Jemin Gjana: Listat e anëtarësisë për kandidatët nuk i japim, na e ndalon BE dhënien e të dhënave personale

27 Maj 2021, 11:05Politika TEMA

Jemin Gjana ka bërë me dije se tashmë ka përfunduar konstituimi i Komisionit Zgjedhor në PD duke u plotësuar me nga një anëtar përfaqësues për 4 kandidatët.

Gjana thotë se janë 76 mijë e 67 anëtarë të PD në total të mbyllur me sistem teksa ka zbuluar edhe kalendarin e punimeve të Komisionit si dhe vendimet që janë marrë për kandidatët, fushatën e tyre apo dhe anëtarët, qendrat e votimit dhe komisionet.

”Dje pasdite kemi kryer konstituimin përfundimtar ët Komisionit, në kuptimin që jemi plotësuar me 4 anëtarë përfaqësues të 4 kandidatëve.

Kemi bërë mbledhjen së bashku me ta. Ka nisur në datën 24 maj, do të mbyllet në 11 qershor. Pastaj fillon heshtja zgjedhore.

Kryesitë e degëve në rrethe të PD dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komision të PD emrat e anëtarëve të Komisioneve, është përcaktuar një periudhë kur do të merremi me trajnimin e komisionerëve.

Deri në datë 6 do të miratojmë modalitetet e fletëve të votimit, do hedhim shortin e renditjes së kandidatëve.

Brenda 7 do të miratojmë vendvotimet bazuar në propozimet e degëve dhe listën e votuesve dhe modalitetet e fletës së votimit deri në datën 8.

Materialet do të tërhiqen në datë 11 deri në 4 pasdite nga kryetari i Komisionit dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve që dëshiron.

Numërimi i fletëve do të kryhet nga ora 7 e gjysëm dhe do të vazhdojë deri në përfundim. Deri në datën 14 në orën 8 do të sillen materialet në Komisionin e Partsë ku do të bëhet përmbledhësja e procesverbaleve e do shpallet fituesi. Ky është kalendari i procesit.

Dje kemi shqyrtuar dhe jemi dakordësuar me të gjithë anëtarët e komisionit lidhur me axhendën e takimeve të kandidatëve në mënyrën e rakordimit, detyrimin e strukturave për të qenë të detyruara në bazë të Statutit për të gjetur ambientet e ftuar anëtarësinë.

Jemi dakordësuar për një process të trajnimit. Mendohet që të bë jmë trajnimet në grupe zonash, Shkodër, Elbasan, Fier, Tiranë, 4 ose 5. Do bëhen nën moderimin e formacionit Konrad Adenhauer.

Mendohet që periudha të jetë mes dative 5-10. Ekspertët e fondacionit që e asiston PD në të gjitha proceset e saj të ketë gatishmërinë për të patur njerëzit e duhur në dispozicio.

Kemi marrë vendimin për vendvotimet dhe komisionet. Në 71 degë të PD sot aktualisht, në 5 prej tyre do ketë dy komisione, dy vendvotime, qendër votime, dhe dy komisione. Këto janë Durrësi, Elbasani, Fieri, Kamza e Shkodra. Për arsye lehtësimi për degët që kanë më shumë se 2500 anëtarë do ketë më shumë qendra votimi. Këto 5 degë rezultojnë të tilla. Në të tjerat do ketë nga një vend votimi.

Numri është 75 mijë e 67 anëtarë të mbyllur në sistem, me vendim të Komisionit. Sistemi mund të çekohet vetëm në praninë të 4 përfaqësuesve të kandidatëve që kanë të drejtë tëpëcaktojë ekspertë IT që listat ekëtyre anëtarëve për t’u bërë lista të votuesve.

Gjithasht çështja e fundit që kemi diskutuar e debatuar dje, që ka patur një mirëkuptim, kanë qenë kërkesa si rëndom këto ditë janë shtruar nga individë të ndryshëm, lidhur me disponimin e listave të anëtarësisë.

Pati diskutim të gjatë e të qetë, mirëkuptues për një çëhtje thelbësore. Rregullat e lojës së një organizate politike, nuk mund të jenë mbi ligjin.

Ligji prevalon. Shqipëria e ka për mbrojtjen e të dhënave personale, askush s’ka të drejtë ta prekë pa autorizimin e personit fizik.

Ky ligj që është detyrim i procesit të Shqipërisë drejt BE, është miratuar në 2008.

Jo për kuriozitet por për publikun, dhe një pjesë e atyre që i shtojnë kërkesat nuk janë të paditur. Konsiderohe të dhëna sensitive personale.

Këto dëshirova t’ju bëj me dije.”- tha Gjana.

4 komente në “Jemin Gjana: Listat e anëtarësisë për kandidatët nuk i japim, na e ndalon BE dhënien e të dhënave personale”

  1. Juristi says:

    Hahahahahaha.Gallate fare.

  2. Kiço says:

    Sa i NGJAN Jemin Gjana HALEJA , Anastas MUT Angjelit???!!! Të DY duken si VËLLEZËR SIAMEZË nga Bregu i Lumit !!! Të DY HAJDUTË , FUNDËRRINA , BYTHLËPIRËS , GRABITQARË , PALAÇO , PIDH MOTRA dhe PLAÇKITËS të PËSHTIRË !!! ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖???????????

  3. artisti says:

    Mos vdeksh kurre o Emin Gjana qe na ktheve humorin me kete gjetje brilante.Je komplet idiot

  4. shqip says:

    Nëse keni 75000 anëtare ju do i fitonit të gjitha zgjedhjet o Mini . Po me që ti e thua, atëherë e marrim si të mirqene . E di si përkthehet o Jemin ? Do të thotë që as anëtarët tuaj nuk ju votojnë. Kjo është lista e PD e bërë që në 91-92in. Nga ajo kohë shumë kanë emigruar, shumë kanë hequr dorë nga politika. Shumë të tjerë kanë ndërruar xhaketë ( parti). Kush do të vërë bast ? Kryetar i PD po qe se nuk zgjidhet Luli, e vetmja alternativë është Harxhi. Ju do thoni pse Harxhi ? Sepse kjo është garancia e familjes Berisha. Argita ka bërë ca punë bashkë me këtë femrën. Si pasojë Berisha, ( i vjetri), e caktoi në ca misione diplomatike . Po ! Diplomacia alla Berisha për të mbajt pushtetin e tij kriminal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje