Nga Adriatik Doçi
Sali Berisha ka nisur një fushatës të koordinuar sulmesh kundër George Soros, duke e akuzuar se qëndron pas vendimit historik dhe ekstrem të Departamentit Amerikan të Shtetit për përfshirjen e tij dhe të familjes biologjike në listën e zezë për korrupsion të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar dhe pengim të drejtësisë.
Fushatës së Berishës i është bashkuar edhe aleati i tij, Ilir Meta, i cili u shpreh se shpallja e Berishës ‘non grata’ “ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër”. Sipas tyre, Soros ka lobuar për të shpallur Berishën ‘non grata’ në shenjë hakmarrje, për shkak të qëndrimeve të Berishës kundër ndarjes së Kosovës dhe reformës sorosiane në drejtësi.
Por a po e përdorin Berisha dhe Familja e tij George Soros, si armik imagjinar dhe alibi për të zbutur pasojat e goditjes që morën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, relativizuar vulën që u vendosi DASH si Familje e korruptuar dhe për të justifikuar vijimin e kontrollit të Partisë Demokratike? Faktet nuk lënë shumë vend për dyshime. 13 vite më parë, në 25 janar të 2008, Sali Berisha e shpallte George Soros mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”.
Nga miku i madh, befas Soros shpallet armik. Duke akuzuar Soros për gjëmën që i erdhi nga SHBA, Berisha ka pohuar tre ditë më parë se “Dhe çfarë doli, burimet ishin OJF-të lokale e rajonale, të gjitha të Sorosit kundër Berishës. Ishin mediat e sponzoriazuara nga Soros dhe ishte Rama direkt me hetimi qeveritar anti-korrupsion…Çdo goditje e ka një arsye. Për arsye se qëndrimet që unë kam mbajtur nuk janë pëlqyer. Qoftë për ndryshimin e kufijve, qoftë për Sorosin, qoftë për denoncimet e veprimeve antikushtetuese me Reformën në Drejtësi”.
Nga ana tjetër, Ilir Meta, në vitet 2014-2015, ishte në krye të tryezave të organizuara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur, krijuar nga Soros, për reformën në drejtësi. Madje, në 13 shkurt të vitit 2015, Kuvendi i Shqipërisë me në krye Ilir Metën ka nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi me Fondacioni Shoqëria e Hapur për reformën në drejtësi. Marrëveshja është firmosur nga Albana Shtylla, në atë kohë Sekretare e Përgjithshme e Kuvendit, krahu i djathtë i Metës. Çuditërisht memorandumi nuk është bërë publikuar nga Kuvendi nën drejtimin e Metës.
Katër vite më vonë, në korrik të 2019, Meta paralajmëronte dhe kërcënonte Soros, me këtë mesazh: “Të vazhdojë të punojë, të investojë në tregje të mëdha, sepse Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit, dhe është Presidenti i Shqipërisë dhe do i dalë për zot Shqipërisë. Është i racës së politikanëve të tipit Avni Rustemi, edhe i ca shqiptarëve të tjerë si Mic Sokoli, si Vojo Kushi etj”.
Në tryezat e organizuara nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për reformën në drejtësi, në vitet 2014-2015, kanë marrë pjesë përfaqësues të PD, ku spikaste Oerd Bylykbashi, i besuar i Bashës dhe Berishës. Në fund të vitit 2014, Lulzim Basha ka zhvillonte një takim me George Soros, në selinë e PD-së, ku i pranishëm ka qenë edhe Henri Çili. Të gjitha këto fakte, konfirmojnë se Berisha se Soros është thjeshtë një alibi e Berishës për të mos hequr dorë nga mandati i deputetit, për të mos lëshuar PD-në dhe për të mjegulluar në sytë e demokratëve goditjen kapitulluese që mori nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.(Shqiptarja.com)
Kjo eshte historia e origjines se urrejtjes dhe konspiracionit kunder George Soros. Shpresoj qe Gazeta Tema ta perktheje ne shqip per lexuesit e saj te shumte.
The Unbelievable Story Of The Plot Against George Soros.How two Jewish American political consultants helped create the world’s largest anti-Semitic conspiracy theory.
https://www.buzzfeednews.com/article/hnsgrassegger/george-soros-conspiracy-finkelstein-birnbaum-orban-netanyahu
Karaputana e vicidolit eshte shmetia e rraces njerezore
eshte deshtimi i i njerezimit dhe shembulli me i mire ,
perse aborti i funderinave te njerezimit jogjithmone funksionon.
—
per ata qe s’e dine .salih berisha ka lindur nga bytha
i njejti muhabet mund te thuhet per amerikanet kundrejt berishes….,kuptohet qarte qe dikujt diku i intereson njehere ta duan e njehere ta urrejne dike ,ne kete rast berishen dhe soros-in….gjera te pakuptimta
Po une si pjatalaresi i ambasades Shqiptare ne USA sa mora vesh qe Sorosi eshte mik i Shqiperise dhashe dorheqjen si pjatalares i ambasades, dhe gjeta pune si shites karamelesh ke Vietnamezi.
Une pranoja te haja bar, por jo ti laja pjatat te majteve!!!!
Hajdeni o burra ke fb im dhe lexoni bolbat e mija, pastaj beni dhe ndonje koment te arte.
BeLikja jane duke rene ne humnere,sikur edhe nje fije floku tu dali,do kapen pas saj,me shpres se mos ntrashet e i shpeton nga humbetira, ku aktualisht jabe ne renie te lire.
Z. Doçi, juthoni për Berishën që është me dy fytra.E drejta juaj. Unë them se ai është i paftyrë. Edhe njeriu më i ndyrë e ka një fytyrë. Saliu është i PAFTYRË