Albin Kurti kundër Ramës, por po e imiton shëmtuar

27 Maj 2021, 17:43Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Ka një Albin Kurti krejt tjetër nga ai idealisti dhe rebeli në opozitë, që kundërshtonte për gjithçka dhe madje përdori me formacionin e tij VV deri gazin lotsjellës në parlament. Ndërsa kohë më parë, kur e gëzonte pozitën e opozitarit, ai mundohej t’ia bënte jetën e vështirë kujtdo në fuqi, tashmë ka ardhur koha e tij si kryeministër për të përballur opozitën, që duhet thënë se ende nuk i karikuar bateritë e veta.

Megjithatë gjuha cinike e z.Kurti nuk është ndalur dhe ka shkuar më tej se paraardhësit e tij kur tashmë nga foltorja është shprehur se: Opozita është e paaftë dhe se Qeveria që ai e udhëheq ka vetëm një problem, që sipas tij është mungesa e kritikës!

“Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të bërë kritikë. Ky është problemi. Edhe rreziku më i madh për Qeverinë tonë është mungesa e kritikës. Ne s’kemi rrezik tjetër. E ju keni nevojë ose për paragjykim ose për shpifje që të na bëni kritikë që, duke qenë se bazohet në shpifje ose paragjykim, nuk është më e tillë. Ky është problemi. Ky është problemi ynë, se ju duket se nuk e konsideroni problem”, u shpreh Kurti.

Ndonëse ka një shemri të lodhshme Rama-Kurti që u përmirësua pak ditë më parë nga takimi informal i dy liderëve në Bruksel, kryeministri i Kosovës është në udhë të kolegut të tij nga Tirana. E para nga besueshmëria që ka në publik dhe e dyta nga cinizmi me kolegët e tij. Veçse ndryshe nga parlamentarët shqiptarë, që u viktimizuan nga Rama para shumë muajsh dhe lanë pa asnjë arsye parlamentin, kolegët kosovarë deri më tani në parlament kanë parë dhe provuar mbi kurriz shumë lloje cinizmi.

Lirshmëria e retorikës në foltore e bën Kurtin të dallohet mes shumë syresh, por nga ana tjetër të mos kuptojë dhe pasojat për shumë nga thëniet e tij, që pas 100 ditëve të qeverisjes do të përballet me kritika shumë më të strukturuara. Ashtu si Rama në deklaratat e tij mund të abstragojë sepse përballë ka në jo pak raste parlamentarë shumë më inferiorë ashtu si nga ana tjetër ka pushtet pa fund. Për fatin e tyre ishin shqiptarët e këtej dhe andej kufirit që u kanë besuar. Dhe, kjo, i bën të dy të manovrojnë dhe përtej premtimeve.

Së fundmi, kritikuesi i të ashtuquajturit Mini-Shengen, Kurti besohet se po bën një nismë për nënshkrimin e një marrëveshje për lirinë e lëvizjes së qytetarëve mes Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës. Ashtu si bën aludime të çuditshme për njerëzit e luftës. Procese, që vërtetë duhet të vlerësohen porse në Kosovë, dikur ai dhe sidomos militantët e tij, i kundërshtonin frikshëm. Për Ramën ka mbetur ende përcaktimi se ishte në dijeni dhe madje pjesë e planeve për ndryshimin e kufijve të Kosovës por ende sot mbetet e papranuar prej tij dhe madje e kundërshtuar dhe nga SHBA-të, paçka se burime të ndryshme alternative e pohojnë.

Veçse Kurti nuk ndalet dhe falë numrave të zgjedhjeve po kap çdo segment të shtetit të Kosovës dhe kjo mund të justifikohet për pritjen e zbatimit të programit të VV, që ka hasur jo pak kritika. Ose si do e shprehte zëdhënësi i PDK-së, Tahiri në seancën e fundit parlamentare: “Në emër të shkapjes së shtetit të punohet me ngulm me urgjencë për kapjen e institucioneve në këtë rast të ARKEP dhe AKP të cilat i keni futur me urgjencë në rend dite”. Çka do të thotë se institucionet tashmë do dergjen nën pushtetin e tij.

Po a nuk po bën çdo ditë vallë Rama të njëjtën gjë në Shqipëri? Dhe, me sa duket Kurti ka çfarë të mësojë nga kinse kundërshtari i tij, që i bëri aq shemri gjatë zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, sepse tek e fundit nuk ndryshojnë shumë: Pushteti ua ka veshur sytë. Vetëm se me një dallim jo aq të vogël: Idealisti Kurti duket se po imiton shëmtuar udhën e Ramës.

25 komente në “Albin Kurti kundër Ramës, por po e imiton shëmtuar”

  1. american16al says:

    Kurti eshte karikature e shemtuar serbe ne tavolinen shqipetare.
    Ky karnaval po loz me jeten e popullit per vaksinimin e tyre , por kosovaret e deshen t’a gezojne kete karikature.

  2. Viola says:

    Jo mor Kurt e ke kuptuar gabim ti nuk ke kritika se i ke ” mahnit ” te gjithe me punet e bukura qe po ben.

  3. gazetari says:

    Shiko Ben Andoni..!! Ke shkruar ca artikuj,dhe te eshte ritur mendja..Por te krahasosh Albin Kurtin me Ramen,ben gabim te madh dhe e katandis vehten te analistet me te rendomte..Nuk e di nga te buron ky mllef per Ramen..por do ta maresh pergjigjen shpejt..Duhet ta pranosh ti dhe kushdo tjeter.qe Rama eshte kryeministri me i suksesshem, i te gjitha koherave, eshte ai qe kreu me sukses reforma madhore qe shtetet e tjera i kane realizuar, per mbi 100 vite..Edhe t, kishe ngelur pa u futur ne kazanin e madh te mbeturinave..gazetareske..

  4. Timi says:

    Nuk besoj se imiton Ramën por edhe nëse e bën mirë bën. Do kemi reformat dhe vendi do ec përpara.

  5. MS says:

    Ben Andoni pervers i gazetarise shqiptare!

  6. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:

    Foto vete tregon sa 1000 fjale se ku eshte shemtira dhe ku normaliteti !

  7. Plaku i mocem says:

    Mos eshte e kunderta e asaj qe thoni? Pra perse te mos themi qe Edi Rama eshte kunder Albin Kurtit?

  8. Pilo Lala says:

    Kush eshte ky analist apo gazetar qe ben keto krahasime? Albini nuk eshte as sa 1 e dhjeta e Edit.
    Edi punon dite e nate, Albini i kreh floket si Romaket e vjeter, bashke me Vjosa Osmanin.
    Albini dhe Vjosa vijne ne Shqiperi bejne kompllote me Sali Berishen e Ilir Meten, dy me te korruptuarit e Ballkanit, kunder Edi Rames
    Duhet te jesh nje i trashe, apo shume i leshte, qe te krahasosh Edin me nje legen si Albini.
    Edi Rama as e ka ne liste fare Albinin, por permbush protokollin.
    Albini eshte nje lepur, qe hidhet e perdridhet, deri sa te haje ndonje hu.

  9. Ed says:

    O BEN QERATAJ QE KERKON TE FUTESH RAMAN NE LLOJIN E AL BIN KURTOVICIT. TI JE ME KEQ SE ALBINI PER SHQIPETARET SE BEN ATE QE SERBET NUK E THONE DOT QE TER POLITIKANET SHQIPETARE JANE NJELLOJ . EDI RAMA ESHTE POLITIKAN QE AFROHET ASNJE NGA KETA TRADHETARET.
    O BENI PO NUK NGATROHET ALBIN =QEPA ME KRYEMINISTER EDI RAMA = MOLLA . QEPA DHE MOLLA SKANE ASGJE TE PERBASHKET . EDI RAMA ESHTE MENAGER I MIRE PASTAJ POLITIKAN QE PUNON PER SHQIPERINE.

  10. Qarri says:

    Rama eshte i pa arritshem per pordhe syfyri.Eshte udheheqes i lavdishem.Eh c’na gjeti me keta njerez.Pak te lavdishem e patem ate mortjen per 50 vjet.Na edhe nje tjeter lavdimadh tani per 50 vjet te tjera.

  11. Jo realisti says:

    Shkruaj dicka te hajrit o Ben se per te folur do 45 min te formulosh nje fjali….

  12. katarakti says:

    Ia ke futur kot o Andoni. Rama dhe Kurti janë zgjedhur për të qeverisur Shqipërinë dhe Kosovën. Për këtë ata duhet të marrin masat e nevojshme. Dhe të vënê në krye të punëve njerëzit qê përkrahin programin e tyre. Nuk mund të lëjnë në krye të ministrive apo institucioneve të pavarura përfaqësuesit e pushtetit humbës. Pasi nuk mund të realizojnë dot programin dhe premtimet e tyre. Prandaj lëjini lotët. Rama dhe Kurti po veprojnë në përputhje me mandatin që u dhanë zgjedhësit. Vae victis!

  13. Bardha says:

    Ky ashte legen gazetar e kake anal

  14. Loku says:

    Krahasimi nuk qëndron. Analiza mbi kete krahasim nuk ka asnje vlere.

  15. dardan says:

    Ky Ben Andoni eshte nje idjot, te krahasosh Edi Ramen me idjotin Albin Kurti duhet te jesh k*r komplet dhe i tille je mor ndyresire i fjetur..
    Albin Kurti me qeverime e tije do te hyje ne histori si percares te kombit dhe po krijon nje urrejtje mes popujve ne te dy anet e kufiri…
    Kot nuk thone JANE TE TRASHE…. me ne krye lopen Osmani…

  16. Piro says:

    Ca po thu or Ben? Po kerkon lidhje qe nuk ekzistojne. Albini dhe Rama nuk kane lidhje. Rama ka vizion, ka permasa, ka eksperience dhe imponon. Ai po e fut vendin ne nje trajektore te re zhvillimi. Albini eshte nje provincial i vogel qe vjen e merr mesime te Berisha kur Rama po e rrezon teresisht modelin qeverises te Berishes. Artikulli jot nuk ka vlere se nuk ka baza. Po ju nuk shkruani dot ndryshe, vec ne menyre te rendomte.

  17. Boston says:

    Po pseor gazetaruc per shkak te Rames lane parlamentin ata koke boshet apo per te marre pushtetin ne tavoline…….
    Shume cinik dhe I paafte je or ti gazetaruc i PD

  18. Një says:

    Zoti ta bëj këtë analizë dhe personin që e shkruajti gazetar. Nuk ia vlen as të humbësh më shumë kohë për ti bërë deconstruction shkrimit.

  19. Syri says:

    O benush, ia ke futur kot fare. Fare, fare kot. Nëse nuk të pëlqen Edi Rama, kjo është qorrllëku yt ose, puna e jote. Të krahasosh Ramën me Albin KurDin, është marrëzia e jote. Kam përshtypjen se ti nuk je aspak profesionalist, je vetëm një letërshkruas që vuan nga urrejtja. Ik tani, nuk kam kohë të merrem me ty.

  20. miri says:

    ALBINI ESHTE NJERI I PALATUAR
    ME VJEN KEQ PO KOSOVA ATE NUK E MERITON

  21. Agim says:

    BenI kokërr legenI. ..

  22. Tomori USA says:

    Zoti Andoni, ju pak here gaboni ne analizat tuaja por, me kete shkrim e kini djalllosur fare. Si mundet te barazosh Edir Ramen me nje avanturjer . karierist , nje shemtire qe sla gure e kusur naj parlamentitit pa perdorur,* deri dhe ne lende kimike, tymuse , venje zjaresh e demtim te insttitucjoneve shteterore.
    Edi Rama esht nje politikan vizjonar qe, po e zbukuron cdo dit e me teper SHqiperin, esht model i perballimit me sukses te dy fatkeqesive te medha, termetit dhe pandemis. E shikojme cdo dit vendin tone qe esht kethyer ne kantjer ndertimi. I kerkojme moralisht qe, bashke me punet e medha, vemendjen ta kethej tek ritja e rrogave dhe pensjoneve.60

  23. Alban Dega says:

    BOTO KOMENTET E LEXUESVE O MERO… RAMA!

    Mos u bej si Agron Gjekmarkaj i Lulezim Bashes apo si Mero Baze i Berishes dikur!
    Skajet gjithnje puqen!

  24. E Verteta says:

    Ky aktori ka qene edhe drejtues i ”Milosaos” organ letrar. Nuk e di nese ka formim te mire letrar (dyshoj), por botonte vetem autore ndaj te cileve kishte ndonje interes, apo, cfare i rekomandonte botuesi i ”Poetekes” Arian Leka, qe me revisten letrare qe drejton, eshte vete zot e vete shkop. Vlereson e perkthen veten ne ndonje gjuhe te huaj (megjithese letrar i dobet), fale lidhjeve qe i mundeson revista, licensuar nga qeverite. Dhe, sikurse edhe ato pak revista letrare shqiptare, u kerkon autoreve qe i boton, t’ia blejne revisten, qe te mbushe xhepat.

  25. emigranti says:

    Jane shume larg. Rama megaloman perballe Albinit – intelektual I mirefillte dhe atdhedashes I ndershem.
    Vetem fotografine te shohesh kupton tangerllekun e Rames, qe ne vend qe te sillet si me vellaun e tij , I fut gure nder rrota Kosoves dhe pervec takimeve e premtimeve te glorifikuara me qeverine e meparshme te Kosoves nuk ka bere asgje tjeter, nderkohe qe duhet qe me force te mbeshtese Kosoven dhe te pergatise bashke me te aktakuzen kunder Serbise per genocid ne Kosove.
    Ne te kundert me Vucicin tregohet I qeshur e I dashtur, sidomos me ndihmen e madhe qe I jep me ” minishengenin ballkanik ” qe eshte ndryshe dhe shume me teper se levizja e lire e njerezve.
    Rama duhet te bisedoje sa me pare me qeverine kosovare per fillimin e minishengenit shqiptar si dhe me njesimin e ligjeve e te programeve mesimore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje