Rrëfime tronditëse për majin e vitit 1996, flasin dëshmitarë të kohës: Terror dhe frikë për jetën

26 Maj 2021, 20:14Politika TEMA

26 maji i viti 1996 mbahet mend si një nga ditët më të errëta të demokracisë në vendin tonë.

Pasi u vodhën votat, nga Partia Demokratike, që ishte në pushtet, forcat e policisë iu kundërpërgjigjën përfaqësuesve të opozitës, që dolën për të protestuar në shesh.

Blendi Gonxhe, kujton se nuk u kursyen as qytetarë, që nuk kishin lidhje me Partinë Socialiste.

Nuk u kursyen gazetarë, nuk u kursyen punonjës fondacionesh, shoqërish civile. Për mua ishte fat që përfundova në komisariatin numër 1 në Tiranë, dhe dola vetëm me brinjë të thyera.

Kishte të tjerë, që përfunduan në Lezhë, në Laç, Krrabë, kishte të tjerë që e gjetën veten te liqeni artificial. Bardhok Lala është masakruar dhe varrosur në liqen. Janë bërë gjëra, që sot nuk mund të imagjinohen, nga ata që nuk e kanë jetuar atë periudhë”.

Gent Shkullaku punonte si fotoreporter atë ditë. Ai tregon se ka qenë dëshmitar i dhunës barbare nga efektivët dhe punonjësit e SHIK-ut. Sipas tij, trazirat e asaj dite, erdhën si rezultat i disa muajve në mungesë lirie.

Erdhi si rezultat i disa muajve terror. Unë kisha vetëm pak muaj që kisha filluar si fotograf. Të punoje për ‘Koha jonë’ atëherë ishte shumë, shumë e vështirë. Bardhoku dhe disa gazetarë të tjerë përfunduan shumë keq. Pak ditë më parë, forcat e policisë, më kishin marrë aparatin e dytë, por për fat na e rikthyen prapë.

Ishte diçka që pritej, kishte shumë kohë që drejtuesit e opozitës, nuk lejoheshin të protestonin. Frika sigurisht që ishte, nuk të le profesioni që të ndalesh, por ishte shumë e vështirë. Ndoshta për jetën jo, por që do haje dru, ishte evidente.

Petro Koçi, kryetar i PS-së në Fier, erdhi në një konferencë shtypi dhe më kujtohet që e kishin qethur qeros, e kishin dhunuar në komisariat.
Një nga personat, që u bë më pas truprojë e Nanos, ka foto që tregojnë se është dhunuar”, tregon Shkullaku në “Top Talk”

Gonxhe shton, se maji i 25 viteve më parë duhet mbajtur mend, në mënyrë që të mos përsëritet asnjë ngjarje e ngjashme.
Ne e kujtojmë këtë datë si një simbol, si një lapidar të shëmtuar të së shkuarës sonë, që të mos bëjmë sikur nuk kuptojmë që mendësia e re ka vlerë, të luftosh tjetrin për mendimin e kundërt, me gjithë shtetin është e gabuar, që të abuzosh deri në këtë nivel me të drejtat e njeriut është e tmerrshme, dhe këtu ka pasur dhe viktima”.

7 komente në “Rrëfime tronditëse për majin e vitit 1996, flasin dëshmitarë të kohës: Terror dhe frikë për jetën”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Dhe keta kriminele kane vec nje identitet :
    Turkoshqipfoles!
    Ishin,jane e do te jene per shume dekada po keta njethundrake arabe gjaxore kriminelet e tokes se mjere shqiptare.

    1. Kosta says:

      A ti kar mbete o bole; po loqja janulles mbete.

  2. Taulant says:

    Akoma me keta plehrat qe e paten pak drurin ne 1996.
    Keta nuk protestuan per demokraci por per pushtet qe me pas te rripnin popullin me korrupsion.
    Koha tregoj sa te ndyre ishin sidomos ky Blendi Gonxhe pa punuar asnje dite ka ne garzh 13 makina.

  3. Ilirjan says:

    Autorin dhe frymezuesin sot e keni akoma aty… Sali berisha meriton cdo lloj DENIMI… asnje lloj meshire.

  4. BERISHA NË BURG.⚖️⚖️ says:

    BERISHA KRIMINEL .

  5. Valbona says:

    Dhuna qe Saliu i shpellave teTropojes ushtroj kunder shqiptareve ne zgjedhjet e 26 Majit 1996 eshte nje nga ngjarjet me te renda post kumunizem.Saliu ditet qe i kan mbetur duhet ti kaloj ne burg,bile po te ishte denimi me vdekje si e meritonte dhe ate.

  6. Arber Iliri says:

    Mu me gjith families me kishin hequr nga lista e votuesve,dhjetra vite ne te njejten address ne Tirane .Ne 1991 e 1992 Kisha votu per PD por ne referendum 1994 kunder.Kur shkova ne qendren e votimit sa per te deklaru se na kishin heq nga lista korbat e pranishem
    te SHISH u bene gati me ma dhen medicine por Isha me cunat e lagjes e shpetova.Krimi I madh I Saliut zgjedhjet e 1996.Pasojat po I vuajme ala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje