Deputeti i listës Basha: Votimet e 25 Prillit janë të paligjshme, si s'më tha njeri bravo të qoftë o Selami që fute Shqipërinë në OKB. Do i dal zot këtij populli

27 Maj 2021, 12:44Politika TEMA

Selami Jenisheri ishte pjesë e listës së Lulzim Bashës   në 2017 i cili asaj kohe pretendoi se do të sillte përmes tyre Republikën e Re.

Jenisheri, Gjuzi apo të tjerë, u caktuan në listë nga Basha duke zunë vendet e Bregut, Bodes, Topallit, Selamit, Patozit, etj të cilët u lanë jashtë me argumentin se një frymë e re po vinte.

Por mjafton të shohësh performancën e tyre brenda Kuvendit, për të kuptuar se cili ka qenë vizioni i Bashës në atë kohë.

Së fundmi, deputeti Jenisheri vijon të këmbëngulë se i duhen dhënë meritat që futi Shqipërinë në OKB. Ditën e sotme ai deklaroi në Kuvend se nuk ka marrë asnjë lavdërim dhe kërkoi nga ministrja Olta Xhaçka të firmosë marrëveshjen e siguruar prej tij, nga e cila thotë se do i vijë shpëtimi shqiptarëve.

“Populli shqiptar ndodhet në një gjendje kritike ekonomike që e ka sjellë jo vetëm kjo qeverisje e këtyre 30 viteve por edhe pandemia, tërmeti e të tjera me radhë, E kanë bërë këtë popull me vështirësi të jashtëzakonshme. Ky është një argument që nuk e kundërshton dot kush. Ai që e ka dy pare mend e di çfarë hallesh ka mbi shpatullat e shqiptarëve. E kemi për detyrë t’i japim jetë mundësisë që tatimet mbi ta të jenë sa më të përballueshme. A e kryejmë ne këtë detyrë si duhet?

Si nuk më tha njeri bravo të qoftë Selami Jenisheri. I them zonjës ministre Xhaçka, firmos moj Olta që t’i vijnë shqiptarëve miliarda lekë. Ka ardhur dy herë delegacioni dhe kanë ra dakord me dhënë projektin. Ne na vdesin njerëzit në oborret e spitaleve. Parët janë aty. Por unë e kuptoj se pse nuk e firmosin. Se e dinë që unë e kam bërë të mundur këtë gjë. Ju drejtohem ju pensionistëve se unë si kryetari juaj do ju jap një lajm të mirë brenda pak ditëve.

Pensionistët do i ndihmojë. Kush është ky parlament që i çon në varr para kohe. Votimet e 25 Prillit janë të paligjshme. Do i dal zot këtij populli. Celibashit i kam dërguar një letër ku i them zbatoje kodin zgjedhor. Kujtim a të ka pyetur ty kush nga KQZ? As unë.

Unë e takova njëri prej tyre që erdhi nga delegacioni dhe më thanë do e bëjmë Shqipërinë një ndër më të pasurit e botës”, u shpreh ai.

5 komente në “Deputeti i listës Basha: Votimet e 25 Prillit janë të paligjshme, si s’më tha njeri bravo të qoftë o Selami që fute Shqipërinë në OKB. Do i dal zot këtij populli”

  1. danieli says:

    Ky i shkreti eshte RRK komplet….

  2. Shaqo says:

    Sekami Jeniceri jo jenisheri. Mos te te vije turp; je JENICER i dikujt.

  3. O selnane o selman says:

    Haha ?? se Ku i Ka gjetur Lulzim Basha këta njerze një Zote e di

  4. miri says:

    MOS
    NDOSHTA KY JENICERI ESHTE I SEMURE PO MENDOJ SE JU SI MEDIA NUK DUHET TI HAPNI KANALIN
    VE RE QE POPULLI TALLET PASTAJ

  5. doni says:

    o selami te duam shume ?????
    ik per ne shtepi a te keqen….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje