Gazetari Artan Hoxha: 21 Janari shënjoi fundin politik të Sali Berishës! Është kapur me ‘presh në duar’, ka vrarë njerëzit atje

27 Maj 2021, 20:54Politika TEMA

I ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare Tv gazetari Artan Hoxha ka folur për 21 Janarin.

Sipas tij, kjo ngjarje shënjoi ish-kryeministrin Berisha dhe fundin e tij. Hoxha shton se më 21 Janar Berisha shënjoi artin e tij të së keqes, duke qenë se kishte gjithçka nën kontroll.

“Ngjarja që e shënjon Berishën mbetet 21 janari. Më 21 janar Berisha ishte bërë nuse për herë të dytë.

Pas 97 u rikthye si kryeministër I Shqipërisë në 2005-ën dhe ndërkohë në atë kohë kishte marrë edhe mandatin e dytë.

Shqipëria kishte evoluar shumë krahasuar me 97-ën, ishte anëtare e NATO-s, ishin liberalizuar vizat, ishte brez i ri, kulturë e re.

Berisha më 21 janar tregoi artin e vet të së keqes sepse e kishte nën kontroll të plotë, I kishte të gjitha, shërbimet inteligjente, shërbimet policore, kishte ata në radhët tona që e mbanin në koherencë.

Kryeministri ishte në detyrë, qëndroi në detyrë, ai tregoi se ishte hakmarrës, burracak dhe i pabesë. Në Malësi është shprehja “burri vritet, nuk koritet”, protestuesit po i bënin këtë të dytën.

Po I tregonin se nuk ishte zot i bulevardit. 21 janari vulosi rrëzimin e Berishës nga pushtetit, por edhe fundin politik të tij.

Paturpësia me të cilën bëri lëvizjet pas 21 janarit, për të fshehur të vërtetën, për të fajësuar opozitën, për të prishur vendngjarjen, për të sabotuar institucionet.

Mes 21 dhe 22 janarit Berishës iu desh një plan tjetër, ishte kapur me presh në duar, doli që ai i ka vrarë njerëzit atje.

Berisha ishte artist për të manipuluar një të vërtetë”, tha Hoxha.

3 komente në “Gazetari Artan Hoxha: 21 Janari shënjoi fundin politik të Sali Berishës! Është kapur me ‘presh në duar’, ka vrarë njerëzit atje”

  1. Hammerhaituri says:

    Po pse vetem atje? Me habisin “meritat” e tija per demokracine! Para syve te tije u shkaterrua gjithe industria e Tiranes u zaptun tokat e ndertimeve pa leje nga cecenia e veriut qe tani jane te gjithe votusit e PD se. U vodhen paret me piramidat e cun bandat e veriut me luftu jugun! A ka pa njeri sarandiot ose permetar t’marri pushken e te shkoje ne Tropoje?
    Kot u bo manovra tani?! Sales ju mush kupa me venjen ne dyshim te njohjes se zgjedhjeve! Kjo nuk tolerohej dot edhe nje here tjeter pas braktisjes se parlamentit! Cecenia e zbritur n’Tirane jane qent besnik qe perbejn kapitalin politik te k’tij “patrioti” te madh !

  2. Vranakonti says:

    Ashtu eshte o Artan por kush e degjon kete qe thua dhe kush e gjykon.Berisha eshte nje korb i zi nga te zezat qe i ka punuar keti vendi dhe ketij populli.Por ka njerez me fytyre kafshe nga ata te PD qe thon se Berisha nuk ka bere asnje gje te keqe por i ka berer Rama.

  3. gjergji says:

    O Dritan miku: Gjithecka ke te drejte.Ai perkrahej nga grupet militare terroriste tropojane qe e shoqronin e rrethonin ate.Kudo tropojan bandita e terrorista qe ishin ne drejtim te policis (Kulicaj me shoke),te ministris se mbrendeshme (Hajdarmataj me tropojan),shoqeruesit e tij e te personaliteteve te shtetit(llumi tropojan me S.Lushaj mbi kry) qe me fanatizem zbatonin e realizonin reprezalje te ndryshme kunder kujdo e ne cdo kohe qe kundershtonin apo ishin kunder Berishes.Tropojanet e sjellun ne Tirane dje ishin pabuksa e pa breke ne b.the ,sot milionera .Bile ato ishin ne ballin e luftes ne 97 apo 98.A nuk e kujtoni pak hajdutin e pulave,trimin e dhier mbi tank para kryeministris Lushaj apo “sprintieri” Dollapi?A nuk ndigjuat te berat e tropojaneve nga vete tropojanet familja Halkaj apo rrefimet e I.Haxhis per ket pisllek te rrezikshem per kombin qe pas viteve 1991 i bene gjemen Shqiperis
    Prandaj Berisha se bashku me llumin te degjeneruar tropojan ne Tirane jo vetem duhen denuar e burgosur por te largohen e te mos pranohehen te jetojne ne Tirane.Asnje meshire per ate llum.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje