Nga Adriatik Doçi
Në çdo vend normal, kur ndodh një krim, është prokurori autoriteti i cili heton dhe merr në pyetje të dyshuarin. Në Shqipëri, pas krimit shtetëror të 21 Janarit 2011, i dyshuari dhe i akuzuari kryesor Sali Berisha tentoi të merrte në pyetje kryeprokuroren Ina Rama, përmes komisionit të famshëm të çadrave-pistoletë dhe thikave me helm. Urdhër-arrestet për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës nuk i njohu me policinë e tij me justifikimin se kishin gabime gramatikore. Pamjet filmike të krimit, siç edhe u konfirmua nga ekspertiza e FBI, u fshinë natën e 21 Janarit nga serveri i Kryeministrisë. Armët e krimi u ndërruan me armë të tjera. Vrasësit u mbajtën tre ditë në Kryeministri gjoja për t’u ‘mjekuar plagët’, por në fakt u izoluan për të koordinuar dëshmitë e rreme dhe veprimet për mbulimin e gjurmëve të krimit.
Dhe megjithatë, Sali Berisha u kërkon prova Shteteve të Bashkuara të Amerikës pse e futën në listën e zezë bashkë me familjen, për korrupsion dhe pengim të drejtësisë. 21 janari është prova më verbuese i pengimit, shantazhimit dhe sabotimit të drejtësisë nga Sali Berisha, për të mos hetuar një krim të tij shtetëror, i kryer për të mbrojtur korrupsionin e aleatit Ilir Meta. Ngritja e një sistemi korruptiv, mbrojta e vetes, familjes dhe aleatit, është edhe motivi kryesor se pse DASH shpalli non grata Berishën dhe Familjen e tij.
Berisha i kërkon Bamir Topit të ndërhyjë tek Ina Rama
Më e rëndësishme është dëshmia e Bamir Topit. Mëngjesin e 23 janarit 2011, dy ditë pas vrasjeve në bulevard, Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, shfaqet i alarmuar në zyrën e Bamir Topit, në atë kohë President i Republikës. Basha i kërkon Topit në emër të Sali Berishës të ndërhynte tek kryeprokurorja Ina Rama, që tërhiqte urdhër-arrestet për zinxhirin komandues të Gardës dhe të bëhej kështu palë me pushtetin që kishte vrarë. Bamir Topi i refuzon kërkesën. Kaq do të mjaftonte që disa orë më vonë, kur Basha i kishte komunikuar refuzimin nga Topi, Sali Berisha të shpallte Bamir Topin si pjesë e grupit organizator të puçit të pretenduar ndaj tij. Topi u shpall pjesë e grupit puçit vetëm sepse nuk pranoi kërkesën e paligjshme për të ndërhyrë tek kryeprokurorja.
Bamir Topi ka rrëfyer se “Ishte i shqetësuar, nuk e fshinte dot gjendjen e tij dhe ndërrimin e kursit të ngjarjeve… –Erdha të them edhe në emër të kryeministrit të ndërhyni të Prokurorja e Përgjithshme për t’u tërhequr nga kjo iniciativë! – tha Luli duke mbyllur kërkesën e tij.
Kjo ishte sipas meje çasti që do të kuptohej nëse presidenti merrte pozicion në favor të qeverisë apo të kryetarit të shtetit, ku shërbimi i tij duhet të jetë kushtetues dhe jo arbitrar. Tashmë gjithçka ishte e qartë dhe vendosmëria për të mbështetur prokurorinë ishte e palëkundur.
-Dëgjo, Luli! Besoj se biem dakord që ka ndodhur një ngjarje e përmasave tragjike, me implikime të rënda të politikës dhe shtetit. Unë jam kryetar shteti dhe interesi është që me qetësi të vendosemi të zbulojmë shkaktarët, duke filluar me politikanët, demonstruesit, policët, gardistët e kushdo qoftë pas tyre. Unë nuk mund të marr përgjegjësi historike për të devijuar të vërtetën. I kam dhënë besimin kryeprokurores në një takim të zhvilluar dje, nga ku rezulton se qeveria dhe garda apo policia nuk po bashkëpunojnë për mbledhjen e provave dhe hetimin.
Në fund, para se të ndaheshim, duke dashur të ruaj një komunikim me njerëzor, ndoshta i dhashë një këshillë të panevojshme.
–Shiko letrat e tua nëse i ke në rregull se kjo punë parashikon se do të shkojë jo mirë”.
Berisha nuk njeh prokurorinë
Disa orë para masakrës në bulevard, mbrëmjen e 21 Janarit, prokuroria kishte firmosur disa urdhër-arreste për zinxhirin komandues të Gardës së Republikës, e cila kishte hapur zjarr me urdhër ndaj protestuesve, duke vrarë katër qytetarë të pafajshëm dhe plagosur 6 të tjerë. Por, policia nuk e njihte autoritetin e prokurorisë, pasi zbatimi i urdhër-arresteve, mund të çonte në zbërthimin e gardistëve në prokurori dhe për rrjedhojë në implikimin e treshes, Berisha-Basha-Ndrea Prendi. Edhe një herë Sali Berisha përdori Lulzim Bashën, i cili kishe nën varësi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgajn, për të refuzuar zbatimin e urdhër-arresteve. Berisha i konsideronte publikisht urdhër-arrestet si pjesë e skenarit B të grushtit të shtetit, ndërsa policia nuk i zbatonte me pretendimin se kishin gabime gramatikore.
Berisha kërcënon kryeprokuroren Ina Rama
Menjëherë pas vrasjeve, Sali Berisha u shpreh se “i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura”, ndërkohë që në mbrëmje nuk zbatonte urdhër-arreste, duke penguar hetimet. Pasi prokuroria nuk po hetonte sipas udhëzimeve të tij publike dhe mesazheve të koduara dhe në kushtet ku kishte marrë refuzimin e Bamir Topit për të ndërhyrë, Berisha i jep këtë mesazh shantazhues Ina Ramës: “Zonja që liron njeriun që u vërsul me pistoletë drejt gardistëve, të cilët e mbrojnë, duhet të ketë të qartë se ka hyrë në ujëra shumë të gabuara. Ndonëse puçistët vazhdojnë skenarin e tyre, ne do të vazhdojmë detyrat tona si qeveri”.
Në një takim më 24 janar, me efektivë të policisë dhe familje të tyre, Berisha shpërtheu ndaj Ina Ramës dhe Bamir Topit, ku të parën e quajti “lavire bulevardi”, ndërsa të dytin “horr bulevardi”.
Po atë ditë, Sali Berisha humbi kontrollin, kur tha se “Urdhër-arrestet e lëshuara nga Prokuroria e Përgjithshme për gjashtë drejtuesit e lartë të Gardës së Republikës, nuk do të zbatohen në mënyrë absolute, në bazë të Kodit të Procedurës Penale”. Do të mjaftonte vetëm kjo deklaratë që rihapja e dosjes nga prokuroria të kalojë menjëherë në duart e SPAK, pasi ish-kryeministri është subjekt i Prokurorisë së Posaçme.
Hetim paralel me prokurorinë
Fillimisht Sali Berisha sajoi grushtin e shtetit, ndërsa vrasjet ia faturoi Edi Ramës. Përplasja e tij me prokurorinë erdhi fillimisht se pse organi i akuzës nuk u investua për t’i faturuar vrasjet e kundërshtarit të tij politik. Jo rastësisht, pasditen e 21 Janarit tha se vrasjet i kishte bërë opozita, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të hetonte në këtë pistë. “Të dhënat paraprake flasin se secili prej tyre është qëlluar nga afër me armë pistoleta të lehta, të cilat nuk gjenden në armatimin e Policisë së Shtetit dhe as të Gardës së Republikës. Duke theksuar këtë, i kërkoj Prokurorisë të zbardhë sa më shpejt të vërtetën e këtyre jetëve të humbura”, tha Berisha.
Kur prokuroria kërkoi arrestimin e gardistëve dhe sekuestrimin e pamjeve filmike, Sali Berisha urdhëroi ngritjen e komisionit hetimor. Komisioni duhet të provonte sajesën e grushtit të shtetit, atë që nuk pranoi ta bënte prokuroria me në krye Ina Ramën. Por, jo vetëm kaq. Komisioni duhet edhe të dublonte prokurorinë. Vendimi për ngritjen e komisionit hetimor u miratua natën e 23 janarit 2011, gjatë një seance të jashtëzakonshme.
Berisha tenton të marrë në pyetje kryeprokuroren Ina Rama
Do të dukej e pabesueshme, por është realizuar nga pushteti i Sali Berishës. Në vend që prokurori të merrte në pyetje për vrasjet, Sali Berisha tentoi të merrte në pyetje kryeprokuroren Ina Rama. Komisioni hetimor thirri Ina Ramën për t’ju përgjigjur pyetjeve, në kuadër të hetimeve për të provuar grushtin e shtetit. Zonja Rama u paraqit në komisionin hetimor në datën 2 shkurt 2021. Ishte koha kur Bersha tashmë kishte pranuar vrasjet nga Garda, me alibinë e re se garda vret po kalove gardhin, por nuk kishte hequr dorë nga teza e puçit. “Ngjarjet që ju po hetoni, janë të njëjtat ngjarje që ne po hetojmë dhe unë nuk mund të vazhdoj më të qëndroj”, deklaroi zonja Ina Rama dhe u largua nga salla. Kreu i Komisionit, Eduard Halimi tha se “Komisioni do ta shikojë me kujdes të gjithë qëndrimin arrogant dhe në përputhje me të gjitha provat që po administron ky komision”.
Ina Rama nën presion, del në krah të ambasadorit amerikan
Ashtu si për Gërdecin, kur Berisha përdori Fatmir Mediun për ngritjen e biznesit të vdekjes, prokuroria nuk arriti deri tek urdhëruesit në përfundim të hetimeve për 21 Janarin. Presioni ishte aq i fortë saqë Ina Rama, në atë kohë kryeprokurore, doli me në krah ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, për të shpallur konkluzionet e hetimit. Bëhet fjalë për konferencën për shtyp të datës 23 janar 2012, pra një vit pas krimit në bulevard. Në këtë konferencë, kryeprokurorja tha se kreu i gardës Ndrea Prendi kishte vrarë Faik Myrtajn dhe më pas ka ndërruar tytën e pistoletës me shoferin Margarit Kume, se Armando Kasaj kishte fshirë pamjet filmike natën e 21 Janarit. Kasa u shpall i pafajshëm, ndërsa vrasjet e kryera nga Ndrea Prendi dhe gardisti Agim Llupo u shpallën nga gjykata si vrasje nga pakujdesia, pikërisht nga disa gjykatës që u shkarkuan më pas nga Vetingu si të korruptuar.
Berisha shkarkon Ina Ramën para afatit, emëron Adriatik Llallën
Mandati i Ina Ramës mbaronte në muajin mars 2013, por Sali Berisha e largoi që në muajin dhjetor 2012, përmes Bujar Nishanit, të cilin kishte arritur ta emëronte president që në qershor të vitit 2012. Kryeprokurorja e konsideroi këtë nxitim si hakmarrje e Berishës për shkak se kishte refuzuar kërkesat e tij të paligjshme në lidhje me orientimin e hetimeve për 21 Janarit. Në vend të Ina Ramës, Sali Berisha, Ilir Meta dhe Nishani emëruan Adriatik Llallën, i cili më parë kishte drejtuar institucionin e deklarimit dhe kontrollit të pasurive të pushtetarëve. Fati i Llallës dihet tashmë, i dënuar, me pasuri të sekuestruar dhe në listën e zezë të SHBA.
Berisha vijoi hakmarrjen ndaj Ina Ramës
Sali Berisha vijoi hakmarrjen ndaj Ina Ramës deri ditën e fundit që kishte nën kontroll drejtësinë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, të cilin Berisha e kontrollonte përmes Bujar Nishanit dhe një çete gjyqtarësh, sot të ndëshkuar nga Vetingu, refuzonte rikthimin e Ina Ramës në drejtësi, pas largimit nga posti i kryeprokurores. Në mënyrë flagrante dhe të paprecedentë, KLD-ja rezultonte të zbatonte vendimin e gjykatës për kthimin e Ina Ramës në Gjykatën e Apelit. Zonja Rama nuk u lejua të rikthehej në detyrën e mëparshme në kundërshtim flagrant me ligjin dhe duke mos njohur vendimin e gjykatës. Hakmarrja zgjati deri në vitin 2017, kur zonja Rama u zgjodh anëtare në Kolegjin e Posaçëm të Apelit, shkallë e dytë dhe të fundit të Vettingut. (Shqiptarja.com)
Refuzimi I zbatimit te urdher arrested te prokurorise eshte grusht shteti konstitucional.Kushtetuta eshte anuluar.Per kete krim te rende duhet qe personat pergjegjes duhet te qendrojne gjate ne burg.
Grumbulloni te gjitha dokumentet apo faktet që keni dhe dërgoini ne SPAK,
se nuk mund të merremi akoma pas 30 vjetësh me një malok shpellar.
TE GJITHA ME VEND PER KRRIMINELIN SALI BERISHA PO AQE ME VEND QE EDHE INA RAMA SI ISH PROKURORE E PERGJITHESHME NUK DUHET TE JETE PJESE E PUSHTETIT GJYQESOR SI ISH NOMEKLATURE E BANDES PD DHE PRONARIT TE SAJ SALI.INA RAMA PER Ç’FARË ‘MERITASH’ QENDRON NE KRYE TE ISTITUCIONEVE TE VETTINGUT PA JU BERE PER VEHTEN E SAJ VETTING-u!?
Ajo qe ne duam te dime eshte pse dhe si Rama qe qe prapa protestes se 21 Janarit u be pastaj aleat me Ilir Meten – kjo eshte nje pabesi me e madhe se ajo e Berishes, ne cdo vend Perendimor te ndodhte kjo gje shteti do gjuante me arme. Vecse akoma s’kuptojme si ia hodhi Meta dhe pse Rama u be mik me te jo shume kohe prapa??!!!!!!….
Kërkesa për të zbardhur deri në fund vrasit ,shtytësit ,dhe përfituesit e kësaj ngjarje makabre ku mbetën të pushkatuar (jo të vrarë) katër njerëz protestues është e drejtë ,këta ishin familjar që kishin dalë në protestën e socialistve për bukën e gojës duke kërkuar largimin e qeverisjes keqe makabre të Sali Berishës ,por Saliu u ktheu armët e gerdës dhe i goditi gjithë TURMËN me zjarrin e armëve me kositje ku metën të vrarë Katër veta në bulevard.Dhe Saliu fshehu provat e krimit,hodhi shtetin kundër prokurorisë duke ndaluar dhe arrestimet e pesë oficeve të gardës dhënë nga k/prokurorja ,kjo është kryengritja dhe pisllëku më i shëmtuar i zhvleftësimit organit akuzës Ina Ramës ,lavire bulevardi dhe Presidenti horri bulevardi ,kjo nxjerr me bythë zbuluar Sali Haxhi Qamilin (Berishën ) i cile nuk u muar asnjëher si i pandahur.
Kërkesa për të patur një drejtësi për këtë ngjarje me vulë të zezë që njollosi demokracinë ,është dëshira e milona shqiptarve ,brenda dhe jashtë shqipërisë ,por fatkeqësisht deri tani kërkesa për të patur drejtësi e ndëshkim që është shumë e nevojshme për të garantuar kriminelët se do të marrin heret a vonë atë që meritojnë .
Në qoftë se Sali Berisha kryeministër dhe L.Basha ministër i brendëshëm urdhëruesit e vrasjeve të 21 janarit nuk do të dënohen kjo do të jetë shembje e ligjit e rendit të demokracisë në shqipëri ,këta individë do të përfitojnë nga sistemi i sundimit ligjit korruptuar mafioz kapitalistë .Sundimi i ligjit në demokraci është emergjente ,ndëshkim ekzemplar.i tyre është dëshira e shqiptarve .Famijet e viktimave kërkojnë drejtësi .
Në qoftë se nuk dënohen vrasit do lejohet që autorët e kësaj ngjarje të rëndë të përfitojnë në kurriz të viktimeve do jenë të pa përmbajtur në krime të tjera .
Shkrim i kote. Si te justifilosh pse Hitlee apo Enveri duhet varur…
Prokurori qe ka fshehur provat e krimit ne boulevard e ka emrin.
JULIAN ZONJA.
Kur Taulant Balla zuri ne goje, gjate nje diskutimi ne kuvend, te bijen e Sali Berishes, ky i fundit nuk la gje pa e share edhe nga nderi i familjes. Keto gjeste rrugaçerie te nje personi te çekuilibruar moralisht, nuk kane qene te rralla. Sharjet e ndyra kunder Ina Rames, e kane treguar me se miri karakterin e ulet te ketij njeriu. Ne krah te tij u rendit edhe gazeta e ndyre “55” , e cila ne shkrimet e saj nuk linte epitet fyes dhe te ulet duke perdorur kunder Ina Rames. Sipas atyre qe kemi degjuar per kete zonje, ajo nuk e ka as ne karakterin e saj personal dhe as ate familjar qe te leshoje te tilla ndyresira nga goja e saj. Sipas kanunit, per perdorim te epiteteve fyese qe Berisha ka perdorur ndaj kryeprokurores se asaj kohe (nje grua), i ka nje gjak borxh familjes se saj. Per te mos folur ketu per te felliqurit e Gazeta 55 te cilet duhet te pergjigjen pergjigjen per çdo fyerje te ndyre ndaj kesaj gruaje trime e me integritet. Dhe keta i kane borxh secili nga nje “gjak” familjes se Ina Rames. Ne kanun gruaja eshte e paprekshme. U takon organeve kompetente qe te marrin keto “gjaqe” dhe te vene pikat mbi i .