Rihapja e dosjes së 21 Janarit, Ngjela: Berisha të hetohet i pari për këtë krim historik, pastaj Mediu

27 Maj 2021, 12:30Politika TEMA

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar vendimin e SPAK për rinisjen e hetimeve të vrasjes së Aleks Nikës në protestën e 21 janarit 2011.

Ngjela tha për emisionin ‘Breaking’ se ai ishte një krim historik, për të cilin duhet të hapet i gjithë procesi.

Ngjela u shpreh se rihapja e këtyre dosjeve është një lajm shumë i mirë për të kthyer besimin e shqiptarëve tek Drejtësia.

“Duhet të hapet i gjithë procesi, janë vrarë katër veta. Në një protestë ku nuk kishte përplasje mes shtetit dhe qytetarëve. Edhe sikur të kishte, nuk vriten njerëzit. Është krim historik.

Hapja e gjithë këtyre proceseve është shenjë e mirë e luftës së drejtësisë kundër krimit dhe korrupsionit. Është diçka shumë e mirë, na jep besim. Se ky ka qenë një shtet i pushtuar nga krimi.

Pushteti gjyqësor shqiptar ka qenë i mbuluar nga krimi, vetë i përfshirë në krim përmes korrupsionit. Dalja e SPAK në skenë, e cila është e kontrolluar në funksion të drejtësisë, do ta ndërmerrte këtë hap. Se ajo është një ngjarje me efekt negative në histori.

Do kemi ekspertizë ndërkombëtare, dhe do shohim një hetim profesional dhe ne shqiptarët të krijojmë kështu besim te drejtësia. Duhet të hetohet Berisha i pari dhe pastaj dhe ministri i Mbrojtjes” tha Ngjela.

2 komente në “Rihapja e dosjes së 21 Janarit, Ngjela: Berisha të hetohet i pari për këtë krim historik, pastaj Mediu”

  1. Toni.D. says:

    Po.. po.. por kure??? 2050 ??!! mesa kuptoje une po.

    1. Ike Plaku Mere ikee says:

      Du hapen dhe do dale Plaku Mere si protagonisti kryesor i vrasjeve.Si urdherues manipulues dhe fshehes provash si perdhunues i drejtesise.Pastaj do i vije rradha Gerdecit,me Zen Birqenin autor kryesor , Nafta Virxhin e Tacit, Porto Romano e Argites, Klubi Partizani i Jamdhenderserbi Malltezit, vrasjet e Haklajve ne Tropoje me komando te urdheruara prej Plakut Mere. Shitja e detit rruga e kombit Floriri i Ilir Metes bashke me bllokun e famshem.etj etj
      Krimet nuk harrohen dita e gjykimit do vije. Administrata amerikane i ka gati dosjet dhe nuk degjon cfare thone emisionet e Fevzos,Canit Qim Pekes,Zhejit,Ylli Rakipit me kompani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje