Ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth përsëriti edhe njëherë gjatë konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për të hedhur një hap përpara në procesin e integrimit europian.
Diplomati Roth shtoi se shpreson që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të marrë një vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Të tregoj një shenjë solidariteti nga aan e Gjermanisë për Shqipërinë dhe Ballkanin. Ka kolegë në BE që thonë se zemra ime rreh shumë për Ballkanin.
Këtu nuk bëhet për interesat e mija personale. Ballkani është oborri i brendshëm i BE. Shumë nga ju janë të zhgënjyer nga BE, pasi në të shkuarën është bërë shumëçka.
Ju e dini që ka pasur kushte të tjera për të plotësuar për integrimin. Shqipëria ka shënuar arritje dhe për këtë arsye po punojmë që më 22 qershor Këshilli i Ministrave të Europës të marrin një vendim pozitiv.
Sigurisht që duhet të nisim. Jemi në fillim të një rruge. Ju keni arritur ndryshim të madh. Duhet të gjithë të mbështesim njëri-tjetrin.
Premtoj më tepër angazhim nga shtetet anëtare. Ne këtë moment kemi një problem bilateral mes RMV dhe Bullgarisë, por tani po ndihmojmë për zgjidhjen e tij”, u shpreh Roth.
O leshkua i Merkelit , ik e thuaja ndonje tjetrit perallat e tua ……problemi bileteral midis Bullgarise dhe RMV eshte kryekomplet artificial dhe ti hedhin hi syve Shqiperise ………..dhe duke u nisur nga preteksi absurd qe shprehet nga te gjithe ju , se fillimi i bisedimeve midis dy shteteve duhet bere e perbashket ….shprehet fare qarte dhe kuptohet fare lehte qe eshet nje justifikim i dobet ….fillimi i bisedimeve nuk eshte ne orizont , keni vite e vite qe nxirni nga nje arsye ne tjetren ….. me mbrapa do fillojne zgjedhjet ne France , pastaj ne Gjermani dhe fillimi i bisedimeve ben dem Macronit dhe Merkelit …..qe mos te shkojme me pas tek komisjoneri Johanes Hahn qe i kaloj 5 vjecari duke na ngopur ne peralla , u be kaq i peshtire sa qe dhe vete e kuptoi ne fund qe genjeshtrat dhe mashtrimet ishin shum te rendomta……kjo nuk eshte kryesorja , kryesorja eshte se sa here punet ne Shqiperi nuk shkonin sic duhet , menjehere mashtrusat e EU me ne krye Johanes Hahn kishin kercenimin ne maje te gjuhes …..keshtu eshte kur je shtet i dobet dhe pa piken e cipes ne fytyre , kur nuk i hapin dyert sipermaresve kineze dhe turq ….dhe te shkeputin per jete shpresen e pralizushme …..me thene te drejten Shqiperise nuk i takon , gjithsesi mashtrimi dhe genjeshtra tepron …..dikur nje poet madheshtor shqiptar thosh : nese nuk ke mundesi te ndihmosh dike , te pakten derdh dy pika loti …….M.GJ .N…….