Nga Altin Ketro
Vite më parë, kur Sali Berisha ishte kryeministër deklaronte plot mburrje për vetveten nga salla e parlamentit se: “Unë jam Arkiva!” Kjo është nga ato deklaratat e sinqerta që Berisha i thoshte në ekzaltim e sipër, kur i bënte presion psikologjik opozitës së djeshme, por indirekt edhe grupit të deputetëve të vetë.
Kishte syresh prej tyre që herë pas here përpiqeshin të tregonin integritet dhe të dilnin jashtë gardhit të Berishës, por ishte ky i fundit që me sinjalet indirekte që jepte, u tregonte se i kishte në dorë në çdo moment.
Sali Berisha është pragmatist kur vjen puna tek interesi i tij për të qeverisur. Mund të jesh ish-komunist, ish-sigurims, i korruptuar deri në palcë, mund të kesh bërë krime në emër e për llogari të Berishës, pra të gjitha këto dukuri negative nuk ekzistojnë për sa kohë që t’i je i vlefshëm për qëndrimin në pushtet të Sali Berishës.
Sali Berisha jetoi në komunizëm duke qenë me funksione politike si sekretar i partisë së spitalit ku punonte. Sekretarët e Partisë së Punës zgjidheshin njerëzit më të devotshëm, më besnikë dhe me njohje të thellë të normave të funksionimit të partisë.
Edhe po të ishe fillestar, vitet e gjata si anëtar të bënin mjeshtër të zbatimit të normave statutore. Gjithashtu, vetedukimi në vazhdimësi me veprat e shokut Enver, ishte detyrë mbi detyrat. Njohja e tyre në detaje prej Berishës, e ndihmoi atë në fillimet e demokracisë për të pastruar gjithë kundërshtarët që e pengonin për të kapur drejtimin e partisë së parë antikomuniste.
Paralelisht me to, Sali Berisha u jepte rëndësi organeve të shërbimit sekret, sepse botëkuptimi i tij si ish-komunist nuk mund ta kuptonte drejtimin e partisë e të shtetit pa qenë i informuar në detaje se si punojnë e çfarë bëjnë bashkëpunëtorët e vetë apo të tjerët. Krijimi për secilin prej tyre të dosjeve komprometuese, duke i lënë fillimisht që të kryenin veprimtari të dënueshme ligjërisht, ishte mënyra më efikase që t’u bënte shantazh në çdo kohë.
Janë këto dy arsye: përfitimi antiligjor prej bashkëpunëtorëve të tij i të mirave materiale (pasuri të luajtshme e të paluajtshme), si dhe krijimi i dosjeve komprometuese për ta, ajo që bën që Sali Berisha të ketë besnikë kaq të devotshëm, aq sa janë gati të bëjnë “luftë” me SHBA-në, por jo me të.
Sali Berisha është rast për t’u studiuar sesi edhe pse ka 8 vjet që nuk e drejton më zyrtarisht PD-në, ka një ndikim kaq të fortë mbi shumë demokratë, edhe mbi ata që përbëjnë sot kupolën drejtuese të PD-së, ndonëse ata janë ndërruar e rinovuar në kohë të ndryshme.
Sa të jetë gjallë Sali Berisha, mos kërkoni që brenda asaj partie të dalin zëra që e demaskojnë të kaluarën e tij. Askush prej tyre, edhe ata që nuk kanë asnjë lidhje me qeverisjet e Sali Berishës, nuk guxojnë të hyjnë në gojën e tij baltosëse me lloj- lloj fantazish të një mendje diabolike që i hyn tjetrit deri tek dhoma e gjumit.
Mos i vini në pozitë të vështirë zërat që mendojnë kundër tij, por nuk guxojnë që ta shprehin atë në publik. Përpos të tjerave, Sali Berisha ka mbështetës ekstremistë që japim deri jetën për të. Dikur valonte druri në bodrumet e sallave të Kongreseve, po ta sfidonte kush Sali Berishën. Sot bëhet linçimi publik po guxoi kush.
Po e mbyll këtë analizë për “arkivistin” Sali Berisha, me atë se çfarë mendon ky personazh i botës së nëntokës për çiftin Meta- Kryemadhi. Është rasti tipik pse ky çift ka dobësi për të, aq sa tregohen më “katolik se Papa” kur vjen puna për ta mbrojtur Berishën nga Shtetet e Bashkuara.
Sali Berisha: “Ne kemi dosjet e Ilir Metës që e fajësojnë atë se ka kryer krime të shëmtuara. Partia Demokratike ka denoncuar përgjegjësinë e tij për murosje në gurore. Në fakt, shumë u morën me Monikën, por gurorja është e Ilirit. Apo, sa e Ilirit aq dhe e Monikës. E kanë pronë të përbashkët. Edi Paloka ka denoncuar Metën për Thesarin, si një nga hajdutët e Thesarit.”
Fiks fare .I shtoni edhe kete si akuze Sali Berishes.Prandaj nuk flasim kunder tij po sulmojne Lulin dhe kete e quajne lider historik..Lider historik , po i shkaterimit te vendit. Ata qe e quajne veten te djathte dhe sidomos te djatht konservatore duhet te krijojne nje tjeter parti dhe tu qendrojne besnik parimeve te tyre qofshin edhe pakice do te ishin me te respektuar keshtu se te vazhdojne te lidhur mbas PD thjesht per te marre pushtetin e radhes.
Z. Altin , maskaralleqet e Berishes mos i lidh me qenijen e tij si anetar i PPSH dhe sekretar organizate apo sekretar byroje ne spital.
Ne ketej nga anet tona themi qe ka bere shkollen e shejtanit per marredheniet e tij me shtetasit , ndersa me kundershtaret e tij , qofshin
keta brenda apo jashte PD – se ai ka bere shkollen e UDB -s .
Nga foltorja e Parlamentit dhe kudo ai u ka tunder kundershtareve dosjet dhe yneret e tyre duke i frikesuar dhe shantazhuar.
Jo e kot ai vuri ne krye te SHIK -ut Gazideden per te mbajtur nen kontroll gjithcka e te gjithe. Serbet i kane mesuar hilet e zanatit
dhe ai si nje nxenes i zellshem i ka zabatuar ato si jo me mire.
Tamam zoti Ketro! Me pike e me presje! Shpetimi i shqiperise do te vije pasi te qerohet nga politika (per te mos thene zhdukjen biologjieke te tij) qofte ky,qofte personi qe do marre ne dorezim “Arkiven e Zeze” te tij .Dhe kjo eshte ne doren e DASH-it,te ambasades amerikane e te Aida Hajnajt e Arben Krajes! Te shpresojme se kjo do te ndodhe dhe sa me shpejt aq me mire.Dosja e Izet Haxhise eshte gati dhe Izeti ka deponuar nje “arkive ” te ngjashme per kete vapmir kriminel!
Me se e vertete,Berisha gjithmone parapelqente figura me dosje kur emeronte apo promovonte .Figuratme integritet I largonte nga poster drejtuese. Arkivonte çdo gje si nga kundershtaret dhe nga te vetet,dhe arkiven e perdorte per qellimet e tij . Rahmet paste !!!
O z. Altin , maskaralleqet e tij me shume se me PPSH
lidhen me shkollen agjenturore te UDB . Ai eshte bere
mjeshter ne makinacione dhe shantazhe .
Meqenese bie fjala se ai ka qene, apo eshte ende ne sherbim te UDB-se serbe, mund te them se ai eshte kryeagjenturisti me i rafinuar, me i afte se cdo agjenturist tjeter ne boten e sherbimeve sekrete! Sigurimi i meparshem i shtetit duket amatore ndaj kombinacioneve te dala nga mendja djallezore e Sali Berishes, qe nga 2 Prilli 1991 dhe deri ne vrasjet e 21 Janarit 2011. Ai eshte i pakrahasueshem ne jete drejtim dhe nuk nevoje per udhezime nga Qendra, nga UDB-ja!
o Altin je shum naiv. E e degjuar ate kengen “Me 200 petrita, komunista lule”? Aq i jan deshur Saliut per ti mbajtur ne vathe te gjithe shqiptaret.
200 Tropojane si puna Izetit.