“6 mijë ushtarë amerikane u stërvitën krah shqiptareve”! Ambasada e SHBA tregon kur përfundon ‘Defender21’. Rama publikon pamjet nga baza e Kuçovës

27 Maj 2021, 12:47Politika TEMA

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar sot një album me foto nga stërvitja “Defender Europe 21”.

Në një postim në Facebook, thuhet se gjatë muajit të fundit në vendin tonë rreth 6 mijë ushtarë amerikane janë stërvitur krah homologëve të tyre shqiptarë.

Ambasada thekson gjithashtu se stërvitja do të vazhdojë edhe për dy javë të tjera.

“Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.

Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor # DefenderEurope 21 do të vazhdojë përgjatë dy javëve te ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ndërkohë po në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”, kryeministri Rama ka publikuar një video nga baza ushtarake e Kuçovës.

“Defender Europe 21” nga Baza Ajrore e Kuçovës, ku është ngritur një ndër 5 qendrat logjistike të stërvitjes dhe ku së shpejti nisi investimi për aeroportin e ri ushtarak të NATO-s”, shkruan Rama krah video.

6 komente në ““6 mijë ushtarë amerikane u stërvitën krah shqiptareve”! Ambasada e SHBA tregon kur përfundon ‘Defender21’. Rama publikon pamjet nga baza e Kuçovës”

  1. LWS28 says:

    Ik or Ramë pallë bëj ndonjë punë andej se na çave kërrin …
    Ngele duke bërë rolin e mediave dhe gjithçka e reklamon si arritjen tënde.
    Mos harro se në NATO na futi ai palla tjetër shoku yt Basha..

    1. durrsak 24 karat says:

      Sa trap që je LWS28. Ne NATO na futi vete NATO, disa ditë pas Gerdecit, kur Rama i rrafi Sales (kryeminister, Luli ishte minister i brendshem) shpatullat (demek, me vjen keq per tragjedine) dhe nuk e shfrytezoi Gerdecin. Perkundrazi, e shfrytezoi LSI-ja me Like Florinin qe boni protesta.
      Si drejtues opozite Rama dha pelqimin per hyrjen ne NATO. Atë dite Vucidolsi falenderoi Gjatoshin per kontributin e PS ne futjen e Shqipnise ne NATO.
      Lexo, o trap lele dhe mos ia fut kot.

  2. Kalec Dega says:

    ahahahahhaha, lol!?
    – Tema je vertet humor… Lol
    – Te du shum!

    1. Ilirida says:

      Nji lesh shqipërin ne NATO e futi SH.B.A.-ja se ishte gati sala i jot ti sjellte rusët o lesh ka…..

  3. Me neri pershtypje qendrimi i MMB Peleshi ,aspak serioze dhe ne ate qe duhet te jet ,
    por si me qen diku ne piknik me cunat e lagjes !
    Ne te tilla venimente takime bisedime duhet te te behet kujdes ne gjithcka sepse je nji Minister jo nji
    qytetare i thjeshte ,qe kurjoziteti te ka afruar ate shanc te jesh mes Forcave te Nato-s .
    Nuk dua te them per veshjen ,por qendrimi ,xhestikulacioni flet shume ne takime te rtilla .
    Behuni me serioze ne pranin e te Huajve ,qe t’ju marrin edhe ata seriozishte .

  4. LWS28 says:

    O durrsak torollak!?
    Informacionin nuk e mar nëpër gazeta , kafene, lajme televizive apo mitingje si puna jote or kokëloqe..
    ik tani fshi bythën ……..me gazetën e Meros ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje