Fevziu pushton Afrikën: Një krokodil dhe një derr i egër kërcënojnë shtëpinë ku ai strehohet

27 Maj 2021, 09:52Lifestyle TEMA

U mbushën pesë ditë, që kur Fevziu injoroi pandeminë, braktisi Klanin duke depozituar aty vetëm emisione të regjistruara dhe fluturoi për në kontinetin Afrikan, në një eskursion, që do të përshkojë të gjithë hapësirën, ku thuhet se ka lindur njeriu i parë i kësaj bote.

Në mbërritje, ashtu siç e ka zakon, Fevziu ynë zbriti në aeroportin e kryeqytetit të Zimbabwe, Herare, ku u prit nga rreth 2500 kureshtarë, të moshës nga 18-94 vjeç, të cilët kishin vite që e ndiqnin emisionin me famë botnore “Opinion”, në Digitalbin afrikan dhe tashmë në aplikacionin “Klani im”.

Pasi u shplodh për rreth tre orë, Fevziu kërkoi ndjesë përpara kamerave të televizionit publik të Zimbabwe, ngaqë dy vjet më parë, për arsye pune, ai nuk erdhi dot për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të presidentit Mugabe.

Në të vërtetë, Fevziu nuk kishte edhe aq faj për këtë mungesë, sepse Mugabe kishte harruar të vdiste dhe nëse do të kishte vazhduar kështu, gjithmonë pa vdekur dhe gjithmonë në pushtet, amerikanët do të ishin kujtuar dhe do ta kishin shpallur non-grata, njëlloj si udhëheqësin tonë Sali Berisha.

Në orët e qëndrimit në kryeqytet, Fevziu i’u përgjigj interesit të gazetarëve, për faktin se si dhe pse ishte njohur Sali Berisha me Mugaben.

Mugabe ka qenë në Tiranë dhe ka studiuar mjekësi, në një klasë me doktorin tonë, – shpjegoi Fevziu ynë. Pikërisht aty, të dyve i’u ka hipur edhe dëshira e fshehtë për politikë dhe diçka kanë vendosur, që atëherë, për t’i hyrë politikës dhe për të qëndruar deri në vdekje në pushtet.  

Në fund të qëndrimit të shkurtër në kryeqytet, i ndjekur nga rreth 200 njerëz, Fevziu shkoi në varrin e Mugabes dhe ndryshe nga si ai sillet me diktatorët, që i shpërfill dhe i përçmon, sidomos kur ata bien nga pushteti, këtu bëri përjashtim dhe vendosi një buqetë me lule.

Pas kësaj, Fevziu ynë dhe gazetarja e emisionit të njohur “Check in”, shoqëruesja në këtë udhëtim, Alba Danaj, shkuan dhe u strehuan në një shtëpi, ngjitur me ujëvarën më të bukur në botë “Victoria”, që gjendet në lumin Zambezi, në kufirin midis Zambias dhe Zimbabwe.

Aty, sapo vjen ora 18:00 e mbrëmjes, Fevziu është i detyruar të lëvizë jashtë shtëpisë, bashkë me Albën dhe ekipin, me 11 roje të armatosur deri poshtë dhëmbëve, për shkak të rrezikut që paraqesin kafshët e egra ujore dhe tokësore.

Dy nga këto rreziqe, që kërcënuan seriozisht jetën e Fevziut, i paraqiti live, shumë e tronditur, vetë Rudina Magjistari, në emisionin e saj “Rudina”.

Ishin vërtet dy pasdite të tmerrshme, ku njerëzit në Shqipëri, panë me sytë e tyre, se si afër Fevziut tonë, u shfaq një krokodil i llahtarshëm. Por, rasti më i frikshëm, ishte kur Fevziu po kthehej në shtëpi dhe një derr i egër, shumë i hutuar doli prej saj dhe i’u hakërrua edhe Fevziut edhe Albës.

Si duket, derri kishte hyrë në shtëpi në kërkim të ushqimit dhe nga zemërimi që nuk kishte gjetur asgjë për të ngrënë, kishte rrëzuar në tokë, dy nga katër orët që Fevziu kishte në këtë udhëtim, madje orën që mat të dhënat fizike të Fevziut, derri e kishte shkelur me të dyja këmbët. Por, në këtë rast derri kishte ruajtur dy Rolex-ët, duke mos realizuar në këtë mënyrë hatanë e madhe, që do të trondiste të gjithë kontinentin.

Ju bëjmë me dije, se turi i Fevzos në Afrikë vijon dhe po ndiqet nga një pjesë e konsiderueshme e afrikanëve, në lajmet e mbrëmjes.

Më të paduruarit, që po presin vizitën e Fevziut, janë banorët e Etiopisë dhe Botswana-s.

PS. Për t’u plotësuar me njohuri më të gjera, rreth kësaj ngjarje, ju lutemi ndiqni më poshtë videon nga emisioni “Rudina”, ku derri i egër, del nga banesa ku qëndron Fevziu dhe tremb edhe vetë Rudina Magjistarin në studion e Klanit në Tiranë.

TPZ.al- Tej e Këtej

20 komente në “Fevziu pushton Afrikën: Një krokodil dhe një derr i egër kërcënojnë shtëpinë ku ai strehohet”

  1. merremeleng says:

    nje perle e ylli rakipit, vdiqa se qeshuri me kete qeros megaloman hahahahahah

    1. pjeter says:

      Ç’do gje eshte e programuar shoku.Ky shkoi duke qene nje njohes i mire i atyre lidhjeve te cuditeshme andej nga Afrika,por qe do pasoje me tej ,me Zhejin,ku jo shune kohe me pare,shfaqi publikisht deshiren e tij te forte per te bere nje film porrno.Fevziu po teston terrenin e aktoret me sa duket,qe Zheit ti duket nje ambjent sa me familjar.

  2. 1 says:

    Thjesht nje pordhac.Kur evgj..i u be mbret leu bythen me vaj dhe vrau tane

  3. Fevzo qerosi says:

    Edhe kafshet e afrikes e kane kuptuar se kush eshte ky qeros servil i saliut

  4. Davidi says:

    Si puna e labit me derrin.

  5. Muli says:

    Hahahaha hahahahahaha……madheshtore!

  6. Ladi says:

    Hahahahaha ky megalloman sa qesharak aq edhe i rrezikshem..

  7. intelektuali says:

    Hey, po si nuk keni turp qe kenaqni kompleksin e fukarait qe nuk i ngopet syri !!!
    Po ai eshte per te ardhur keq more burr!!
    Po ai nuk po gjen qetesi more, duke shkuar ku degjon se kane shkuar te tjeret vetem qe te mburret e mos tja kaloj njeri!
    Ai eshte njeri i dukjes nje PORDHAC thote populli, por duhet te kishte nje fjale edhe me percmuese ne rastin e tij
    Uroj qe te mos e sjelle koken ne ndonje nga udhetimet e te mos i gjendet as kufoma per te pasur nje varr!!
    Ai qe vodhi pasurite e fisit, vrau avokatin ne Vlore, e plot pislleqe qe nuk i dime, vetem per ato para, PO SI E SHIHNI DHE NUK E PESHTYNI E NEGLIZHONI MORE!!!
    Ai merr te ftuar ne emision dhe flet ai me ato gjysma info qe ka e cfare di, duke mos respektuar askend.
    FEVZIU ESHTE SHEMTIA E TV DHE E MIKROBORGJEZIT TE VUAJTUR!! ME VJEN PER TE VJELLE

  8. Salih says:

    Derri dhe krokodili e moren vesh qe i ka ardh “vella fezo”…fuck him…

  9. Kinom says:

    E nji hale me pak, po edhe kafshe nuk e trazojne se vjen ere e qelbur.

  10. mos i merr me vhete ne Shqipni mor i paudhe !
    Ku do ti cosh ?
    Ku do t’imbac ,ke dhoma per kta xixiot me ato ne dore ?
    Do ti shqyejn ato qe ke brenda more i paudhe se jan te eger kta Safari-njte

  11. Skenderbegasi says:

    Sa I zgjuar rufjani, I ka mbuluar
    hallatet me kok afrikani.

  12. Viola says:

    Po kete kur do e therase SPAK.

  13. Thone se derri kishte pesuar arrest kardiak kur kishte par Fevzon ,aq shume ishte trembur.Sinqerisht me vjen keq per derrin,sa per krokodilin dihet qe nuk eshte kanibal,kot eshte frikesuar Fevzo.

  14. Olsi says:

    Rri aty ku je dhe mos u kthe me mbrapa,sdo i mungosh njeriu o tulle

  15. ZOROOS says:

    Sabotim nga PS ka agjente ne Afrike!

  16. tony says:

    E kujt i plasi se ku shkon nje intrigant i biri i sherbyeses toptaneve qe hiqet si nip i tyre por historia eshte ndryshe si u be sherbysja pasanike, dhe ky nje sherbyes i te gjifhe klaneve mafioze politike duke pasuruar vetem me mashtrime , prandaj mos harxhoni shume kohe me kete bastard se i ka merzit njerezit ne ekran ketu dhe po na del nje politikan ne indi qe i habiti ato.

  17. tony says:

    E kujt i plasi se ku shkon nje intrigant i biri i sherbyeses toptaneve qe hiqet si nip i tyre por historia eshte ndryshe si u be sherbysja pasanike, dhe ky nje sherbyes i te gjifhe klaneve mafioze politike duke pasuruar vetem me mashtrime , prandaj mos harxhoni shume kohe me kete bastard se i ka merzit njerezit ne ekran ketu dhe po na del nje politikan ne afrik qe i habiti ato.

  18. Arenisi says:

    Blendi si qerosi i zgjuar, beri nje tymnaje ku gjoja shkon per turizem, por ne fakt ky ben transaksione vlerash monetare, kete rradhe dhe si gjithmon po i sherben berishes, me mundesite qe ka fevziu. Qerosi me pasurine qe ka , bashke ne ate qe eshte aksioner ne godinat me te larta dhe me te shtrejta ne qender te tiranes, pasuri qe ky e beri ne sherbim te karagjozit mbretit shqiotareve duke i shkuar dhe atij ne afrike per ti bere intervsta dhe duke jua shitur shqiptareve si mbretin jo ate te historise qe rrembeu florit e shqiptaeve dhe ja mbathi. Keshtu qe afriken ky qerosi e ka si depoziten e vet, ku financon atje ne tregti dhe industri. Ortaku i toptanit ky dhe berisha, zaptuan token e tjeter kujt dhe sit mer miliona nga aksionet e perbashketa me berishen. SPAK tundu, para syve i ke oligarket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje