Lugina e Vdekjes nuk është vendi më i nxehtë në Tokë

26 Maj 2021, 22:15Lifestyle TEMA
Lugina e Vdekjes nuk është vendi më i nxehtë në

Lugina në shkretëtirën e Kalifornisë Lindore, e quajtur Lugina e Vdekjes, nuk mban më statusin e vendit më të nxehtë në planet. Lugina është e famshme për temperaturat e larta që shkojnë deri në 56.7 gradë Celsius.

Sipas një studimi të ri, ka dy vende që kanë temperatura edhe më të larta: shkretëtira Lut në Iran dhe shkretëtira Sonoran në Amerikën e Veriut, në kufirin mes saj dhe Meksikës.

Në studim, shpjegohet se si të dhënat satelitore me rezolucion të lartë, në 20 vitet e fundit tregojnë se dy rajonet arrijnë temperatura 80.8 gradë Celsius.

Nga të dyja këto vende, rekordin e mban shkretëtira Lut në Iran pasi në të ndodhen shkëmbinj të zinj që nxehen tejet mase dhe është e rrethuar nga male që grumbullojnë nxehtësinë, njësoj si shkretëtira Sonoran.

Ndërkohë rekordin për vendin më të ftohtë në botë e mban Antarktika, ku temperatura ngrirëse shkon në -110.9 gradë Celsius.

1 komente në “Lugina e Vdekjes nuk është vendi më i nxehtë në Tokë”

  1. Qytetari i Thjeshte says:

    Ku ndodhet kjo Antarktika se ne gjeografine qe kam bere une nuk e kemi hasur me pare!

    Gazetar leshi, as perkthimin nuk beni ne rregull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje