Nuk u ftua në Kombëtare, "ylli" Superiores thumbon Edi Rejën

26 Maj 2021, 13:42Sport TEMA
Nuk u ftua në Kombëtare, "ylli" Superiores thumbon Edi

Trajneri i kombëtares, Edi Reja ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore në qershor ndaj Uellsit dhe Republikës së Çekisë. Duke qenë se bshet fjalë për takime testuese, pritej që Reja t’iu kishte dhënë mundësinë disa lojtarëve për të treguar veten.

Një nga ata që ftesën e kombëtares e pret me padurim është Jasir Asani i Partizanit. Sulmuesi në këtë sezon ka qenë ndër më të mirët te të kuqtë, ndërsa për të treguar zhgënjim e tij, ka zgjedhur një reagim në Instagram.

Aty Asani ironizon faktin se kampionati shqiptar konsiderohet i dobët dhe po ashtu konsiderohej edhe AIK kur ai ishte në Suedi.

Ndërkaq, Asani pasqyron edhe statistikat e tij në këtë sezon, por që nuk kanë mjaftuar për Rejën. Kujtojmë se trajneri Reja nga Superiorja ia ka dhënë mundësinë vetëm tre futbollistëve, Romeo Harizaj, Alen Sherri dhe Taulant Seferi.

2 komente në “Nuk u ftua në Kombëtare, “ylli” Superiores thumbon Edi Rejën”

  1. goni says:

    pika mu ne bithe , kur thumbon dhe idhi i superiores do thoshte gjirokastriti !

  2. tifozi says:

    Fakt eshte se Kampionati yne i futbollit ka nje nivel shume te dobet. Cdo “yll” i ketij kampionati, po te matet me futbollin e vertete do te sfumohej menjehere. Persa kohe qe ne krye te FSHF-se te jete maskarai Duka, nuk kemi per te patur kurre kampionat futbolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje