FOTOT: Baba për herë të parë, zbulohet partnerja misterioze e Landit të “West Side Family”

26 Maj 2021, 11:49Lifestyle TEMA
FOTOT: Baba për herë të parë, zbulohet partnerja misterioze

Landi Hysi u bë këtë mëngjes baba për herë të parë e në morinë e komenteve që urojnë babain e ri për statusin e ëmbël, jo pak prej tyre u shprehën të çuditur nga ky lajm i beftë duke qenë se së fundmi Landi nuk kishte zbuluar asgjë për jetën e tij private.

Por cila është vajza që e bëri baba për herë të parë artistin e njohur?!

Mësohet se nëna e fëmijës së Landit është Eva, një brune tejet simpatike që sot është bërë nënë për herë të parë.

Në profilin e saj në facebook, Eva ka shkruar një status për ardhjen në jetë të djalit të saj dhe Landit.

“Sot mëngjesi erdhi bashkë me ty Lukas , biri vogël siç solle dritën këtë mëngjes urojmë për ty jetë të gjatë dhe Zoti të dhuroftë gjithë lumturinë e botës që ne të gëzojmë për ty sa të kemi frymë. Landi Hysi & Lukas Hysi ju kam gjithçka”, shkruan ajo.

Eva punon tek Ministria e Turizmit, ndërsa nga fotot e publikuara duket se ka një njohje të hershme me Landin, edhe pse lidhja e tyre vetëm sot u bë publike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje