“Doktorët mund ta përcaktojnë gabim gjininë e fëmijës”, 10-vjeçarëve u tregohet videoja që tërbon prindërit

27 Maj 2021, 22:20Lifestyle TEMA

Disa prindër anglezë kanë reaguar ashpër ndaj shkollës që u ka treguar pa leje fëmijëve të tyre, të moshës 10-11 vjeç, një video ku u shpjegohen problemet me të cilat përballen transgjinorët.

Videoja është realizuar nga aktivistja amerikane e LGBTQ+, Lindsay Amer, e cila thotë në klip se “doktorët ndonjëherë gabojnë në përcaktimin e gjinisë së foshnjeve kur lindin”.

Shkolla në Oksford ka marrë shumë e-mail-e ankesash nga prindërit, të cilët i kanë kërkuar se si ka ndërmend tani që të shlyejë gabimin e keqinformimit që u ka bërë fëmijëve të tyre të vegjël.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje