Ish-trajneri kampion i Teutës kujton vitin e hidhur: Do kishim trofe tjetër, ia lamë Skënderbeut

26 Maj 2021, 13:04Sport TEMA

Haxhi Ballgjini është ish-trajneri i Teutës që ka dërguar shumë vite më parë trofeun e Superiores në Durrës.

Me lumturinë e madhe për shkakun se Teuta është shumë pranë ngritjes së titullit kampion, Ballgjini sjell ndërmend për “Sport Magazine” edhe kujtimet e hidhura në barazimin me Kamzën, ku durrsakët i falën titullin Skënderbeut.

“Jam i gëzuar, më shumë se i gëzuar, jam i lumtur. Teuta ka ndeshje më të lehtë se Vllaznia në gjykimin tim. E ka vendosur një dorë te titulli dhe sot duhet ti vendosi të dyja.

Duhet të kishte edhe të tjerë trofe ky ekip. Një e kemi humbur duke ia dhënë Skënderbeut pasi barazuam në shtëpi me Kamzën që kishte rënë nga kategoria”, tha Ballgjini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje