“Seferin e keni marrë me kap topat?”, tifozët reagojnë për listën e të grumbulluarve të kombëtares

26 Maj 2021, 12:28Sport TEMA

Trajneri Edy Reja ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar në prag të dy ndeshjeve miqësore që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Uellsit (5 qershor) dhe Republikës Çeke (8 qershor).

Bie në sy mungesa e sulmuesit Myrto Uzunit, ndërsa tifozët kanë ironizuar në komente me përfshirjen në listë të sulmuesit të Tiranës, Taulant Seferi.

“Atë Seferin e keni mor me kap topat mrapa porte? Meqë do luni në Shkodër, ka pistë e nuk ka kush me i kap. Mir e keni bo që e keni mor”, shkruan një tifoz.

Të tjerë kanë shprehur habinë për mungesën e Myrto Uzunit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje