Sipas shumë të dhënave, brenda dy dekadave rreth 2/3 i popullsisë do të përballojë mungesë të theksuar uji.
Disa nga këto shtete, ato më shumë të ekspozuara dhe që pavarësisht kësaj kanë mundësi ekonomike të mëdha, po punojnë që tani për të zgjidhur këtë probleme. Si përshembull Emiratet e Bashkuara Arabe, që me një mesatare reshjesh prej vetëm 10 centimetra në vit, po financojnë projekte në gjithë botën.
Dikur ishte krijimi i oazave artificiale, sot teknologjia mundëson, në teori, edhe të ndikosh mbi eventet natyrore, si përshembull shirat.
Studime në këtë drejtim po kryen nga institute të ndryshme, por një nga ato që duken më premtuese vjen nga universiteti britanik i Reading, që nga vendi arab ka marrë një financim fillestar prej 1.5 milion dollarësh.
Shkencëtarët aty po testojnë mundësinë e disa dronëve, që të “hedhura” me një lloj katapulte në drejtim të reve, mund të ngarkojnë elektronet e tyre në mënyrë të tillë që të prodhojnë pika shiu.
Madje, mekanizmi shkon më tej. Nga momenti që në vende si Emiratet Arabe, temperatura e lartë bën që pikat e shiut praktikisht të avullojë para se të prekë tokën, këto dronë teknologjikisht të avancuar, mund të kenë edhe kapacitetin për të përcaktuar madhësinë e pikave, në mënyrë që intensiteti i shirave të komandohet në bazë të nevojave.
Eshte komplet e arritshme por,kjo eshte kundra gjithe ligjeve te natyres. Toka ka ciklin e vet astronomik dhe te besh shkretetiren fushe me lule dmth te besh shkretetire pjesen tjeter te botes. Atehete nuk do kete me vjedhes thesaresh por hajdute shiu dhe reshjesh.
Ka studime shkencore te botuara qe tregojne se mund te behet shi artificial, bore, dhe bresher ose thatesira disa vjecare. Sigurisht qe sot shkenca mund te beje shume gjera te tilla, por duhet te kemi parasysh, ashtu edhe sic ka ndodhur rendomte, qe keto zbulime shkencore mund te perdoren kundra njerezimit. Shembulli me i madh eshte zbulimi i forces se atomit qe u perdor jo vetem per prodhimin e energjise elektrike por gjithashtu edhe per te vrare me qindra mijra njerez. Modifikimi i motit mund te perdoret nga diktatore dhe regjime fashiste qe ti mbylle njerezit ne shtepi dhe te nxise depresionin duke ju leshuar re, shi, bresher, bore edhe ne mes te Veres. Tani njerezit jane mbyllur neper shtepira nga pandemia por po te shikoni ne disa vende bie bore edhe ne muajin Maj. Shpresoj qe ky nuk eshte modifikim i qellimshem i motit qe ti beje njerez sensible to kalojne ne depresion. Eshte shume e trishtueshme. Thone qe Atlantisit i erdhi fundi sepse perdori teknologjine e perparuar te tingujve per te shkaterruar dhe vrare njerezit e padeshirushem.
Uji e kane ne det, pse duhet ta shtrydhin nga ajri.
Pastrojeni ujin e detit siç ben Izraeli.