdo zyrtar i PD të kalojë në filtrin e instucionit të dosjeve të sigurimit të shtetit. Duhet bërë dëmshpërblim i plotë i krimeve të komunizmit.

Çështja e pronarëve të ligjshëm, të trajtohet urgjentisht nga PD. Çdo regjim, janë sjellë shumë rëndë me pronarët e ligjshëm.  Afrimi i shtresës së mesme, intelektualëve, akademikëve. Trajtimi i rinisë. Duhet t’u përqasemi në një mënyrë krejt tjetër.”

Duke folur për Bashën si kryetar partie, zonja Harxhi tha se asnjë projekt që është nisur prej tij nuk është çuar deri në fund. Sa i përket figurave të njohura që janë larguar nga Partia Demokratike, nën drejtimin e Edith Harxhit ato do të kenë një ftesë për t’iu ribashkuar partisë.

“Hapja e partisë. PD duhet të hapet urgjentisht, të bashkojë gjitha vlerat e të gjitha kohërave. U bëj thirrje atyre që u larguan ose i kanë larguar, nuk mund ta bashkojë Basha, se u mbylli derën.

Qëkur të ndryshojë vizioni në PD, Rama është gjysmë i mundur. Ne do të kemi departamente dhe zyra që do të punojnë ditë e natë për çdo projektligj që shkon në parlament, për të pasur një alternativ.”

5 komente në ““Basha u mbylli derën”! Harxhi nëse zgjidhet kryetare e PD: U bëj thirrje figurave të larguara të kthehen”

  1. Kavajsi says:

    Kjo nuk ka fare stature lidereje.Gallata vazhdon ne Pd.Keto bejne si kandidate,Luli gjoja ben fushate,ose me mire me thonë,xhiro neper Shqipni me makine,Luli gjoja do fitoje.Te gjithe jane berishian dhe kaq.Me e forta eshte se neper tv,diskutohet sikur do te behen zzgjedhje me t’vertete ne PD.

    1. Gjergji says:

      Te kerkosh kthimin e xhaketave te vjetra eshte te kerkosh te kthehet Bode, Ruli, e co, pra te kthehet 97, fajdet, 21 Janari, Gerdeci. Kjo eshte imbecile e pasherueshme.

  2. Lemja says:

    Bravo,edhe nje vlonjate studente e Dhjetorit, sot jeton ne Amerike,erdhi para disa viteve me Eduard Selamin dhe deklaroj se nen udheheqjen e Saliut do demokratizonte pd-en,keshtu dhe keta kandidatet,si Kjo Harxhi.

  3. Falanga e Saliut do lidershipin e PD-se. says:

    P o cfare flet moj debile po ti je falanga e Saliut vetem ne qofshin budallenj ata te PD-se te zgjedhin ty. Ti shoqja e Argites as mos te te shkoje neper mend te zgjidhesh, te kryesosh PD-ne . Moj ku ishe zhdukur ti deri tani apo po numeroje parate qe vodhe si shoket e tu qe sot jane nongrata. Ik moj kukumjacke se PD-ja ka djem e vajza shume me te mire se fytyra jote qe ngjall vec urrejtje te shqipetaret.Grua cinike dhe aspak e mencur. Pthuuuuu njeri i peshtire. As pastruse halesh nuk te merr njeri ty tani kaq e ulet je ti.

  4. Shqiptari says:

    Kjo do te kopjoj sali brishn , kjo esht shoqja Argites esht pjstare skenarit te shpis se verdh , esht pjestare e dosjes kunder UÇKs bashk me Lulin he gocen. Saliut kjo e funit e çoi ambasadore ne Amerik , Saliu do te nderroj Lulin me Lulen . Kjo parti nuk ndryshon dhe rojrn tek dera si saliu e ka v.k.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje