Ky është momenti kur Sali Berisha flet si mik i Partisë Demokratike. Por, shumë shpejt ai do të mënjanonte studentët themelues për t’u ngjitur vetë në krye. Berisha largoi njëri pas tjetrit themeluesit, intelektualët dhe miqtë që e ndihmuan të bëhej kreu i selisë blu.
Arrestimi i anëtarëve të organizatës “Omonia” e portritizoi Berishën përballë amerikanëve si armik të minoritarëve. Në takimin që kishte në Shtëpinë e Bardhë në shtator të vitit 1995 me presidentin Bill Clinton, çështja e minoritetit grek ishte mes prioriteteve. Teksa Berisha ishte në SHBA, kreu i Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi liroi minoritarët. Berisha e shkarkoi menjëherë. Madje, rreftoi gjykatën me forcat e SHIk-ut. Vetë Brozi ka deklaruar se u largua nën kujdesin dhe mbrojtjen e qeverisë amerikane.
Represionit ndaj gjyqësorit në Shqipërinë e asaj kohe, i kishte paraprirë edhe dhunimi i medias. Në Janar të vitit 1994 ishin arrestuar gazetarët e “Koha Jonë” Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka. Ata publikuan një shkrim për një urdhër të ministrit të mbrojtjes Safet Zhulali mbi lëvizjen e forcave në Veri të vendit. Kjo u konsiderua nxjerrje sekreti.