Fatbardh Kadilli: Me Amerikën nuk do të prishesha as për prindin tim

27 Maj 2021, 09:21Politika TEMA

Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, thotë se shpallja e Sali Berishës non grata në SHBA nuk ka pse të ndikojë në marrëdhëniet e kësaj të fundit me vetë PD-në.

Në emisionin “Arnautistan”, në MCN TV, Kadilli tha se gradualisht partia do ta krijojë distancën me këtë çështje, në të mirë të ruajtjes së marrëdhënies me aleatin strategjik.

“Zoti Berisha i ka të gjitha mundësitë ta zgjidhë këtë çështje privatisht. Berisha është institucion. Nuk dua të vihem në këtë dilemë. Por jam shprehur i pari.

Unë them nuk duhet të ketë përjashtime. Distancën e shëndetshme mes institucionit Berisha dhe partisë e vendos sot vetë Berisha, nesër duhet ta vendosë partia.

Me partnerin strategjik di të kuptohem dhe e marr vesh mesazhin, nuk ka nevojë të më thotë asnjë ambasador.

Me Amerikën nuk do të prishesha as për prindin tim.

Nuk besoj se PD ka dilemë të tillë, është një çështje që do të marrë drejtim natyrshëm”, tha ai.

1 komente në “Fatbardh Kadilli: Me Amerikën nuk do të prishesha as për prindin tim”

  1. Meri says:

    Sa frike keni te shpreheni hapur, sepaku te jete frike, ende me keq, nese nuk i keni pare e as kuptuar gjemat e Sali Berishes. Problemi yne nuk eshte u shpall apo jo nongrata, po arsyet qe sollen “nongrata-n”. Amerika juve te PD-se, ua lehtesoi shkeputjen nga Sali Berisha me kete vendim qe morri, por e keqja “Sali” ka qene gjithmone atje dhe atje do qendroje per juve sa kohe te mos shkeputeni nga ai, se sa per Shqiperine po veproi SPAK-u, shpeton nga Saliu. Shpresoj te veproje sa me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje